Jump to content

Historia e Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e Emirateve të Bashkuara Arabe

Që nga shekulli i XVIII-të, tokat të cilat më vonë do të njihen si Emirate, gjendeshin nën ndikimin e britanikëve.

Trucial State

Pirateria e evropianëve dhe vendasve u ndal më marrëveshjen në mes Britanisë së Madhe dhe shtatë emirëve të bregdetit më 1820. Lidhja e shtatë shteteve daton që më 1892, m marrëveshjen e quajtur Trucial State ku njeh si të vetmin patron mbrojës Britanin e Madhe[1][2].

Pas largimit të trupave britanike më 2 dhjetor 1971, 6 shtetet e marrëveshjes themelojnë Lidhjen/Federatën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Për këtë qëllim, Britania e lëshon hapësirën në protektoriatin e të cilës ishte, sipas një marrëveshjeje miqësie. Kryetari i shtetit, sheiku Said Ibn Sultan an Nahjan, u rizgjodh më 1976-të. Më 1972, kësaj federate, si emirat i shtatë, i bashkangjitet edhe Ras al-Khaimah-u. Pason anëtarsimi i federates në Oragnizaten e Kombeve të Bashkuara, në Ligën Arabe dhe në Organizaten OPEC. Në politikën e jashtme, posaçërisht në konfliktet e lindjes së afërt, federata ndjekë një vijë të lehtë politike gjatë viteve 1976/77 deri tek centralizimi në disa drejtime ndër të cilat, centralizimi i policisë dhe shërbimeve të sigurimit.

Së bashku me vendet tjera arabe në gjirin persik, mundohen që të arrijnë një koncept të përbashkët të mbrojtjes në rajonin e gjirit.

Kryeqendra e emiratit është Dubai, sipas të cilit është emëruar. Në dhjetor të vitit 1971, Emirati i Dubait u bashkua me Emiratin e Abu Dabit dhe emiratet tjera për të formuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri atëherë emiratet ishin nën protektoratin britanik. Emiri i emiratit është Muhamed bin Rashid el Maktum.

Sharxha ishte një nga qytetet më të pasura në këtë rajon me një zgjidhje në ekzistencë për më shumë se 5000 vjet. Klani Kavasimi (fisi Huvaila) e kanë themeluar Sharjahin dhe pëafërsisht 1727 e shpallë Sharxhain pavarësi.

Më 2 dhjetor 1971, së bashku me Ebu Dhabi, Dubain, Axhmanin, Umm el-Kavain dhe Fuxhaira u bashkuan pë ta formuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Emirati i shtatë, Res el-Haime u bashkua më 10 shkurt 1972, i cili ka fqinjë të madhe të cilët nuk janë arab.

  1. ^ Al Falahi, Noora (2014). Judicial System in The Trucial Coast. Hamdan Bin Mohammad Heritage Center. fq. 19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Tore Kjeilen (2007-04-04). "Trucial States". Looklex.com. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2015. Marrë më 2009-07-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]