Jump to content

Mehmet Ali Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muhamed Ali Pasha-Egjipt)
Mehmet Ali Pasha
Vali i Egjiptit, Sudanit, Sirisë, Hixhazit, Moresë, Tashëzit, Gjiritit
FëmijëIbrahim Pasha
ShtëpiaShtëpia e Mehmet Ali Pashës
I atiIbrahim Aga
E ëmaZeinab
U lind17 Mars, 1769
Kavala, Perandoria Osmane, Sot Greqi
Vdiq2 gusht, 1849
Aleksandria, Perandoria Osmane

Muhamed Ali Pasha (osmanisht: محمد علی پاشا المسعود بن آغا‎ Meḥemmed ʿAlī Pāshāarabisht: محمد علي باشا‎‎ Muḥammad ‘Alī BāshāturqishtKavalalı Mehmet Ali Paşa; 4 mars 1769 – 2 gusht 1849) ishte pasha osman me prejardhje shqiptare, vali i Ejaletit të Egjiptit (Eyalet-i Mısr) gjatë viteve 1805–1848. Megjithëse nuk ishte një nacionalist modern, ai konsiderohet si themeluesi i Egjiptit modern për shkak të reformave që ai bëri në sferat ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Ai gjithashtu sundoi territore levantine jashtë Egjiptit. Dinastia që ai krijoi do të udhëhiqte Egjiptin dhe Sudanin deri më Revolucionin egjiptian të vitit 1952, të udhëhequr nga Muhammed Nagib dhe Gamal Abdel Naser.

Lindja dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Mehmed Ali, lindi në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi. Vizitorëve dhe diplomatëve evropian shpesh u thoshte se "ishte lindur në një fshat shqiptar[1]".

Për Mehmet Aliun tregohet që të ketë lindur në një familje tregtaresh shqiptar me origjinë nga Korça. Atij i vdiqën prindërit në moshë të vogël dhe shkoi të jetoj me xhaxhanë e tij. Mehmeti për njëfarë kohë është marrë me tregti nëpër Çamëri, më vonë ka vendosur që t'i bashkohet ushtrisë së Perandorisë Osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur të shkruajë dhe të lexojë ka qenë një njeri i mençur dhe largpamës, gjë që e bëri atë të bëjë karrierë në ditët e më pasme të jetës.

Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shumë myslimanë të tjerë, shtetas të perandorisë u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të perandorisë osmane nga këta kolonizator të rinj.

Në krye të një batalioni me shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme luftarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha Bonaparta. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund në vitin 1805 Mehmet Aliu më këshillën e sheikut të Azharit, morri fermanin nga Sulltani për tu bërë guvernator i Egjiptit së bashku me titullin Pasha.

Eliminimi i kundërshtareve politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Portreja

Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohë, ne vitin 1811, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me çifligaret vendas (Mamlukët), intrigat e tyre, kërcënimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmërinë ndaj rregullave të shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dërgimit të birit të tij Tosum Pasha në Arabi kundër "Vehabive" organizoi një darke për të gjithë parinë vendase Memluke (këtu fillon konspiracia Arabe J).

Pasiqe i ftoi të gjithë Memaliket në kështjellën e tij, Mehmet Aliu që e kishte rrethuar kështjellën me rojet e tij Shqiptar, i urdhëroi ata që të ekzekutonin të gjithë kundërshtaret e tij,afersisht 1000 vete që i kishte ftuar atë natë në kështjellë. Pas këtij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjipt, pasiqe ai arriti që ti eliminojë rivalet e tij në atë mbrëmje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shumë Memluk që shpëtuan, filluan të nxisin urrejtjen arabe kundër Mehmet Aliut që mbahet si i pari politikan Makiavelian në historinë moderne Islame.

Luftrat e Mehmet Aliut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Perdoria Osmane

Një nga zotësitë kryesore që Shqiptarët kanë pasur në Perandorin Osmane, ka qenë arti i luftës. Kështu, që nga ditët e marrjes së Egjiptit e deri në ditët e fundit të jetës së tij, Mehmet Aliu, me ndihmën e djemve të tij zhvilloi mjaft beteja të suksesshme nëpër botë.

Nga të parat ekspedita luftarake që Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me radhë që kreu në Arabi me urdhër të Sulltanit kundër Vehabive, ku djemtë e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arritën që kryengritjen e Saudeve në Arabi ta shype dhe të ktheje qytetet e shenjta të Mekes dhe Medinës në gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte të mund të kryenin vizitat e tyre në token e shenjte në mënyrë të qete dhe pa probleme.

Nga vitet 1820 deri më 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kundër Sudanit, ku në 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Hartumin si kryeqytet të tij. Më 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve të shqiptareve (arvanitasve) dhe grekeve (romejve) në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund të ta shtypte dot këtë rebelim , thërriti në ndihme Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti që të shuaje dhe shtype revoltat në Greqi. Si rrjedhoje e kësaj fitore, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Por fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashen, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye.

Si rrjedhoje e disa mbeturinave mamluke që kishin lënë Egjiptin pas masakrës së Mehmet Aliut, shumë prej tyre që nga Siria kryenin akte sabotazhi kundër Mehmet Aliut. Për këtë arsye në 1831 Mehmet Aliu u detyrua që të pushtoje Sirine dhe të ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemëroi Sulltan Mahmudin i cili hyri në konflikt me Mehmet Aliun (besohet se në këtë luftë ka influencuar një armik personal i Mehmet Aliut, që ishte këshilltar i Sulltanit). Pas betejës së 1839 djali i

Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrinë Osmane, filloi marshin për në Anadoll, ku sipas shumë historianeve ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai tu bënte Sulltan i shtetit Islam. Por duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan serisht Mehmet Aliun që të mos avanconte me tej. Nëse ky plan do të kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar.

Pas kësaj përpjekje të fundit Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjiptin (mbretërisë), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1956.

Arritjet e Mehmet Aliut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xhamia e Muhamed Ali Pashës në Kairo, Egjipt

Cami Mehmet Ali, përvec betejave të tija të suksesshme në botën Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari që në boten Islame futi shtypshkronjën, ndërtoi fabrika, ndërtoi sisteme moderne për shtetet ku ai udhëhoqi. Ne veçanti, vepra të Mehmet Aliut që vlejnë për tu theksuar janë : Krijimi i Egjiptit si shtet, modernizimi, ndërtimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj.

Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqërisë Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) që Sudani kishte përpara ardhjes së Mehmet Aliut.

Emancipimi i shoqërisë Egjiptiane, që sot është zemra e botës Arabe, ku nëpërmjet aktivizimit të shoqërisë vendase beduino - felahe në jetën shoqërore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu është ai që mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab Abham al-Xhedid ; që do të thotë sistemi i ri dhe ka të bëjë me atë se Mehmet Aliu ishte ai që për herë të parë në botën Islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesionale, dhe mjaft herë më të avancuar sesa ajo e Osmanëve. Vetë suksesi i ushtrive të Mehmet Aliut nëpër botë, i tregoi Sulltan Muratit së Sistemi Osman ishte vjetruar, gjë që e coi Sulltanin që pas Mehmet Aliut të shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por që asnjëherë nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.

Dhe pse pasardhësit e Mehmet Aliut më vonë u korruptuan dhe e dobësuan Egjiptin që Mehmet Aliu themeloi, sërisht vlerat e Mehmet Aliut për zemrën e sotshme të botës Arabo - Islame janë të panumërta. Me të drejtë për punën në themelimin e Egjiptit dhe ringjalljen Arabe që zë rrënje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Politik
  • Themelues i Egjiptit modern
Ushtarak

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fahmy, Khaled (2002). All the Pasha's Men. Caio: The American University in Cairo Press. fq. 1, 6. ISBN 977 424 696 9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)