Nexhmetin Erbakan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nexhmetin Erbakan
Necmettin Erbakan.jpg
Kryeministri i 23-të i Turqisë
28 qershor 199630 qershor 1997
Paraardhësi: Mesut Yılmaz
Pasardhësi: Mesut Yılmaz
Të dhënat personale
Lindi më: 29 tetor 1926
Lindi në: Sinop, Turqi
Vdiq më: 27 shkurt 2011
Vdiq në: Ankaraja, Turqi
Shkolla e kryer: Universiteti i Teknikës
RWTH Aachen
Bashkëshortja Nermin Erbakan (1997-2005)
Fëmijë Zeynep
Elif
Fatih
Feja: Islam
Nexhmetin Erbakan

Nexhmetin Erbakan (turqisht: Necmettin Erbakan; 29 tetor 1926 – 27 shkurt 2011) ishte politikan, inxhinier dhe akademik turk i cili ishte Kryeministër i Turqisë nga viti 1996 deri më 1997. Ai nën presionin e ushtrisë turke u detyrua për të dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe më vonë u ndalua nga politika nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë për shkeljen e principit të ndarjes së fesë dhe shtetit sipas kushtetutës turke.[1][2] Erbakani ishte themelues i shumë partive islamiste në Turqi prej viteve 1960 deri më 2010.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Erbakan lindi në Sinop, në bregun e Detit të Zi në veri të Turqisë.[3] Babai i tij, Mehmet Sabri, ishte gjykatës me prestigj nga familja Kozanoğlu e Kilikisë dhe nëna e tij Kamer nga Sinop ishte gruaja e dytë e Mehmetit.[4]

Pas përfundimit të Gjimnazit të Stambollit, ai diplomoi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Teknik të Stambollit (İTÜ) në vitin 1948. Ai morri doktoraturën e filozofisë nga inxhinieria mekanike në RWTH Aachen.[3] Pas kthimit në Turqi, ai u bë ligjërues në İTÜ dhe u emërua profesor në vitin 1965.[3] Pasi punoi për disa kohë në industri, ai filloi politikës dhe u zgjodh deputet i Konjës në vitin 1969.[3]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Varri i Nexhmetin Erbakanit dhe familjes së tij në varrezat Merkezefendi in Stamboll

Erbakani vdiq më 27 shkurt 2011 në orën 11:40 për shkak infarktit ë zemër në spitalin Güven në Çankaja, Ankara.[5]

Trupi i tij u varros në varrezat Merkezefendi në Stamboll, ku u varros pranë gruas së tij Nermin. Ai nuk ka dashur varrim shtetëror, sidoqoftë në varrimin e tij morrën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe qeveritarë.[6]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ [1] BBC. Ex-Turkish PM sentenced, March 2000
  2. ^ [2] BBC. Turkey Bans Islamists, January 1998
  3. ^ a b c d "85 yıllık yaşamından kesitler". Ntvmsnbc.com. 27 February 2011. Marrë më 28 February 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Prof. Dr. Necmettin Erbakan'in soyu ve dogumu
  5. ^ "Necmettin Erbakan vefat etti". Ntvmsnbc. Marrë më 2011-02-27. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Erbakan son yolculuğuna uğurlandı 2011-03-01". Hürriyet. Marrë më 2011-10-14. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)