Jump to content

Njësia administrative Golaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Golaj)
Njësia administrative Golaj

Njësia administrative Golaj është një njësi administrativeRrethin e HasitShqipëri.[1]


Historiku i Komunës Golaj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Komuna Golaj

Komuna Golaj përbëhet nga 12 fshatra: Golaj, Nikoliq, Perollaj, Vlahën, Letaj, Zgjeç, Qarr, Helshan, Kosturr, Bardhaj, Peraj, Dobrunë. Ka një popullsi prej 8253 banorë. Pjesa më e madhe e popullsisë është e përqendruar në tre fshatra: Golaj, Nikoliq dhe Vlahën.

Pozicioni gjeografik dhe karakteristikat natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna Golaj shtrihet në rrethin e Hasit, ka një popullsi me 8253 banorë, me 2200 familje dhe një shtrirje gjeografike të tillë që: në veri kufizohet me komunën Bytyq, në lindje me shtetin e Kosovës, në jug me bashkinë e Krumës, në perëndim me MalZI, Kukës.

Komuna Golaj ka një sipërfaqe prej 162 km2, të ndarë si më poshtë: Territori i komunës Golaj: Sipërfaqja pyjore gjithësej 10081.1 ha [2] Nga kjo:

Trungishte 798.2 ha
Cungishte 8662.9 ha
Shkurre 620.0 ha
sipërfaqe bujqësore dhe urbane 2699.6 ha
sipërfaqe ujore 40.7 ha
sipërfaqe shkëmbore 126.8 ha
sipërfaqe kullota 3210.1 ha
sipërfaqe jopyjore 2866.8 ha

Totali i sipërfaqes së Komunës Golaj = 16158.0 ha

Ekonomia në Komunën Golaj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bujqësia dhe blegtoria janë fushat kryesore të zhvillimit të ekonomisë, po ashtu edhe industria e nxjerrjes së mineraleve është në zhvillim. Fabrika në fshatin Golaj ka mbyllur funksionimin e saj në vitin 1998. Si funksion kryesor i saj ka qenë pasurimi i bakrit. Gjatë përpunimit të të tij nxirrej konsentrat bakri.

Fabrika në fshatin Golaj

Në këtë komunë ka objekte minerale, por më kryesori është ai i Vlahnës me rreth 3.000.000 ton rezerva Krom me përmbajtje 30-32 % CR2O3 dhe në trupa të veçantë me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Maç etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me mineral kromi.[3]

Përveç mineralit të kromit janë të njohur dhe mjaft objekte të bakrit damaror Kuarc-Sulfur në masivin Gabror të kaptinës si në zonën e Nikoliqit me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton. Miniera e Golajt është e mbyllur dhe nuk shfrytëzohet. Gjithashtu edhe në shkëmbinjtë efuzive Helshan janë takuar një sërë objektesh, trupash minerale bakri si në Spas, Helshan dhe Kosturr. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët. Deri në mesin e viteve '90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Golaj në 6 kilometra larg qytetit të Krumës si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithësej. Jo vetëm banorët, por edhe specialistët, thonë se nëntoka ende nuk është e prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane "Jab Resources", që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milionë dollarë. Në varësi të rezervave të këtij sektori kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve. Për mineralin e bakrit dallohen zona Nikoliq dhe Golaj.

Shqipëria është vendburim i madh i kromit ndër këto vendburime janë Vlahna dhe Perollaj, në rrethin e Hasit. Vendburimi i bakrit në Golaj edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit me disa milion ton me cilësi mbi 28%. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht.

Sundimi shekullor turk nuk lejoi që të hapen shkolla shqipe. Pati raste të veçanta të arsimimit në Shqipëri, por shumë shpejt ose u mbyllën ose mësuesit e tyre u torturuan u internuan apo u vranë.

Shkolla Mesme Bashkuar Arif Zeqiri Golaj

Si në çdo vend të Shqipërise dhe në zonat e thella malore të saj u bënë përpjekje nga arsimdashës të ndryshëm për hapjen e shkollave shqipe. Këto përpjëkje për zonën Golaj u realizuan në vitin 1992 me hapjen e shkollës në këtë fshat me mësuesin e parë Latif Jaku, i cili ishte edhe drejtor i parë i shkollës. Godina e shkollës ka qenë në krye të fshatit Golaj ku ndër nxënësit e parë kanë qenë Abdyl Alia, Ramadan Peca, Zenel Koka, Myftar Ngjeci, Qazim Kryeziu, etj si dhe mësuseit e parë kanë qenë Qazim Haraciu dhe Bajram Nura. Kjo Komune ka 1 shkollë të Mesme ne fshatin Golaj me 181 nxënës dhe 8 shkolla 9-vjecare përkatësisht në fshatrat Golaj, Nikoliq, Vlahen, Letaj, Zgjec, Perollaj, Helshan, Kosturr me 1296 nxënës dhe shkollë të ciklit të ulët në fshatin Dobrunë.

Emërtimi Kopështe Shkolla 9-vjeçare Shkolla e Mesme
Nr. Fëmijë Edukator Nr. Nxënës Mësues Nr. Nxënës Mësues
Komuna Golaj 9 194 9 8 1296 89 1 181 6

Infrastruktura rrugore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna Golaj ka njё rrjet rrugor problematik (mungesё totale tё trotuareve). Megjithё pёrpjekjet e bёra pёr mirёmbajtjen ose rikonstruksionin e disa prej tyre, gjendja paraqitet jo e mirё.

Fshati Gjatësia e rrugëve m2 sipas gjendjes së tyre
Gjithësej m-katror Gjendje e keqe m2 gjendje mesatare m2 gjendje të mirën m2
Golaj 10 7 2 1
Nikoliq 12 10 1.5 0.5
Helshan 5 3 1 1
Qarr 4 4 0 0
Peraj 3 2 1 0
Zgjeç 4 3 1 0
Perollaj 5 3 1 1
Letaj 5 4 1 0
Vlahën 15 8 7 0
Bardhaj 3 2 1 0
Dobrunë 8 7 1 0
Kosturr 8 6 2 0
Totali 82 59 19.5 3.5

Nr.mjekeve në Komunën Golaj gjithësej 17[2]

Fshati Nr. i mjekëve
Golaj 2
Nikoliq 2
Vlahën 2
Helshan 2
Kosturr 2
Letaj 1
Qarr 1
Dobrunë 1
Peraj 1
Zgjeç 1
Perollaj 1
Bardhaj 1

Komuna Golaj ka një popullsi me 8195 banore me 2200 familje. Aktualisht janë 3.7 banorë/familje.

Fshati Nr. i familjeve
Golaj 411
Nikoliq 329
Vlahën 338
Letaj 183
Perollaj 125
Qarr 156
Dobrunë 147
Helshan 163
Kosturr 93
Peraj 87
Zgjeç 93
Bardhaj 42

Furnizimi me ujë të pijshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke parë zhvillimin e viteve të fundit, vihet re se edhe nevojat për ujë të pijshëm janë në rritje. Furnizimimi me ujë të pijshëm në fshatra ekziston me cezma publike dhe mbulon 30% të banorëve. Në fshatin Nikoliq ujësjellësi funksionon dhe mbulon 50% të popullatës. Në fshatrat e tjera nuk funksionojnë rrjetet e ujësjellesit si ne Golaj, Bardhaj, Dobrune, ku janë bërë investime por që janë jashtë funksionit. Në vitin 2010 nga një firmë Italiane janë bërë disa studime për energji me ere dhe sondazhi është kryer në Qafen e Prushit me vendosjen e antenës matëse.

Burimet dhe përdorimi i energjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshatrat ne përbërje të Komunës Golaj, furnizimin me energji e marrin tërësisht nga rrjeti kombëtar. Burime alternative janë drutë e zjarrit. Energjia elektrike përdoret përgjithësisht për ndriçim, gatim e ngrohje, por si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe drurëve të zjarrit, vitet e fundit vihet re një përdorim më i gjerë i gazit si për gatim edhe për ngrohje.

Zanafilla e Kastrioteve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbas 500 vjetësh prej vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastiotit Skenderbe, edhe sot e kësaj dite nuk është kthjelluar mirë vendi i zanafillës së tij. Këtu janë të dhëna nga fusha e onomastikës, të panjohura deri sot, që mund të ndihmojnë për të zbardhur këtë çështje me interes.[4]

Kastrat e Golajt quhen arstorë sepse sipas gojëdhënës, e mbajnë veten për të ardhur prej Arstit të Pukës. Në Has, në anën jugperëndimore buzë Drinit, gjendet katundi Kosturr ku ndodhet një kështjellë e rrënuar që njihet prej banorëve si Kalaja e Kostandinit dhe dy kisha njëra prej të cilave quhet e Kastriotëve. Deri para pak vjetësh, po në Kosturr, ishte edhe një vidh qindravjeçar i njohur si Vidhi i Kastriotit. Madje aq i njohur është për kosturrasit ky Kostandin, sa etimologjia popullore, duke e përfillur atë si themelues të katundit, arrin të pohojë se emri Kosturr ka ardhur nga bashkimi i emrit Kostandin dhe i një toponimi Turrё që paska pasur një kodrinë në mes të katundit dhe do të thotë Turra e Kostandinit. Duke u nisur nga këto të dhëna, me një bashkëpunim të arsyeshëm të historianit dhe të etnografit mund të vërtetohet se origjina e Kastriotёve duhet kërkuar në Golaj dhe Has ose në Shullan të Shqiperisë, i banuar gjithnjë prej shqipëtarësh, siç na e dëshmon edhe Pjetër Mazrreku(1633)

Guri i Posoves si emёr i njohur qysh i fisit tonё tё parё mbi 200 vjet.

Guri i Posoves

Tё parёt tanё fillimisht kanё zёnё vendbanim nё kёtё vend, ku i pari mё i vjetёr ёshtё quajtur Posovё, ku edhe sot rreth 1 ha vend ёshtё muri i gurit tё rrethuar qё gjendet nё themelet e avlisё. Ky simbol tregon se si fis kemi ardhur nga fshatёrat e Pukёs. Rreth 100 vjet kemi qёndruar aty dhe jemi larguar dhe kemi dalё afёr malit qё quhet maja e Malit. Kemi qenё njё familje prej 73 vetё, nga njё shtёpi qё kemi qenё, sot jemi rreth 300 familje.

Bunkieret kanë shërbyer si pikë mbrojtjeje si edhe për sulm në kohën e luftës. Në Golaj ka shumë të tillë që kanë shërbyer në favor të popullit goljan.

Pamja e njё bunkieri
  1. ^ "FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË" (PDF). www.qbz.gov.al. 1 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 20 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Plani i zhvillimit i komunës Golaj. A project of the german marshall fund, The ballkan trust of democracy
  3. ^ Rrethi i Hasit, pasuritë nëntokësore[lidhje e vdekur], qasur me 28 mars 2015.
  4. ^ Shefqet Hoxha. Hasi - Tedeli i Kastrioteve. Geer, 2007 Tirane, fq. 43,46.