Historia e Turqisë
Pjesa evropiane e Turqisë ka qenë gjithnjë një qendër Ballkanike, ndërsa rreth viteve 552 në Azinë e Mesme formohet Paria më e vjetër sunduese e popujve turk. Nën udhëheqjen e Osmanit I-rë, që udhëhoqi nga 1299-ta deri më 1326, turqit e ardhur nga Turkstani (Azia e Mesme) çlirohen nga selxhukët (edhe këta racë turke) dhe formojnë Turqinë e vjetër apo perandorin osmane e cila në shekullin XIV / XV u zgjerua përtej ishullit ballkanik. Sulltan Mehmedi i II-të që udhëhoqi nga 1451-1481 ja arrin që të marrë në dorë Kostandinopoja (Stambolli) që kishte mbetur si enklavë e rrethuar nga zgjerimi. Ndërsa Sulltan Selimi I-rë që udhëhoqi perandorin nga 1512-ta deri më 1520, e ngritë Stambollin në qendër të perandorisë së vetë dhe pas pushtimit të Sirisë dhe Egjiptit (Misirin) më 1517-të e merë edhe Nderin e Kalifit.
Sulltan Sylejmani që udhëhoqi nga 1520-ta (deri më 1566) gjatë viteve 1526-1541 pushtonë pjesën më të madhe të Hungarisë dhe më 1529 e rrethojë Vjenën. Deri në këtë kohë perandoria osmane kishte shtrirë sundimin e plotë apo kishte futur në ndikimin e vetë pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës. Nën perandorin në këtë kohë gjendeshin ndër të tjerat edhe viset e bregut veriorë të Detit të Zi, Armenia, Mesopotamia, Arabia, Tripolitania, Tunizia dhe Algjeria.
Me hyrjen në luftë të Rusisë kundër perandorisë osmane e cila gjendej në luftë me perandorin Austro-Hungareze, sundimi osmanë fillon të lëkundët në pjesën evropiane. Në të njëjtën kohë ndikimi i kundërshtarëve në Parinë lokale të Ballkanit shkaktoi konflikte të brendshme në perandorinë osmane. Kështu nga këto Pari në shekullin e XIX formohen popuj krishterë sllavë si serbët, grekët dhe bullgarët të cilët përdoren për luftimin e brendshëm të perandorisë. Bosnja dhe Hercegovina bie në dorë të Austro-Hungarisë më 1878, Pasha i Egjipt gjithnjë e më shumë i ikë ndikimit të Sulltanit. Në pjesën lindore të Turqisë paraqitet problemi i Armenëve, të cilin Sulltani e zgjidhë me ashpërsi, në Mesdhe, Italia e pushton Tripolaninë (Tripoli, Libi) më 1911/1912. Dhe së fundi në Ballkan, lufta e I-rë Ballkanike e ngushton sundimin Osmanë në Trakinë lindore (Rumelinë).
Reforma e Xhonturqve (turqit e rijnë) bëri që ata ta marrin sundimin mbi perandorin. Në luftën I-rë Botërore, perandoria hynë në luftë në anën të boshtit të fuqive të mesme. Më 1917/18 prapë në lindje paraqitet problemi i Armenëve, i cili përsëri zgjidhet me ashpërsi. Me marrëveshjen e Severes (Séveres) më 1920 kufiri i perandorisë ngushtohet në Anadoll dhe i duhej t´a njihte sundimin grekë të Smirnës (Izmiri). Mirëpo Mustafa Qemal Pasha (më vonë Ataturku) në krye të nacionalistëve turq i dëboi grekët dhe aleatët më 1921/22 nga Azia e Vogël dhe me Paqen e Luzianës (Lausanne) më 1922 përfundon sundimi i Sulltanit (aktualisht ishte Mehmedi i VI-të)
Më 1923 thirret republika dhe president i parë i saj shpallet Mustafa Qemal Ataturku ndërsa më 1924 shpallet i pavlefshëm edhe Hilafeti. Ataturku ndërmerr reforma të shumta në bazë të zhvillimeve evropiane. Në luftën e II-të botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë në shkurtë të 1945-ës, gati pas përfundimit të luftës. Më 1952 anëtarësohet në NATO dhe më 1955 së bashku me Britaninë e Madhe, Irakun, Iranin dhe Pakistanin krijojnë paktin e quajtur Pakti i Bagdadit. Me ShBA-në në mars të 1959 vendosë një marrëveshje të sigurisë së mbrojtjes bilaterale.
Pas tërheqjes së Irakut nga Pakti i Bagdadit, më 1959 formohet CENTO. Në vitin 1960 e kaplon një puç ushtarakë dhe pas miratimit të kushtetutës së 1961-ës, më 1965 vije qeveria e Sylejman Demirelit, të cilën më 1971 armata turke e detyron të jep dorëheqje. Pas zgjedhjeve dhe lehtësimin e gjendjes së jashtëzakonshme (shtet rrethimit) pasojnë dy puçe ushtarake më 1974-ër dhe 1980-të. Më 1982 populli e miraton një kushtetutë të re me të cilën përsëri instalohet një demokraci parlamentare dhe më 1983 mbahen zgjedhjet e lira.
Gjatë vitit 1974-ër pas konfliktit në Qipro, trupat turke e marrin nën mbrojtje pjesën veriore[1]. Luftimi i Partisë së Kurdëve për Pavarësi (PKK) në Turqi dhe Irak, pas vitit 1991 merë përmasa më të gjëra dhe më 1999 kapet udhëheqësi i kësaj partie Abdullah Yxhalani (Öcalan) i cili gjykohet me vdekje për disa aksione terroriste[2]. Pas kësaj PKK-ja tërhiqet nga lufta e armatosur dhe vepron në Irak.
Tendencat për një republikë islame të toleruar gjatë qeverisjes së Nexhmetin Erbakanit nga viti 1996-1997, nën ndikimin e opinionit dhe armatës turke u ndaluan. Pas vitit 1999 paraqiten afrimet në politiken me kundërshtarin e përhershëm Greqinë dhe pjesën jugore të Qipros. Nga fundi i po këtij viti merr statutin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga 1993 deri më 2000 president i shtetit ishte Demireli dhe nga e 2000-ta A. N. Sezeri, nga 1999 kryeministër ishte B Eçeviti (B. Ecevit). Turqia sot eshte Republike Parlamentare Demokratike.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Timeline: Cyprus". British Broadcasting Corporation. 2006-12-12. Marrë më 2006-12-25.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hale, William Mathew (1994). Turkish Politics and the Military. Routledge, UK. ISBN 0-415-02455-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)