Peraj (Has)
Peraji |
---|
Peraji është një fshat në komunën Golaj në rrethin e Hasit të Shqipërisë.
Peraj është fshat rrëzë kufirit Shqipëri-Kosovë. Fshati Peraj është i vendosur në krye të luginës së Skatinës, pasi aty ku zënëfill përroi i Skatinës, që është degë e lumit Drin. Përbëhet nga rreth 32 familje. Lagjet përbërse janë Bardhosht, Malaj, Vukaj, Dani. Mbiemrat e përdorur janë Bardhoshi, Hima, Malaj, Vuka, Basha, Dani. Në Lindje kufizohet me fshatin Letaj, ndërsa në perëndim me fshatin Zhjeq, në veri me fshatin Prush që shtrihet në Kosovë, ndërsa në Jug kufizohet pjesërisht me fshatin Letaj dhe Perollaj. Habitati shtrihet krysisht në krahun e djathtë e majtë të përroit Skatinë. Vitet e fundit ka filluar të banohet edhe krahu i djathtë i luginës. Prejardhja fisnor e këtij fshati është kryesisht nga fisi Mërtur. Peraj, Bardhoshi, Kurtpali (lagje në fshatin Letaj) kanë të njëjtën prejardhje fisnore. U vendosën në këto troje aty nga fillimi i shek. XIX. Të parët e ketij fshati ishin Marku, me tre djemtë e tij, Perën, Rrustemin (babain e Bardhoshit) dhe Nikën. Brezi i parë ishin të katolikë. Nuk ka të dhëna historike se përse ndryshuan besimin fetar nga katolik në musliman.
Njësia administrative Golaj |
---|
Golaj · Bardhaj · Dautaj · Dobrunë · Helshan · Kostur · Letaj · Nikoliq · Peraj · Perollaj · Qarr · Vlahën · Zgjeç |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Hasit
- Vendbanime në Shqipëri