Kruma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kruma
Kruma is located in Shqipëria
Kruma
Kruma
Kruma (Shqipëria)
42°12′00″N 20°25′00″E / 42.2°N 20.416667°E / 42.2; 20.416667Koordinatat: 42°12′00″N 20°25′00″E / 42.2°N 20.416667°E / 42.2; 20.416667
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Kukësit
Rrethi Rrethi i Hasit
Targat e automjeteve HS
Popullsia 8.270 banorë
Aeroporti Nënë Tereza km nga Kruma
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Adem Lala
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Kruma është vendbanim me rreth 10 mijë banorë, ndodhet në veri-lindje të Shqipërisë dhe 10 km afër kufisë me Kosovën. Por Kruma është edhe kryeqendra e rrethit së Hasit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Krumë është kryeqendër e rrethit Has ne Shqipërinë e veriut. Gjate pushtimit Austo-Hungares ne vitin 1914-1918 Kruma ka qene qendër e madhe ku ka pasur ne juridiksionin e saj nga Zhuri e deri ne kufi me Gjakovën aty kane qene te instaluara te gjitha institucionet vendore derin tek gjykatat. Nga viti 1921 deri ne shkurte te vitit 1925 ka qene qendra e Perfektures Kosovës ku ka pasur ne juridiksionin e saj malsine e Gakove (Tropoje) dhe Lumen (Kukesin) është ri shpallur qytet ne vitin 1972 shtrihen ne një lartësi prej 370-450 m mbi nivelin e derit. Ka një popullsi prej 8270 banore (gjithë Hasi ka një popullsi prej 22.000 banore), ne qender ka një shkolle te mesme te pergjithshme prej 750 nxënës dhe një konvikte prej rreth 125 nxënës dhe një shkolle 9 vjeçare prej 1400 nxënës. Shkolla e pare shqipe ne këtë zone është hapur ne vitin 1921 me ndihmen e Bajram Currit. Ky është një qytet i këndshëm e i vogël që ndodhet në rrëzë Pashtrikut, ne veri-perëndim të malit e Bjeshka Krumës (Malin e Kruma), nga e cila vjen një burim të madh të ujit nëntokësor quajtur Vrella me ujë të pastër dhe të ftohtë, duke shërbyer popullatës vendore për nevojave për ujë të freskët. Nga ky burim në fund të malit, fillon lumi Kruma me ujërat të qarta dhe të freskëta, i cili shkon në drejtim të perëndimit, dhe, mbledhjen me degëve të tjera dhe duke u bërë më të madh, kthesa pak në të majtë si një hark dhe të bashkohet me Drinin, tani Liqeni Atificial i Fierzes. Në anën veri-lindje të qytetit ka malin e Gajrepit me lartësi 1400 mbi nivelin e detit ndërsa ne perëndim shtrihet rrafshnalta e hasit me toka pjellore ku ka një prodhimtari te bollshem ne pemtore, vreshta dhe futikulture ndërsa toka me pjellore është Plani i Krumës, Plalja e Hasit është e rrethuar nga kodra te buta dhe te ulëta te cilat vazhdojnë deri ne brigjet e liqenit te Firzes.

Hasi ka industrinë nxjerrse me te zhvilluar dhe është i pasur me minerale te Kromit, bakrit dhe te Hekurnikelit (ky i fundit akoma nuk shfrytzohet), dhe konkretishte vendubimet me te mëdha janë Vlahne, Perollaj, Golaj, Nikoliqi, Kruma, Cahani (Gajrepi) ne këtë industri janë te punësuar një kategori e madhe e punëtoreve te specializuar ne kete drejtim.

Pyjet e Hasit janë te dëmtuar shume pasi prje disa dekadash ne regjimin komuniste janë bere me dhjetar hektare shpylzime dhe janë kthyer ne toke buke pylli me i madhe është ai i Gadhanit e zonen e Cahanit zone e cila është shpallur dhe "zone e mbrojtur" kjo zone ka shuem resurse turistike qe shtrihet qe nga bjeshka e Krumës e deri ne maje te Pashtrikut.

Hasi si rreth përbehet nga 3 komuna dhe një bashki :

  1. Komuna Gjinaj
  2. Komuna Fajzë
  3. Komuna Golaj
  4. Bashkia Krumë

Ne qender te Hasit (Krume) janë te instaluar disa institucione qendrore qe janë ne vartësi te N/Perfektures Has

Hasi ka disa veçori karakteristike te cilat jane tipike ne Has dhe e dallojen Hasianin dukeshem nga Malsia e Gajkoves (Tropoja) dhe Luma, Malzi, Gora Tej Drini (Kukesi) dhe nga Puka, Gjakova, Prizereni rrerthe me te cilat dhe kufizohet me te dukeshme janë veshjet karakteristike te Hasit si ajo e e garve dhe veçanarishte Vesha e Vlahens e cila është karakteristike për hasin e Gurit, po kështu dhe veshja e burrave ka veçoritë e saj ku dallohen nga krahinat me te cilat kufizohemi, një veçori është dialekti karakteristik qe ngjason shume atë letraren kjo po te karahasohet me karahinen e Lumes por megjithatë e folmja e hasit anohet me shume me te folmen e Tropojes por dhe me keta ne kemi veqorte tona. Hasi me gjithese i ndare ne tre rrethe ne Hasi i Gjakoves, Hasi i Prizerent, Hasi i Kukesit megjithatë asnje here nuk është "asimiluar" ne doke e zakone por ka ruajtur veçorinë e tije. Një problem i madh për hasin është se kjo zone nuk është e studiuar aq sa duhet për te mos thëne fare pasi kjo zone është e banuar qe ne kohet e ilirve dhe për këtë janë gjetur shume tuma ilire qe vertetoje këtë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia ne qytetin e Krumës dhe ne rrethin e Hasit varet nga burimet nentoksore si mineralet te kromit qe gjenden ne cahan, vlahen, nikoliq dhe ne helshan për këto burime ka pasur edhe të huaj që janë interesuar qe te nxjerrin mineral nga zona e Hasit ekonomia e Krumës dhe e Hasit në përgjithësi varet dhe nga kultivimi bimësisë ne këtë zone kultivohet patatja, gruri, misri, fasulja etj. Industria nuk është shumë e zhvilluar në krahinë.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Bashkia Krumë

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]