Jordania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbretëria Hashemite e Jordanisë
Flag of Jordan.svg Emblema - Jordania
Flamuri i Jordanisë Emblema e Jordanisë
Moto Kombëtare: عاش المليك
Himni mbretëror joradnez
Vendndodhja - Jordania

Jordania, zyrtarisht Mbretëria Hashemite e Jordanisë (arabisht: المملكة الأردنية الهاشمية, al-Mamlakah al-Urdunīyah al-Hāshimīyah), është një mbretëri arabe në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të lumit Jordan. Jordania kufizohet nga Arabia Saudite në jug dhe në lindje, nga Iraku në veri-lindje, nga Siria në veri, nga Palestina dhe Izraeli në perëndim, duke ndarë kontrollin e Detit të Vdekur, me këtë të fundit.

Pas shkëputjes së Azisë Perëndimore nga Britania dhe Franca pas Luftës së Parë Botërore, Emirati i Transjordanisë u njoh zyrtarisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve në vitin 1922. Në vitin 1946, Jordania u bë një shtet i pavarur dhe sovran i njohur zyrtarisht si e Mbretërisë Hashemite e Transjordanisë. Pas marrjes së Bregut Perëndimor gjatë Luftës arabo-izraelite vitit 1948, Abdullah I mori titullin Mbret i Jordanisë dhe Palestinës. Emri i shtetit u ndryshua në Mbretëria Hashemite e Jordanisë, më 1 dhjetor 1946, por kjo nuk u bë e zakonshme të përdoret deri disa vjet më vonë.

Edhe pse Jordania është një monarki kushtetuese, mbreti mban pushtet të gjerë ekzekutiv dhe legjislativ. Jordania është klasifikuar si një vend i "zhvillimit të lartë njerëzor" nga Raporti i Zhvillimit Njerëzor i vitit 2014, dhe një treg në zhvillim, me ekonominë e tretë më të lirë në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut (të 38-ën në botë).[1] Jordania ka një ekonomi me "të ardhura mbi mesatare".[2] Jordania gëzon "statusin e avancuar" me Bashkimin Evropian që nga dhjetori 2010, dhe është anëtare e zonës së tregtisë së lirë Euro-Mesdhetare. Ajo është gjithashtu anëtare themeluese e Lidhjes Arabe dhe e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në antikitet, Jordania e dtëve të sotme, u bë vendi i disa mbretërive të lashta Semitik Kanaanit folëse, që përfshinin mbretërinë e Edomit, në mbretërinë e Moabit, mbretërinë e Amonit, mbretërinë e Izraelit dhe gjithashtu Amalekitët.

Sheshi Oval Romak në qytetin e lashte të Xherashit

Gjatë periudhave të ndryshme të historisë, rajoni dhe kombet e tij ishin subjekt i kontrollit të perandorive të fuqishme të huaja si Perandoria Akkadiane (2335-2193 Para Krishtit), Egjipti i vjetër (shek. XV deri në shek. XIII Para Krishtit), Perandoria Hitite (shek. XIV dhe shek. XIII Para Krishtit), Perandoria e Mesme Asiriane (1365-1020 Para Krishtit), Perandoria Neo-Asiriane (911-605 PK), Perandoria Neo-Babilonase (604-539 PK) dhe Perandoria Akaemenide (539-332 PK) dhe, për periudha të shkëputura kohe, nga Izraelitët. Guri i Moabit regjistroi lavdinë e Mbretit Mesha të Moabit dhe fitoren e tij mbi Izraelitët. Mbretëritë e Amonit dhe Moabit janë përmendur në hartat e lashta, dokumentet e Lindjes së Afërme, objektet e lashta greko-romake, dhe shkrimet fetare të krishtere dhe hebraike.

Transjordania Klasike[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në mes të botës së lashtë, Transjordania u kontrollua nga perandoritë e lashta të Persisë dhe më vonë ajo e Maqedonisë, të cilat u bënë forcë dominuese në rajon, pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Ajo më vonë ra nën ndikimin e Perandorisë Helenistike Seleukide nga Veriu dhe Parthët nga Lindja.

Mbretëria Nabateane Aramaikisht folëse ishte një nga shtetet më të shquara në rajon gjatë periudhës së mesme klasike, që nga rënia e kontrollit Seleukid të rajonit në vitin 168 para Krishtit. Nabateanët ishin populli me prejardhje të përzierë Aramaike, Kanaanite dhe Arabe, që ranë nën ndikimin e hershëm të kulturave helene dhe Parthiane, duke krijuar një shoqërie të veçantë të civilizuar, e cila përshkonte rrugët e shkretëtirave. Ato kontrollonin rrugët rajonale dhe ndërkombëtare të tregtisë e botës së lashtë, duke dominuar në një zonë të madhe në jugperëndim të Gjysmëhënës Pjellore, e cila përfshinte të gjithë Jordaninë e sotme si dhe pjesën jugore të Sirisë në veri dhe pjesës veriore të Gadishullit Arabik në jug. Nabateanët zhvilluan alfabetin Nabatean, një pasardhës i alfabetit aramaik, i cili çoi përfundimisht në formimin e shkrimit arabik në shekullin e 4-të. Gjuha e tyre ishte fillimisht aramaikisht (një gjuhë semite perëndimore), por u përzje me arabishten semitike jugore me migrimin e fiseve arabe në Nabatea në shek.III dhe IV pas Krishtit. Kjo veproi si një gjuhë ndërmjetëse midis aramaikishtes dhe arabishtes klasike, e cila evoluoi në arabishten e sotme.

Nabatea u pushtua kryesisht nga sundimtarët Hasmoneanë të Judesë dhe shumë prej tyre u detyruan të kthehen në Judaizëm në fund të shek. II. Megjithatë, Nabateanët arritën të mbajnë një lloj mbretërie gjysmë të pavarur, e cila mbulonte pjesën më të madhe Jordanisë së sotme dhe më gjerë, para se ajo të pushtohej nga herodianët dhe më në fund të aneksohej nga Perandoria Romake ende në zgjerim në 106 mbas Krishtit. Megjithatë, përveç Petrës, romakët mbajtën prosperitetin e shumicës së qyteteve të lashtë në Transjordani të cilët gëzonin një lloj autonomie qytet-shtet nën ombrellën e aleancës së Dekapolit. Qytetërimi Nabatean ka lënë shumë vende të mrekullueshme arkeologjike në Petra, e cila konsiderohet një nga 7 mrekullitë e reja të Botës, si dhe e njohur nga UNESCO si Vend i Trashëgimisë Botërore.

Pas zgjerimit të Perandorisë Romake në Siri, vendi u përfshi në Mbretërinë vasale Judeane të Herodit, dhe më vonë në Provincën Judea. Me shtypjen e revoltave të hebrenjve, Bregu Lindor i Transjordanisë u përfshi në provincën Siri Palaestinë, ndërsa shkretëtirat lindore ranë nën kontrollin Parthëve dhe më vonë Sasanidëve persianë. Gjatë periudhës Greko-Romake, një numër i qytet-shteteve gjysmë të pavarur u zhvilluan edhe në rajonin e Transjordanisë nën ombrellën e Dekapolit që përfshinin: Gerasa (Xherashi), Filadelfia (Amani), Raphana (Abila), Dion (Kapitolias), Gadara (Umm Qais), dhe Pella (Irbid).

Me rënien e Perandorisë Romake të Lindjes, Transjordani ra nën kontrollin e Mbretërisë Arabe të Krishterë Gasanide, e cila ishte aleate me Bizantin. Vendi bizantin i Umm ar-Rasas është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

Periudha e Mesjetës deri në Luftën e Parë Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të afërsisë me Damaskun, Transjordania u bë në shekullin XVII zemra e Perandorisë Islamike Arabe. Fazat e Califateve të ndryshëm, duke përfshirë Perandorinë Rashidune, Perandorinë Umajade dhe Perandorinë Abasite, kontrolluan rajonin. Pas rënies së Abasitëve, ajo u qeveris nga disa fuqive luftuese përfshirë Mongolët, kryqtarët, Ajubidët dhe Mamlukët derisa ajo u bë pjesë e Perandorisë Osmane në 1516.

Kalifët umajadë ndërtuan zona rurale si Qasr Mshatta, Qasr al Hallabat, Qasr Kharana, Qasr Tuba, dhe Qasr Amra. Kështjellat e ndërtuara në mesjetën e vonëshme duke përfshirë Ajloun, Al Karak, dhe Qasr Azraq, u përdorën në periudhat e Ajubidëve, Kryqtarëve, dhe Mamlukëve.

Në shekullin e 11-të, Transjordania pati një fazë jostabiliteti, pasi ajo u bë një fushë beteje për kryqëzatat që përfunduan me humbje nga Ajubidët. Transordania vuajti gjithashtu nga sulmet mongole që u bllokuan nga Mamlukët. Në 1516, Transjordania u bë pjesë e Perandorisë Otomane dhe mbeti kështu deri 1918, kur Ushtria Hashemite e Kryengritjes së Madhe Arabe çliroi, dhe siguroi Jordaninë e sotme me ndihmën dhe mbështetjen e fiseve lokale transjordaneze.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, fiset transjordaneze luftuan, së bashku me fiset e tjera të Hixhazit, të Tihamahut, dhe rajonet e Levantit, si pjesë e Ushtrisë Arabe të Kryengritjes së Madhe Arabe. Kryengritja u fillua nga Hashemitët dhe u udhëhoq nga Sherif Huseini i Mekës kundër Perandorisë Osmane. Ajo u mbështet nga aleatët e Luftës së Parë Botërore. Kronika e revoltës u shkrua nga T E Lawrence i cili, si një oficer i ri i Ushtrisë Britanike, luajti një rol ndërlidhës gjatë revoltës. Ai e botoi kronikën në Londër në vitin 1926 nën titullin "Shtatë Shtyllat e Urtësisë", e cila ishte bazë për filmin e famshëm "Lorenci i Arabisë".

Kryengritja e Madhe ishte e suksesshme në arritjen e pavarësisë për shumicën e territoreve të Hixhazit dhe Levantit, duke përfshirë edhe rajonin në lindje të Lumit Jordan. Megjithatë, ajo nuk arriti të fitojë njohjen ndërkombëtare të rajonit si një shtet i pavarur. Megjithatë, një kompromis u arrit përfundimisht dhe Emirati i Transjordanisë u krijuar nën sundimin e Hashemitëve.

Mandati Britanik i Transjordanisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shtator 1922 Këshilli i Lidhjes së Kombeve e njohu Transjordaninë si shtet në kuadër të mandatit britanik për Palestinë dhe memorandumit të Transjordanisë, dhe përjashtoi territoret në lindje të lumit Jordan nga dispozitat e mandatit që kanë të bëjnë me vendbanimin hebre. Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe një Gjykatë Ndërkombëtare e Arbitrazhit e themeluar nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve dha vendimin në vitin 1925, në të cilin përcaktohet se, Palestina dhe Transjordania u krijuan si shtetet pasardhëse të Perandorisë Osmane sovraniteti i të cilëve ishte pezull deri në kohën kur ata do të njiheshin si të pavarur nga shteti mbikqyrës. Transjordania mbeti nën mbikëqyrjen britanike deri 1946.

Arar (1897-1949), poet i Jordanisë

Udhëheqësit Hashemitë u ndeshën me vështirësi të shumta gjatë marrjes së pushtetit në rajon. Kërcënimet më serioze ndaj pozitës së Emir Abdullahut në Transjordani ishin sulmet e përsëritura vahabite nga Naxhidi në pjesët jugore të territorit të tij. Emiri nuk ishte në gjendje të përballonte këto sulme pa mbështetje, kështu britanikët mbajtën një bazë ushtarake, me një njësi të vogël Forcave të Armatosura Mbretërore , në Marka, afër Amanit. Forcat britanike u përdorën, gjithashtu për të ndihmuar emirin (dhe, më pas, Sulltanin Adwan) për të shtypur kryengritjet lokale në Kura në 1921 dhe 1923.

Pavarësia[redakto | redakto tekstin burimor]

25 maj 1946, Kombet e Bashkuara i miratuan fundin e mandatit britanik dhe njohën Transjordanë si një mbretëri të pavarur sovrane. Parlamenti i Transjordanisë shpalli Mbretin Abdullah si Mbretin e parë.

Në 1949, kryeministri Tefik Ebul Huda njoftoi se emri i mbretërisë ishte ndryshuar në vitin 1946 dhe ishte saktë "Mbretëria Hashemite e Jordanisë". Njoftimi i tij zyrtar 1 qershor 1949 ishte:

"Duhet të mbahet mend se vendimi i Dhomave të Parlamentit që u mor më 25 maj 1946, dhe që shpalli pavarësinë e këtij vendi ka thënë se emri i kësaj Mbretërie është "Mbretëria Hashemite e Jordanisë". Kushtetuta Jordaneze, e publikuar në fillim të shkurtit 1947, miratoi këtë vendim. Megjithatë, emri "Transjordania" është ende duke u aplikuar herë pas here në këtë Mbretëri, dhe disa persona të caktuar dhe institucionet zyrtare ende përdorin emrin e vjetër në arabisht dhe gjuhë të huaja. Titulli i saktë dhe zyrtar që duhet të përdoret zyrtarisht në të gjitha rastet është: Al-Mamlakeh Al-Urdunieh Al-Hashemieh dhe në anglisht The Hashemite Kingdom of the Jordan."

Në maj 1948, Jordania pushtoi Palestinën së bashku me shtetet e tjera arabe, dhe sulmoi Jeruzalemin hebre. Pas luftës, Jordania pushtoi Bregun Perëndimor dhe më 24 prill 1950 Jordania i aneksoi formalisht këto territore, një akt i cili ishte u konsiderua si i paligjshëm dhe i pavlefshëm nga Lidhja Arabe. Ky veprim formonte pjesën e "Planit Siri Madhe" të politikës ekspansioniste të Jordanisë, dhe në përgjigje, Arabia Saudite, Libani dhe Siria iu bashkuan Egjiptit duke kërkuar përjashtimin e Jordanisë nga Lidhja Arabe. Lëvizja për të përjashtuar Jordaninë nga Lidhja u pengua nga votat kundër të Jemenit dhe Irakut. Më 12 qershor 1950, Lidhja Arabe deklaroi se aneksimi ishte një masë e përkohshme, praktike dhe që Jordania e mbante territorin si një "kujdestar" në pritje të një zgjidhjeje në të ardhmen.

Më 20 korrik 1951, mbreti Abdullah u vra, kur po dilte nga Xhamia al-Aqsa në Jeruzalem, nga Mustafa Ashu, një militant palestinez i Xhihadit. Arsyeja për vrasjen e tij ishte, gjoja, rivaliteti i pushtetit të Husseinëve mbi kontrollin e Palestinës, të cilën Abdullah e kishte deklaruar pjesë të Mbretërisë Hashemite. Edhe pse Amin al-Husseini, ish-Myftiu i Madh i Jeruzalemit, nuk u akuzua drejtpërdrejt në komplot, Musa al-Husseini ishte ndër gjashtë të ekzekutuarit nga autoritetet jordaneze pas vrasjes.

Më 27 korrik të vitit 1953 Mbreti Hussein i Jordanisë njoftoi se Jerusalemi Lindor ishte "kryeqyteti i Mbretërisë Hashemite" dhe do të formonte një "pjesë integrale dhe e pandashme" të Jordanisë. Në vitin 1957, Jordania i dha fund traktatit anglo-jordanez, një vit pas mbreti shkarkoi personelin britanikë që shërbejnë në ushtrinë jordaneze. Ky akt i Arabizimit siguroi sovranitetin e plotë të Jordanisë si një vend plotësisht i pavarur.

Në maj të vitit 1967, Jordania nënshkruar një pakt ushtarak me Egjiptin. Pasi Izraeli nisi një goditje parandaluese ndaj Egjiptit për të filluar Luftën Gjashtë-Ditore në qershor të vitit 1967, Jordania dhe Siria sulmuan Izraelin dhe hynë në luftë. Ajo përfundoi në një fitore Izraelit dhe kapjen e Bregut Perëndimor. Periudha e pas luftës pa një rritje e shpejtë në aktivitetin dhe numrin e elementeve paramilitarë palestinezë (fedajinë) brenda shtetit të Jordanisë. Këto milici të dallueshme të armatosura ju bënë një "shtet brenda shtetit", duke kërcënuar sundimin e ligjit në Jordani. Forcat e armatosura të mbretit Huseinit vunë në shënjestër fedajinët dhe luftimet shpërthyen hapur në qershor 1970. Beteja në të cilën luftëtarët palestinezë nga grupe të ndryshme të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), u dëbuan nga Jordania njihet zakonisht si shtatori i Zi.

Luftimet më të rënda ndodhën në Jordaninë veriore dhe Aman, gjatë të cilave një forcë tankiste siriane pushtoi Jordaninë veriore për të mbështetur luftëtarët fedajinë por më pas tërhoqën. Mbreti Hussein urgjentisht kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për të ndërhyrë kundër Sirisë. Rrjedhimisht, Izraeli kreu sulme ajrore mbi kolonën siriane me kërkesën e amerikanëve. Menjëherë pas kësaj, Presidenti sirian Nureddin al-Atassi urdhëroi një tërheqje të shpejtë nga toka jordaneze. Më 22 shtator, takimi i ministrave të jashtëm arabë në Kajro organizoi një armëpushim që filloi një ditë më pas. Megjithatë, dhuna sporadike vazhdoi derisa forcat jordaneze, të udhëhequr nga Habis el-majali, arritën të dëbojnë fedajinët në korrik 1971 me ndihmën e forcave irakiane. Mbas kësaj u dëbua edhe Jaser Arafati i OÇP-së.

Në 1973, forcat aleate të Ligës Arabe sulmuan Izraelin në Luftën e Jom Kipurit dhe luftimet ndodhën përgjatë vijës së armpushimit të vitit 1967 përgjatë lumit Jordan. Jordania dërgoi një brigadë për Sirinë për të sulmuar njësitë izraelite mbi territorin sirian, por nuk sulmoi forcat izraelite nga territori jordanez. Në konferencën e Rabatit në 1974, Jordania ishte tani në një pozicion më të sigurt për të rënë dakord, së bashku me pjesën tjetër të Ligës Arabe, që OÇP-ja ishte "përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez", duke hequr dorë nga roli i Jordanisë si përfaqësuese e Bregut Perëndimor për të.

Marrëveshja e Amanit e 11 shkurtit 1985, deklaroi se OÇP-ja dhe Jordania do të formojnë një konfederatë të propozuar midis shtetit të Jordanisë dhe një shteti palestinez. Në vitin 1988, Mbreti Hussein shpërndau parlamentin jordanez dhe hoqi dorë nga pretendimet jordaneze në Bregun Perëndimor. OÇP-ja mori përgjegjësi si Qeveri e Përkohshme e Palestinës dhe shpalli shtetin e pavarur.

Në vitin 1991, Jordania ra dakord për të marrë pjesë në negociatat e drejtpërdrejta të paqes me Izraelin në Konferencën e Madridit, e sponsorizuar nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. Ajo negocioi dhënien fund të armiqësive me Izraelin dhe nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Izraelin për këtë qëllim më 25 korrik 1994. Si rezultat, një traktat paqe izraelito-jordanez u mbyll më 26 tetor 1994. Mbreti Hussein u nderua më vonë, kur fotografia e tij u shfaq në një pullë postare izraelite në shenjë mirënjohjeje për marrëdhëniet e mira që ai të krijoi me fqinjin e tij. Që prej nënshkrimit të traktatit të paqes, Shtetet e Bashkuara jo vetëm që kontribuon qindra milionë dollarë në një ndihmë vjetore për Jordaninë, por edhe e ka lejuar atë për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë në të cilën të prodhojë mallra që do të hyjnë në SHBA pa pagimin e taksave e zakonshme të importit sa kohë që një përqindje e materialit e përdorur në to është blerë në Izrael.

Me vdekjen e Huseinit babait të tij, Abdullah u bë mbret më 7 shkurt 1999. Hussein e kishte emëruar atë kohët e fundit Princ të Kurorës më 24 janar, duke zëvendësuar vëllanë e tij Hassan i cili kishte shërbyer shumë vite në atë pozitë. Abdullah ka emrin e Mbretit Abdullah I, stërgjysh dhe themelues Jordanisë moderne.

Ekonomia e Jordanisë është përmirësuar në masë të madhe që kur Abdullah u ngjit në fron në vitin 1999. Ai ka qenë kredituar me rritjen e investimeve të huaja, përmirësimin e partneriteteve publike-private dhe duke siguruar bazën për zonën e tregtisë së lirë Aqaba dhe sektorin në lulëzim të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) të Jordanisë. Ai gjithashtu ngriti pesë zona të tjera të veçanta ekonomike: Irbid, Ajloun, Mafraq, Ma'an dhe Detit i Vdekur. Si rezultat i këtyre reformave, rritja ekonomike e Jordanisë është dyfishuar në 6% në vit nën sundimin e Mbretit Abdullah në krahasim me gjysmën e dytë të viteve 1990. Investimet e huaja direkte nga Perëndimi, si dhe vendet e Gjirit Persik kanë vazhduar të të rriten. Ai gjithashtu ka negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara, e cila ishte marrëveshja e tretë të lirë tregtare për SHBA dhe për herë të parë me një vend arab.

Gjatë pezullimit të Parlamentit midis 2001 dhe 2003, fushëveprimi i pushtetit të Mbretit Abdullah II u demonstrua me kalimin e 110 ligjeve të përkohshme. Dy prej këtyre ligjeve kishin të bënin me zgjedhjet dhe u kritikuan si ligje që reduktonin pushtetin e Parlamentit. Në vitin 2005, Mbreti Abdullah shprehu synimet e tij për ta bërë Jordaninë një vend demokratik. Zgjedhjet u mbajtën në nëntor 2010.

Në shkurt të vitit 2011, në përgjigje të trazirave të brendshëme dhe rajonale, Mbreti Abdullah zëvendësoi kryeministrin e tij dhe formoi një Komision të Dialogut Kombëtar me një mandat reforme. Mbreti i tha kryeministrit të ri të "marrë hapa të shpejtë, konkrete dhe praktike për të nisur një proces të mirëfilltë të reformave politike", "për të forcuar demokracinë", dhe ti sigurojë jordanezët me "jetën dinjitoze që ata meritojnë". Mbreti bëri thirrje për një "rishikim të menjëhershëm" të ligjeve që rregullojnë politikën dhe liritë publike. Raportet fillestare thonë se kjo përpjekje ka filluar ngadalë dhe se disa "të drejtat themelore" nuk janë duke u trajtuar.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Jordania shtrihet në kontinentin e Azisë midis gjerësisë gjeografike 29° dhe 34° Veri, dhe gjatësisë gjeografike 35° dhe 40° Lindje (një zonë e vogël shtrihet në perëndim të 35°). Ajo përbëhet nga një pllajë e thatë në lindje, e ujitur nga oazet dhe rrjedhat sezonale të ujit, me zonë malore në perëndim të tokës së punueshme dhe pyjeve Mesdhetarë me gjelbërim të përhershëm.

Lugina Rift e Jordanisë e lumit Jordan e ndan nga Izraeli dhe territoret palestineze. Pika më e lartë në vend është Xhebel Umm al Dami, në 1854m mbi nivelin e detit, ndërsa më e ulëta është Deti i Vdekur -420 m. Jordania është pjesë e një rajoni që konsiderohet si "djepi i qytetërimit", Rajoni Levant i Gjysmëhënës Pjellore.

Qytetet kryesore përfshijnë kryeqytetin Amman dhe Salt në perëndim, Irbid, Xherash dhe Zarqa, në veriperëndim dhe Madaba, Karak dhe Aqaba në jugperëndim. Qytetet e mëdha në pjesën lindore të vendit janë qyteti oaz i Azraqut dhe Ruvaishedi.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima në Jordani është gjysmë-thatë në verë me temperatura mesatare në mes të 30 °C dhe është relativisht e ftohtë në dimër mesatarisht rreth 13 °C. Pjesa perëndimore e vendit ka reshje më të shumta gjatë sezonit të dimrit nga nëntori në mars dhe reshje bore në Aman dhe Lartësitë perëndimore. Duke përjashtuar Luginën Rift, pjesa tjetër e vendit është plotësisht sipër 300 m mbi nivelin e detit. Moti është i lagësht nga nëntori në mars dhe gjysmë i thatë për pjesën tjetër të vitit. Me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë gjatë të cilit praktikisht bien të gjitha e reshjet, vendi ka një klimë të stilit mesdhetar.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Jordania – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ "Renditja e Shteteve: Renditja e Ekonomisë Botërore dhe Globale për Lirinë Ekonomike". Heritage.org. 31 October 2014. Marrë më 2 February 2015. 
  2. ^ "Shtetet dhe Grupet Huadhënëse". Data.worldbank.org. Marrë më 2 February 2015.