Përmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përmeti
Përmeti parë nga fshati Leusë
Përmeti parë nga fshati Leusë
Popullsia
12 700
Faqja zyrtareBashkia e Përmetit

Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid"[1]. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000 banore.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.[1]

Ne vitin 1913-1914 u kryen shume masakra nga andartet dhe ushtria greke.Per keto fakte ka shkruar Prifti Papa Kosta Tomori ne librin e tij “Barbaritë greke në Shqipëri” Papa, duke qenë dëshmitar i asaj kohe, tregon me detaje masakrat që andartët grekë kanë kryer në Këlcyrë, Kosinë, Hormovë etj. Si janë vrarë dhjetëra burra, gra e fëmijë, janë plaçkitur dhe janë djegur shtëpitë. Kjo e justifikon edhe ngarkesën emocionale, që dallohet qartazi në libër. Papa është një dëshmitar dhe nuk pretendon të ruajë ftohtësinë e një historiani apo studiuesi, ndaj edhe nuk i kursen epitetet që u vë vrasësve grekë, si “egërsira”, “katilë”, “gjakpirës” etj. Megjithatë rëndësia e këtij libri qëndron te dëshmia historike, e cila është vetëm pak vite larg nga zhvillimi i ngjarjeve, duke mos e lënë kohën që të “transformojë” e t’i japë të tjera ngjyrime ndodhive.

Masakrat e para të grekëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një gjysmë ore larg Kosinës, ku qe kufiri autonom, janë dy fshatra: Pacomiti dhe Kuqari. Ndënjësit qenë myslymanë. Në këto dy fshatra, duke qenë afër këtij kufiri, andartët vinin gjithnjë dhe i porosisnin fshatarët që, po të kuptonin ndonjë lëvizje prej shqiptarëve, t’i lajmëronin, se ndryshe janë të humbur! Egërsirat donin shkak që t’i prishini këto fshatra. Nuk shkoi shumë kohë, po një javë, që treguan barbaritë e tyre.

Më 25 të shkurtit, ditë e hënë në mëngjes, andartët hodhën ca batare, se gjoja panë ca shqiptarë që hynë në Pacomit. Pas batareve u sulën të gjithë në këto dy fshatra dhe mblodhën të gjithë burrat sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyllën në një katua; u kthyen prapë katilët në këto fshatra, fëmijët që kishin mbetur në fshat u therën; pastaj u sulën nëpër shtëpi për të plaçkitur. Muar bagëtinë, 1500 krerë dhen e dhi dhe 100 krerë lopë, pastaj u vunë zjarrë shtëpive, i përvëluan, i bënë hi. Si mbaruan këto, katilët u kthyen në Kosinë. Nxorën burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë më një përrua të fshatit, ku i lemerisën me thika, disave u prenë hundë, veshë, këmbë, duar; të mjerët dhanë shpirtin me lemerira që edhe Neroni të qe nuk do t’i mundonte kësisoj. Numri i tyre qe 75 veta. Si dhanë shpirt, i lanë në atë përrua të zbuluar. Kur bënë këto therrje dhe djegie, andartët, ushtri e rregullt e Greqisë, gjendej në Këlcyrë dhe në Përmet.

Qeveria greke, kur pa se kryengritësit zunë nga barbaritë, para se të ikte ushtri e rregullt dhe po ta linte akoma do të dukej faqezezë, sepse ajo vetë që i bënte këto, s’mënoi, por urdhëroi ushtrinë të ikte nga viset që iu dhanë Shqipërisë. Ushtria, sapo mori urdhrin u ngritën, ikën nga Këlcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena dhe nga Saranda. Kështu, pra, i la këto vise në duar të egërsirave, të katilëve të cilët na i dërgoi po vetë.

Me të ikur ushtria e rregullt nga Këlcyra, kryengritësit që ndodheshin në Brezhan nuk mënuan po u hodhën nga urë e Meço Hysos dhe i vanë Këlcyrës. Si ujqit u sulën nëpër shtëpira dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri; masakruan gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj iu vunë zjarr shtëpive’ tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën, iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar dhe Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveç se zjarr dhe hekur! … Kështu mbaroi nisja e tragjedisë. Kryengritësit u mblodhën prapë në kufijtë e parë, ditën tjetër kapedanët e këtyre çetave erdhën në Përmet, ku u pritën me një nder të madh për trimëritë që bënë!

Veqil Dhespoti iu shtrëngoi dorën e u tha: “Ju përhironj se me të vërtetë jeni trima dhe me trimërinë tuaj nderoni (ton Elinismon)! Sa për mundës, pa fjalë do të jemi, këtë e dimë se Perëndia (tonelinon) bekon armët e grekëve dhe kështu do të jeni kurdoherë mundës”.

Kapedanët, kur panë që më shumë krime të bënin, aq më shumë do të nderoheshin, atë mbrëmje u lëshuan nëpër myslimanët e qytetit, për të rrjepur. Ulërima dhe blegërima dëgjoheshin nga mëhalla e myslimanëve. Kërkonin mëshirë, po nga kush? I vanë baba Xhemalit në Teqe. Si e rrahën mirë i morën dhe 50 lira. Pastaj i vanë Islam Efendiut dhe i morën dhe 50 lira. Këto bëheshin me dijeninë e Mitropolisë. Veqil Mitropoli, si një katil dhe gjakpirës, e kish ujdisur me katilin oficer grek, Kocifaqin dhe i ndanin ato që rrëmbenin andartët prej myslimanëve.

Myslimanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po te kush të qaheshin; kur ai qe vetë dora nga të parët e katilëve. Po prapë i ngushëllonte Mitropolia dhe u thoshte që të mos dëshpëroheshin se “do ta vëmë tërë fuqinë tonë që të mos të ngjasë gjësendi këtu e tutje”. Po në vend që t’i pushonte të ligat natën, pastaj zunë e bëheshin edhe ditën. Më të nesërmen, një katil i quajtur Petro nga Narta me tre shokë të tjerë vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i ndershëm. Si e rropën mirë ditën në drekë i dhanë 10 thika dhe e lanë në vend, mu te pragu i portës, dhe shkuan. Kur mësoi policia këtë, doli që t’i ndiqte gjoja po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë, i bënë myslimanët që s’guxonin të dilnin nga dera…

Masakra kundër hormovitëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hormovitët i çuan në kodër. Si qëndruan trupat e Gjirokastrës në Salari, koloneli Zira u kthye në kodër, ku kish lënë hormovitët dhe vendosi t’u japë fund jetës së tyre. I ndau hormovitët me tri grupe nga 60 shpirt të lidhur krah më krah dhe i vuri në tri vende. Pastaj zgjodhi nga trupa e tij 36 veta nga më të zotët në bajonetë dhe i urdhëroi t’u vinin bajonetat dyfekëve. Si i vunë bajonetat, u tha që të ndaheshin më tri grupe nga 12 shpirt dhe të vinin në vendin ku qenë hormovitët dhe t’i shponin me bajoneta… Andartët bënë pas urdhrit që u dha komandanti. Vanë ku qenë hormovitët dhe zunë me radhë t’i shponin me bajoneta.

Të mjerët hormovitë; të lidhur këmbë e duar po shpoheshin pa mëshirë prej katilëve. Kjo skenë tragjike u bë mu në kishë të fshatit. Si i mbaruan të gjithë së shpuari, i hodhën në një përrua të fshatit. Ky qe fundi tragjik i hormovitëve.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia, blekotoria, bletaria, frutikultura, turizmi dhe transporti.

Ne bujqesi, rendesi zene bimet e arave, midis te cilave dallohet gruri, i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat. Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur sidomos ne tokat e ujitshme. Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si: jonxha, misri foragjer, hasellet.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryesisht vatër e partisë socialiste por nuk përjashtohet dhe partia demokrate qe ka nen vete bashkine. Prej zgjedhjeve te 8 majit 2011 bashkia e Permetit drejtohej nga Gilberto Jace perfaqesues i Partise Socialiste. Aktualisht, qe prej zgjedhjeve te 21 qershorit 2015, kryetar bashkie eshte Niko Shupuli i cili i perket partise Demokratike.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Faqja histori dhe kulturë në www.visitpermet.com". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2012. Marrë më 29 janar 2012. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)