Fusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Fusha (rrafshinë) është vend i madh i rrafshët, rrafshinë mbi të cilën ngrihen vetëm bregoret dhe format e tjera pak a shumë të spikatura. Fushat rëndom shtrihen deri 500 m lartësi mbi nivelin e detit, dhe sipas lartësisë ndahen në : fusha të ulëta (deri 200 m) dhe të larta (200-500 m lartësi mbi nivelin e detit) . Sipas veçorive morfologjike, dallohen si: fusha të rrafshëta, të pjerrta, të lugëta dhe valore. Sipas strukturës, gjenezës dhe zhvillimit morfologjik, ndahen në: fusha strukturore, gërryese, grumbulluese, abrasive, zhveshëse dhe të përziera.