Peqini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Peqini
Xhamia dhe Kulla e Sahatit në Qendrën e Peqinit
Xhamia dhe Kulla e Sahatit në Qendrën e Peqinit
Popullsia
9.942
{{{postal_code_type}}}
3501
Faqja zyrtareBashkia e Peqinit

Peqini është qytetShqipëri me rreth 10. 200 banorë, vendosur midis Elbasanit dhe Rrogozhines buzë lumit të Shkumbinit

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Peqini shtrihet ne pjesen qendrore te Shqipërise i kufiziar and qyteti i rrogozhines dhe elbasanit

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klaudiana-Biklinet-Peklin-Peqin Peqini eshte nje vendbanim i lashte ilir, ne bregun e djathte te Shkumbinit te poshtem. Gjetjet arkiologjike deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet me te lashte te vendit tone. Pozicioni gjeografik, ia jepte atij nje mundesi te tille, duke qene i vendosur pergjate rruges se vjeter te KANDAVISE e me pas te asaj Egnatia, i njohur me emrin KLAUDIANA. Ne burimet historike te vitit 1431 therritet me emrin BIKLINET dhe me pas PEKLIN. Gjate mesjetes se vone u zhvillua si qebder tregtaree zejtare E kaluara e lashte, sidomos ajo mesjetare, pasqyrohet ne momumente historike te qytetit, si Pallati i kultures, Kalaja e Peqinit dhe Xhamia me kullen e sahatit, kisha ortodokse, kisha ungjillore protestante. Nga te gjtihe vizitoret e huaj Peqini dhe krahina e tij permendet per popullin e tij bujar e mirkprites,per shtepite e kopshte te bukura, kodrat e veshura me ullij e gjelberim si dhe fushen e gjere pjellore, qe lumi Shkumbin i pershkon fund e krye. Ne Peqin eshte parashikuar te kaloje rruga e, Korridorit te tete, cka do ti sjelle kesaj zone mjaft favorizime ekonomike. Peqini i perket krahines se shqiperise se Mesme dhe si i tille folkloridhe veshjet jan tipike te kesaj krahine Perjashtim ben vetem zona e Darsise, ne te majte te lumit, ku vihen re ndikimet te krahinave jugor dhe veriore.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Peqini është nji qytet i banuar nga një popullsi shqiptare autoktone peqinase disa nga këto mbiemra autoktone janë;Bonati,Dervishi, Sufali,Magani,Bejtja,Nuka,Biça,Bedalli,Myftiu,Dubali,Hera, Godelli,Kumbara,Shqarri,Deda, Mezini,Kadiu,Teqja,Cani,Peza.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ky qytet ēshtē njē qytet i pērmendur gjithashtu pēr zhvillimin e ekonomisē bujqēsore dhe blegtorale.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Peqini ,njihet si qytet i vjeter dhe teper i pasur ne vlerat kulturore. Ky fakt deshmohet nga sarajet apo pashalleku qe ka pasur dikur Pasha i Peqinit. Akoma kane mbetur pjese te ketij pashalleku te vogel.Gjuha ose dialekti i peqinit eshte nje dialekt qe ndahet më dy pjese sepse nga lumi shkumbin e siper flasin me nje nuance te dialektit gegë i mesëm, dhe nga lumi shkumbin e poshte flasin nje nuance te dialektit toskë. Një gjë që e kan të përbashkët ne dialektin e tyre peqinasit është shqiptimi i fjalës "Th", që shqiptohet ndryshe si "Th-ja francese". Një gjë që e kan të përbashkët ne dialektin e tyre peqinasit është shqiptimi i fjalës "Th", që shqiptohet ndryshe si "Th-ja francese". Është nje dialekt i rrallë në të gjitha krahinat e shqipërisë.

Sporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Peqinit eshte shtepia e ekipit te futbollit Shkumbini. Perfaqesimi i qytetit ne Superligen Shqiptare qe nga viti 1994 eshte nje sukses i madhe per nje vend me popullsi rrelativisht te vogel. Pare ne kete aspekt ekipi i futbollit jep nje kenaqesi te veçante per banoret e ketij qyteti. Rrezultati me i mire ne keto vite ka qene vendi i katert ne Superlige , si dhe dalja tre here ne gjysmefinalen e kupes se Shqipërise. Tifozet e Shkumbinit dallohen per mbeshtetjen e tyre te fuqishme qe i japin ekipit te tyre. Ne ekip perveç lojtareve shqiptare militojne nje lojtar maqedonas, nje boshnjak si dhe nje serb. Trajner i ekipit per sezonin 2008–2009 ishte Gugash Magani.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Peqin – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]