Historia e Gjeorgjisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeorgjia ka qenë shtet i pavarur prej shekullit IV para Krishtit due zhvillimin më të hovshëm e arrinë në shekullin e XII. Në vitin 1555 ndahet në dy pjesënë perëndim nën ndikimin e Persisë dhe në lindje nën ndikimin e Turqisë. Në shekulline XIX bie nën sundimin rus. Në vitin 1921 fiton statusin e republikës së Bashkimit Sovjetike një vit më vonë me tri shtete e Kaukazit, përkatësisht me Azerbejxhanin due Armeninë formojnë federatën Transkaukaze e cila në vitin 1936 transformohet ashtu si ka qënë më parë. Me shpërbërjen e Bashimit Sovjetik, Gjeorgjia fiton pavarësinë në vitin 1991. Që nga pavarësimi në viin 1991 qeveria qendrore ballafaqohet me disa lëvizje separatiste ( në Abkhazi dhe Osetinë Jugore në veri të vendit dhe Axharinë në jug).

Një përpjekje nga qeveria e atëhershme e Gjeorgjisë për të manipuluar zgjedhjet legjislative kombëtare në nëntor 2003 shkaktoi protesta të shumta që çoi në dorëheqjen e Eduard Shevardnadze, president që nga viti 1995. Zgjedhjet e reja në fillim të vitit 2004 përfshiu Mikheil Saakashvili në pushtet së bashku me partinë e tij “Lëvizja Kombëtare”. Progres i madh në reformat e tregut dhe demokratizimit është arritur në vitet që nga pavarësia, por ky përparim ka qenë i komplikuar nga ndihma ruse dhe mbështetje për rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Pas një sërë provokimesh ruse dhe separatiste në verë 2008, veprimet ushtarake të Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut në fillim të gushtit çoi në një përgjigje ushtarake të Rusisë që jo vetëm u pushtuan zonat e shkëputura, por edhe një pjesë të madhe të Gjeorgjisë. Trupat ruse u tërhoqën prapa nga territori i pushtuar i Gjeorgjisë, por në fund të gusht të vitit 2008 në mënyrë të njëanshme Rusia njohu pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Ky veprim u dënua ashpër nga shumica e vendeve të botës dhe të organizatave ndërkombëtare[1]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]