Armenia
Coordinates: 40°N 45°E / 40°N 45°E
Հայաստանի Հանրապետություն
Hayastani Hanrapetut’yun | |||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: ? | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
-->
|
Armenia (armenisht: Հայաստան Hajastan) është vend në jug të Kaukazit, në mesë të Detit Zi dhe Detit Kaspik. Vendi thirret Republika e Armenisë. Mbretëria e Armenisë u krijua në shekullin e 6-të para erës sonë, pas rënies së Urartu.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor : Historia e Armenisë
Rreth viteve 850 deri 600 p.e.s, në këtë pjesë shtrihej Mbretëria e Uratur-it. Diku rreth viteve 518, Armenia është pjesë e perandorisë Perse nga e cila në luftërat e Lekës së Madh kundër persëve bije nën perandorin e tij. Dinastia e Artahide e shndërron Armenin e madhe në një Mbretëri të pavarur. Kulmi i kësaj mbretërie arrin rreth viteve 95 – 55 p.e.s kur edhe mbretëria armene bie nën të madhin Tigran i cili e pagëzoi vetën Mbretë i mbretërve. Aleanca e tij me Mithridatët e Pontos e sjellë atë në konflikt me Romakët, lartmadhërinë e të cilëve në fund ai duhet ta pranojë. Në Mesopotami dhe Iran gjatë kësaj kohe, Parenthët ja arrijnë të vendosin familjet e tyre në udhëheqje të cilat Romakët në vitin 66 i pranojnë si prirës të këtyre vendeve.
Gjatë viteve 252-297 Sasanidët ja arrijnë që Armeninë e madhe ta kontrollojnë tërësisht. Pas fitores së Diokletianit kundër Sasamidëve më 297, armenëve ju desh të lëshonin udhëheqjen . Trdat III nga familja e Arsakidëve largoi klerikun krishterë që kishte lëshuar rrënjë nga viti 301 në Armeni. Kështu Armenia ishte shteti i parë krishterë në botë. Në vitin 301 religjioni krishteri ishte shpallur si religjion shtetërorë.
Në vitin 387 Roma dhe Persia ndajnë tokat e mbretërisë së Sasaidëve ndërmjet veti. Edhe për kundër ndarjes kultura krishtere zhvillohet edhe më tej. Kjo posaçërisht vërehet pas krijimit të alfabetit vetjakë nga Mesrob Masthoc në vitin 405.
Përderisa Sasanidët nën udhëheqjen e Jazdegerdit II provuan që religjionin zoroastikë të fusin si religjion shtetërorë në Armeni, vije deri te një kryengritje e Armenëve e cila shëndrrohet në një luftë të gjatë të udhëhequr nga kaçakët. Kjo luftë përfundon me pranimin e klerikut krishterë në vitin 484.
Në shekullin e VI, Armenia është një arenë luftimesh mes të Bizantit dhe Sasidëve. Nga 591 deri rreth viteve 640-ta Bizanti ja arrin të fusë nën kontroll pjesën më të madhe të Armenisë së madhe. Në të vërtet këto suksese të Bizantinëve përcjellën me kryengritje të shpeshta të parisë Armene.
Pas disa ndërrimeve të shpeshta në mes të arabëve dhe Bizantinëve, më në fund sundon hilafeti rreth viteve 700. Në shekullin VIII-IX vije deri te kryengritjet e shumta të parisë Armene e cila ndërron familjen udhëheqëse nga Mamikonët në Bagratunët të cilët kishin edhe toka në Gjeorgji dhe kishin shtrirë ndikimin e tyre edhe në këtë pjesë.
Pas dobësimit të hilafetit 885/886, Ashoti I ja arrin që të krijojë një mbretëri Armene e cila pranohej si nga hilafeti po ashtu edhe nga perandori i Bizantit. Ashoti II (915-928) ja arrin që luftimet për liri ti sjell në përfundim.
Në pjesën e dytë të shekullit XI, mbretëria fillon të shembet nga luftërat e brendshme. Prirësi i fundit mbytet nga bizantinët. Pas kësaj të ikurit armenë krijojnë në Kiliki në vitin 1080 një principatë të pavarur nën udhëheqjen e Rubenidëve. Këta bien në aleancë me pjesëtarë të kryqëzatës kundër Bizantit dhe turqve. Më 1342 mbretëria bie nën sundimin e katolikët të Qipros, mirëpo pas një kohe të shkurt bije nën Mamlukët e Egjiptit e pastaj nën perandorin Osmane.
Në vitin 1828 pjesa veriore e Armenisë bie nën sundimin rusë dhe pas krijimit të Bashkimit Sovjetik themelohet Republika e armenëve (1920) Xhonturqit e ardhur në fuqi më 1908, ndërmarrin më 24 Prill 1915 një aksion për arrestimin, deportimin, dhe gjenocidin e intelektualëve dhe popullsisë armene - gjenocidin armene.
Më 1990 Parlamenti i Armenisë voton për shkëputje nga Bashkimi Sovjetik dhe në vitin 1991 i bashkohet Bashkësisë së Shteteve të Pavarur. Pjesa jugore e vendeve të Armenisë së vjetër gjendet nën administrimin e Turqisë.
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Armenia është një shtet unitar, shumëpartiak, demokratik me një trashëgimi të lashtë kulturore. Një republikë ish-Bashkimit Sovjetik, Armenia është një demokraci në zhvillim dhe në vitin 2011 kishte negociuar me Bashkimin Evropian për t'u bërë një partner i asociuar. Ligjërisht, ajo ka të drejtë të konsiderohet si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian me kusht që ajo i plotëson standardet dhe kriteret e domosdoshme, edhe pse zyrtarisht një plan i tillë nuk ekziston në Bruksel[1][2][3][4]. Megjithatë, Qeveria e Armenisë ka ndërmend të bashkohet me Bashkimin Doganor e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë dhe të bëhet një anëtar përfundimtar i Bashkimit propozuar euroaziatike[5].
Njësit administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Njësit administrative - Armenia.
Armenia ndahet në dhjetë njësi të quajtura marzes (regjione, njëjës marz) dhe qytetin e Yerevan-ës. Secila nga 10 njësitë veçmas ka marzpet (marz - guvernatorë) të lidhur me qeverin qendrore të Armenisë.
Marz (lat./arm.) | Qendra | sip. | pop. |
---|---|---|---|
Aragatsotn Արագածոտն |
Ashtarak Աշտարակ |
2,753 km² | 126,278 |
Ararat Արարատ |
Artashat Արտաշատ |
2,096 km² | 252,665 |
Armavir Արմավիր |
Armavir Արմավիր |
1,242 km² | 255,861 |
Gegharkunik Գեղարքունիք |
Gavar Գավառ |
5,348 km² | 215,371 |
Kotayk Կոտայք |
Hrazdan Hayeren|Հրազդան |
2,089 km² | 241,337 |
Lori Լոռի |
Vanadzor Վանաձոր |
3,789 km² | 253,351 |
Shirak Շիրակ |
Gyumri Գյումրի |
2,681 km² | 257,242 |
Syunik Սյունիք |
Kapan Կապան |
4,506 km² | 134,061 |
Tavush Տավուշ |
Ijevan Իջևան |
2,704 km² | 121,963 |
Vayots Dzor Վայոց Ձոր |
Yeghegnadzor Եղեգնաձոր |
2,308 km² | 53,230 |
Yerevan Երևան |
– | 227 km² | 1,091,235 |
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor : Gjeografia e Armenisë
Armenia është një vend malor në rajonin e Kaukazit të Jugut të Euroazisë. E vendosur në udhëkryqin e Azinë Perëndimore dhe Evropën Lindore[6], ajo kufizohet me Turqinë në perëndim, Gjeorgjinë në veri, Republikën de facto e pavarur të Nagorno-Karabak, Azerbajxhaninë në lindje dhe në jug (Nahçivan i Azerbaixhanit), dhe Iraninë në jug.
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor : Ekonomia e Armenisë
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor : Demografia e Armenisë
Armenët kanë alfabetin e vetë e shpikur nga shejnte Mesrop Mashtotsi në 405 pas Krishtit. Format e ndryshme të këtij alfabetit formuan më vonë në Kaukaz, si për shembull, Alfabeti Gjeorgjian.
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor : Kultura e Armenisë
Armenia u bë shteti i parë në botë që të miratojë krishterimin si fe shtetërore të saj [7], në vitet e hershme të shekullit të 4-të (data tradicionalisht vërtetuar është viti 301)[8] Republika e Armenisë moderne e pranon Kishën Apostolike Armene si kisha më e vjetër kombëtare në botë[9][10]
Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Turizmi
- Qeveria
- Kryetari
- Parlamenti
- Ministria - http://www.armeniaforeignministry.com/ Arkivuar 26 janar 2009 tek Wayback Machine
Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Armenica.org
- CIA - The World Factbook -- Armenia Arkivuar 7 korrik 2005 tek Wayback Machine
- Portali Armeninsë në Evropë Arkivuar 14 prill 2021 tek Wayback Machine (anglisht dhe gjermanisht)
- Extensive Armenia info and links
- The History of the Ancient Near East
- Armenianhistory.info
- Armenian Ministry of Foreign Affairs Arkivuar 26 janar 2009 tek Wayback Machine
- Library of Congress Portals on the World - Armenia
- Armenia's brain drain
- Armenia Pictures Arkivuar 10 korrik 2019 tek Wayback Machine
- Project Communis: blogging from Armenia
- Caucaz.com : Weekly online publishing articles and reports about Armenia and South Caucasus. Available in English and French
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "How Armenia Could Approach the European Union" (PDF). Marrë më 2013-03-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "EUROPA – Press Releases – EU launches negotiations on Association Agreements with Armenia, Azerbaijan and Georgia". Europa (web portal). 15 korrik 2010. Marrë më 21 shtator 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Armenia-EU association agreement may be concluded shortly | Armenia News –" (në anglisht). News.am. Marrë më 21 shtator 2011.
- ^ "3rd PLENARY ROUND OF THE EU-ARMENIA NEGOTIATIONS ON THE ASSOCIATION AGREEMENT" (në anglisht). Ec.europa.eu. 2010-12-15. Marrë më 2012-08-28.
- ^ "Armenia To Join Russian-Led Customs Union" (në anglisht). Radio Free Europe/Radio Liberty. 3 shtator 2013. Marrë më 13 shtator 2013.
- ^ The UN classification of world regions places Armenia in Western Asia; the CIA World Factbook "Armenia". The World Factbook (në anglisht). CIA. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2010. Marrë më 2 shtator 2010. "Armenia". National Geographic.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) , "Armenia" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. and Oxford Reference Online "Oxford Reference" (në anglisht). Oxford Reference Online. Marrë më 20 tetor 2012. also place Armenia in Asia. - ^ (Garsoïan, Nina (1997). R.G. Hovannisian (red.). Armenian People from Ancient to Modern Times. Palgrave Macmillan. fq. Volume 1, .81.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)). - ^ Grousset, René (1947). Histoire de l'Arménie (bot. 1984). Payot. fq. 122.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). Estimated dates vary from 284 to 314. Garsoïan (op.cit. p.82), following the research of Ananian, favours the latter. - ^ The republic has separation of church and state
- ^ "The Constitution of the Republic of Armenia, Article 8.1". President.am. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2010. Marrë më 16 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bjellorusia · Gjeorgjia · Armenia · Kazakistani · Kirgizistani · Moldavia · Azerbajxhani1 · Rusia1 · Taxhikistani · Turkmenistani · Ukraina · Uzbekistani
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |