Jump to content

Njësia administrative Topojan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Topojan)
Njësia administrative Topojan

Komuna Topojan është një komunëShqipëri.[1]

Topojan

Komuna e Topojanit është një nga komunat më veri-lindore të Republikës së Shqipërisë në koordinatat gjeografike 41º 59´ 30” në veri dhe 20º 31´18” në Jug. Topojani ka një reliev të thyer kodrinor-malor, me male të larta të veshura, pllaja, bjeshkë dhe livadhe. Në lindje kufizohet me komunën Shishtavec, me fshatrat Kollovoz, Shtreze, Novosej, në jug kufizohet me komunën Grykë Caje dhe fshatin Buzmadhe, në perëndim ngrihet madhështor Mali i Gjalicës deri në Tërshenë, ndërsa në pjesën veriore kufizohet me komunën Zapod me fshatrat Oreshk, Orcikel. Komuna Topojan i përket një zone të pasur ujore me shumë burime, të cilat në një reliev kryesisht të thyer formojnë dhe Lumin e Topojanit, siç njihet nga vendasit (Reka e Topojanit). Ky lum ndan përgjysmë grykën shkëmbore të Vanave. Lumi krijohet nga bashkimi i dy degeve kryesore, reka e Shtrezes me burim nga bjeshket e Kallabakut dhe degës kryesore me burim nga Bjeshkët e Okzherit e deri ne Krue te Kuq. Gjarpëruese e lumit është dhe rruga nacionale Kukës-Topojan-Shishtavec përgjatë Vanave, e cila për nga veçantia e shkëmbinjve të thepisur dhe karakteristik, bën që udhëtimi të zgjojë adrenalinën e frikës dhe madhështisë së krijuesit të gjithësisë.

Sipas gojëdhënave emri Topojan vjen nga bashkimi i fjalëve Top dhe Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të bashkuar (Top-jan, Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i përcjell në shekuj. Uniteti, vëllazëria, shoqëria e pastër dhe nderi janë virtytet që i bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe Brekija ishin një vëllazëri dhe ndryshe njiheshin si mahalla e epërme dhe mahalla e poshtme, sot janë dy fshatrat më të mëdha të komunës së Topojanit.

Komuna e Topojanit është e përbërë nga pesë fshatra me një popullsi prej 3.567 banorë, kjo sipas statistikave dhe regjistrit të vitit 2001, sot numërohet një numër më i vogël banorësh si efekt i migrimit në zona të mëdha të urbanizuara te Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Kavajë etj. Më shumë se gjysma e popullsisë (63 % e popullatës së përgjithshme) është e vendosur në dy fshatrat BREKIJE (33 % e popullsisë totale) dhe Topojan (30% e popullatës së përgjithshme).

16 % e popullsisë së komunës Topojan i zë mosha nga (31 deri në 45 vjeç) është pjesa më aktive e popullsisë, ndërsa 25 % e popullsisë e zë mosha nga (16 deri 30 vjet) që përkufizohet si fuqi punëtore. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se 42% e popullsisë përfaqëson popullsinë më të re (0-15 vjeç), të cilat mund të konsiderohen si potencial dhe pasuri në të ardhmen e Topojanasve.

Fiset më ë hershme autoktone të topojanit janë fisi i Imçit dhe Karanxha në Topojan, Vela e Dafku në fshatin Brekijë dhe Toshi në Nimçë.

Fiset e mëvonshme por që zënë pjesën më të madhe të popullsisë vendase janë :

  • Fisi Allaraj Topojan-Turaj-Xhaferaj.
  • Fisi Ahmetaj Topojan.
  • Fisi Myftari Topojan-Teje-Turaj.
  • Fisi Zyberaj Brekijë.
  • Fisi Aliaj Brekijë.
  • Fisi Islamaj Brekijë(fisi më i madhë i zonës së Topojanit).
  • Fisi Hoxha, Vela, Manaj në Brekijë.
  • Fisi Tahiraj Pashtrec-Toroçicë.
  • Fisi Karaxha Teje.
  • Fisi Emberllai Imçallar.
  • Fisi Kordhaku dhe Memaj në Xhaferaj-Imçallar.
  • Fisi Sahitaj Xhaferaj.
  • Fisi Koboçi, Toshi, Hoda Nimçë.
  • Fisi Ismaili, Murati në Topojan etj.

Sipas gojëdhënave emri Topojan vjen nga bashkimi i fjalëve Top dhe Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të bashkuar (Top-jan, Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i përcjell në shekuj. Uniteti, vëllazëria, shoqëria e pastër dhe nderi janë virtytet që i bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe Brekija ishin një vëllazëri dhe ndryshe njiheshin si mahalla e epërme dhe mahalla e poshtme, sot janë dy fshatrat më të mëdha të komunës së Topojanit.

  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)