Jump to content

Kalaja e Peqinit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja osmane e Peqinit

Kalaja e Peqinit është një kala në qytetin e Peqinit, Shqipëri e mesme. Sipas Evlia Çelebiut, ajo eshte ndertuar nga shqiptari Abdurrahman Pasha.

Themelet e kalasë së Peqini mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës "Egnatia" dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klodianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e "Klodianës" është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiutkazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit.[1]

Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë : "...muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja...". Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.

  1. ^ Monumentet. Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. 1990. fq. 14. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)