Puka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Puka
Stema zyrtare e Puka
Popullsia
4.800
{{{postal_code_type}}}
0212
Faqja zyrtareBASHKIA PUKE
Puka

Puka është një qytet në Shqipëri. Bashkia e Pukës është qendra administrative e rrethit të Pukës.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Puka ka si krahinë gjeo-etnologjike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit etj.

Liqenet e Pukës

Pasuri ujore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidrografia nuk është permend vetem reshjet sasia po ka dy bazena thiuhet cfare madhsie kan ku jane sa kapacite Meter kube kane Per lumejt nuk thuahet asgje sa i gjat ka qen drin 17 km me duke me puken bile me teper ....dhe sa esht gjatsia sote e liqenit Fierzes. Bujqesia blegtoria ,pasurit minarale nuk flitet????? Brendësia sipërfaqësore e Pukës përshkohet nga ujëderdhje të shumta, që burojnë prej vargmalesh, të ndërprerë mes tyre me lugina të thella e qafa të ngushta, me fshatra të vegjël e të shpërndarë, duke formuar, kështu, brenda krahinës tre grupe të mëdha ndarjesh gjeografike: Pukë; Iballë, Mahi (Spas), brenda të cilave dallohen ndarje më të vogla, si: Ana e Drinit, Ana e Udhës, Bregu i Gominës, Ana e Malit (Puka); Brigjet, Fusha e Iballës dhe Rruga e Madhe (Iballja); Bregu i Srriqes, Brigjet e Dukagjinit (Malizi, Spasi). Popullsia është e besimit katolik (afro 80%) dhe mysliman (rreth 20%), por gjithmonë në fqinjësi të mirë, vëllazërore. Klima është me dimra të ftohtë dhe reshje të shumta (me 2020 mm). Temperatura mesatare e të ftohtit është - 3 gradë C.. Më e ulta arrin deri në - 24 gradë C. Mesatarja e të nxehtit në verë arrin në + 20 gradë C. Më e larta arrin deri në + 39 gradë C. Bora zgjat deri në prill. Më 29-30 Mars 1995 në qytetin e Pukës ra deri në 85 cm borë. Prandaj, thuhet se në Pukë ka 6 muaj dimër. Megjithatë, qyteti i Pukës, qendra administrative e Rrethit, për verë ka klimë bjeshke gjë që e favorizon rrafshnalta ku ngrihet (835 m mbi nivelin e detit), pishat që e rrethojnë, dy ujëmbledhësit në afërsi, ajri shumë i pastër.

Me gjithë terrenin shumë të thyer dhe dimrat e ashpër, pozicioni i favorshëm gjeografik e ka shndërruar këtë krahinë në të gjitha kohrat në një ndërlidhëse të ultësirës bregdetare të Adriatikut dhe të qyteteve Lisus e Skodra (Lezhë e Shkodër) me Dardaninë (Kosovën), Maqedoninë Veriore dhe deri në Brigjet lindore të Danubit. Prandaj, qysh në lashtësi nëpër krahinën e Pukës do të kalonin një rrjet i tërë shkurtojash që i përkisnin Udhës kryesore Verilindore tregtare e ushtarake, nëpër të cilën do të linin gjurmë të gjitha ngjarjet kryesore historike të kohëve.

Prania e kësaj udhe me rëndësi ndërkrahinore e ballkanike u bë burim edhe për vet emrin e Pukës; si vendbanim, si rrethinë dhe si krahinë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Lashtësi Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj.

Në shek. VI - VIII bëhet e njohur “Kultura e Komanit” në Delmace, një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik., si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas).

Në shek.XI-XIlI krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore ”Pulatum”.

Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore.

Rritja e forcimi i prineipatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita, Luma, Hasi, Rrafshi i Dukagjinit, Zadrima etj, dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm" ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësi¬sht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”.

Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër. Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: “Në Malësi." ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës”, Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve histo¬rike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahi¬na të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës.

Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emërit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mëny¬ra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan në një bigëzim historik të panda¬shëm.

Publikimi nëpërmjet të këtij libri i kësaj tradite të pasur juridike popullore shqiptare, kryesisht me shtrirje e zbatim krahinor, bëhet me qëllim të ndriçimit të asaj kulture të pasur që shërbeu si themel dhe mjeti kryesor i zbatimit të autonomisë vetqeverisëse krahinore të Pukës për shekuj me radhë deri me Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Shtetit ligjor Shqiptar pas 1920-tës.

Ky Variant Kanunor pasqyron më së miri rolin e vet në forcimin e unitetit të popu¬llit dhe të drejtimit e të organizimit të tij në të gjitha fushat e jetës. Në veçanti këtu pasqyrohet forca e Kanunit për të ndaluar gjakderdhjen me gjakmarrjen nëpërmjet zbatimit të parimit themelor: “Gjak për gjak e krye për krye e la Leka! Zotni a kren, plak a i rt; në të shtrume për deke' a në bark të sams, lavertar a bari “nja per nja” do të peshohet e të çmohet»; me të ndodhur vrasja Kanuni i vente fre me: “Ndoren! Ndermjecen! Amanetin! Besën! Pajtimin! “Faljen e Gjakut”.

Kanuni shkonte deri aty në këtë frenim sa nuk e njihte Vetmbrojtjen. "Gjaku sjet për fa/- thot Kanuja. "Faji lahet me gjobe; gjaku lahet me gjak!”, çdo faj sado i rand qoft, jet faj.” Qite pushkë, rae në gjak!)

Prandaj, nuk është Kanuni ai që ushqente gjakderdhjen me gjakmarrjen.

Gjakderdhja e gjakmarrja shkaktoheshin nga moszbatimi i Kanunit; në Shtetin ligjor, nga moszbatimi i Ligjit për të ndëshkuar ligjërisht krimin dhe kriminelin.

Gjakun dhe dhunën duhej t'i falte i zoti, i dëmtuari. S'i falte i zoti, ato mbeteshin “hapun”. Prandaj shoqërisë shqiptare nuk duhej t'i mungonin shoqatat e komisionet e Pajtimit.

Varianti Kanunor i Pukës përbëhet në këtë botim prej dy pjesësh: Pjesa e Kanunit dhe pjesa e praktikave kanunore.

Pjesa e parë ka tri ndarje: ndarja e parë, Rendi Shoqëror; ndarja e dytë, Rendi Ekonomik; ndarja e tretë, E Drejta Ndëshkimore. Gjithsejt të tria ndarjet kapen në 556 nene.

Pjesa e dytë është Praktika Kanunore e zgjedhur, që ka qenë zbatuar në shekuj deri në fillim të këtij shekulli, e cila për vlerat që pati ka mbetur në kujtesën e popullit deri në vitet '60-'80.

Pallati i Kulturës në Pukë

Botimi hapet me Parathënien dhe Hyrjen, të cilat për t'i bërë sa më të kuptueshme janë shoqëruar edhe me tri harta gjeografike.

Për ilustrim të praktikave kanuno re janë sjellë edhe 8 faqe me fotografi. Libri mbyllet me Fjalorin, Treguesin analitik alfabetik. Me këtë rast përfitoj të falenderoj të gjithë ata që më dhanë ndihmesën e tyre gjatë përpjekjeve të mia për mbledhjen e materialit në terren, për sistemimin, kodifikimin dhe përgatitjen për botim deri te reçensa: prof. Aleks Buda, prof. Alfred Uçi, prof.Androkli Kostallart; prof. dr. Mark Tirta, doc. Koço Nova e Feti Gjilani, prof. Rrok Zojzi, prof. dr. Aleks Luarasz; dr. Abaz Dojaka, dr. Yllka Selimi; prof. dr.Jup Kastratz; juristët Halil Kopani e Izet Hoxha, prof. Injac Zamputi e Kolë Luka, historiani e etnolo¬gu Pal Doçi etj. Në veçanti falenderoj edhe Z. Schmed (Shmed), i ngarkuari me punë i Zvicrës a.i. në Tiranë, i cili u tregua shumë përkrahës për mundësimin e këtij botimi.

Faqe interneti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]