Historia e Arabisë Saudite
Nga të dhënat e historisë lë të kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët (ang. Semitic). Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi gjithnë ka qenë ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamet në shekullin e VII-të. Brenda ca dhjetëvitësh myslimanët në krye me profetin e tyre ja arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.
Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rendësin politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen reformuese islamike Ualhabitët që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë për bashkimin e fiseve ka bërë Emir Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti . Trupat e djalit të Saudit (Abdallah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexh u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga familjet e fiseve besnike të perandorisë Osmane. Emiri Abd-al-Aziz II. ibn Saud (sundoi nga 1902-ta) që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemidëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta. Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe bazenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë në kohën më të re. Përndryshe rëndësia e këtij vendi është vetem në mite dhe në disa qytete bregdetare.
Afganistan · Arabi Saudite · Azerbajxhan · Bahrain · Bangladesh · Brunei · Butani · Birmani · Emirate të Bashkuara Arabe · Filipine · Gjeorgji · Indi · Indonezi · Irak · Iran · Izrael · Japoni · Jemen · Jordani · Kamboxhi · Katar · Kazakistan · Kinë · Kirgistan · Kore Jugore · Kore Veriore · Kuvajt · Laos · Liban · Malajzi · Maldives · Mongoli · Nepal · Oman · Pakistan · Qipr · Tajvan · Rusi · Shri Lankë · Singapur · Siri · Tailandë · Taxhikistan · Timor Lindor · Turkmenistan · Turqi · Uzbekistan · Vietnam