Katari
Coordinates: 23°18′N 51°09′E / 23.30°N 51.15°E
دولة قطر
Dawlat Qatar | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: s ka | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Katari (gjuha arabe. قطر), është shtet në Lindjen e Afërme, i vendosur në gadishullin e vogël të Katarit i cili është pjesë e gadishullit Arabik. I vetmi shtet që kufizohet është Arabia Saudite, dhe ka dalje në Gjirin Persik.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Katari ka një histori të re. Shumë vite Katari është qeverisur nën urdhrat e prijësve të fiseve. Në shekullin e XIX Katari u administrua nga Muhammed Al-Sani - stërgjyshi i Sheik'ut të sotëm. Me kalimin e Gadishullit Arabik në Perandorinë Osmane, Osmanët mbetën në Katar deri në gusht 1915. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në datën 3 tetor 1916 Katari hyri në Pushtimin Anglez. Katari ka fituar pavarësinë më 3 shtator 1971.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Katari shtrihet në Gadishullin Arabik, me një sipërfaqe prej 11.437 km². Kufiri me Arabinë Saudite është 60 kilometra, ndërsa ka 563 kilometra brigje. Jugu i Katarit është e kapluar nga shkretëtirat. Në Katar nuk ekziston lum ose liqen. Nevoja e ujit të pijes kryhet me anë të filtrimit të ujit të detit. Në këtë shtet klima është e llojit të shkretëtirës,dhe për këtë arsye në Katar ndodhet një sipërfaqe shumë të vogël të gjelbëruar. Klima është e nxehtë dhe e thatë, në muajtë e verës nxehtësia ngritët deri në 49 °C. Gjatë dimrit me anë të reshjeve klima freskohet por nuk bëhet të ftohtë.[1]
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Njësit administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Burimi kryesor i ekonomisë në Katar janë resurset e naftës. Këto resurse kanë shpëtuar Katarin nga varfëria dhe kanë bërë që të jetë stabile ekonomikisht. Ekziston rafineri dhe vende përpunimi të naftës. Sektori i Ndërtimtarisë është shumë e zhvilluar. Në tregti është eksportues i naftës, amoniakut dhe perimeve. Importon mjete motorike dhe automobila, dhe po ashtu material ushqimor. Zakonisht ka marrëdhënie tregtare me shtetet : Japonia, Anglia, Holanda, SHBA, Franca.[1]
Transport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Katari ka rrugë automobilistike 2000 kilometra, hekurudhat nuk janë të zhvilluar. Aeroporti i Doha's është aeroporti më i rëndësishëm i Katarit, ndërsa transporti detar mundësohet nga limani i Um Said'it dhe Dohas.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Katari ka një popullsi rreth 2.000.000 banorë. Shumica e popullsisë jeton në kryeqytetin e Katarit, në Duha dhe përreth tij. 73 % të popullsisë e përbëjnë Arabët, 20 % Iranianët dhe 7 % Pakistanezët. Gati i gjithë popullsia e Katar'it është Mysliman, dhe në shumicë flitet Arabishtja. Shkollat fillore në Katar janë pa pagesë dhe detyrueshëm. 74,7 % I popullsisë dijnë të lexojnë e shkruajnë.[1]
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
- Qatar Ministry of Foreign Affairs
- Qatar Education Reform Initiative, Supreme Education Council
- Library of Congress - Country Studies: Qatar
- Open Directory Project - Qatar
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c www.trword.com
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |