Njësia administrative Përparim
Njësia administrative Përparim | |
|---|---|
![]() |
Komuna Përparim është një komunë në Shqipëri.[1] Komuna Përparim ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë, në lindje të qytetit të Peqinit.
Emri i mëparshëm ka qene Mamutaga. Është një vendbanim i vjetër. Edhe sot ruhen rrënojat e vjetra në Pellaz, varrezat e vjetra, rrënojat e urës antike të rrugës Egnatia pranë fshatit.
Komuna Përparim përfshin 14 fshatra : Përparim, Lolaj, Galush, Lisnaje, Bicaj, Caushaj, Fatishe, Garunje e Madhe, Arvend, Gjevur, Kodras, Katesh, Çopane, Uruçaj. Popullsia sot është 5319 banore. Shtrihet në një siperfaqe prej 51,3 km².
Drejtimi kryesor i ekonomisë ka qene prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit dhe rritja e gjelit të detit. Sot dega kryesore e ekonomisë është bujqësia. Sipërfaqja e tokës bujqësore është 1667 ha dhe sipërfaqja e pyjeve dhe kullota është 1798 ha. Sot aty veprojnë 30 biznese.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
