Morea
Morea (gr. Μωρέας ose Μωριάς) është emri i mesjetar i Peloponezit të sotëm në Greqi. Sipas disa mendimtarëve ekziston mundësia që emri të ketë ardhur nga fjala "mare" (lloj mani i egër) që në mesjetë të ketë pasur vlerë për industrinë e mëndafshit.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1206, në hapësirë e Moresë kalon Kryqëzata e IV. Më 1262 bie përsëri në duart e Perandorisë Bizantine e cila krijoi despotatin e Moresë dhe më vonë kalon nën sundimin e paleologeve. Më 1460, Morea u morr me forcë nga ushtritë e Perandorisë Osmane të udhëhequra nga Sulltan Mehmed II Fatih - Pushtuesi.
Sipas mendimtarëve dhe historianëve pas pushtimit osmanë nga Morea fillon vala e shpërnguljes së shqiptarëve në drejtim të jugut të Italisë ku themeluan kolonit e tyre arbëreshe. Po ashtu kjo kohë merret edhe si kohë e krijimit dhe popullarizimit të këngës së njohur e të riprodhuar edhe në ditët tona "Moj e bukura More".
Pas pavarësimit të Greqisë, më 1822, vije deri tek ri konfigurimi administrativ i territorit dhe njëherazi emërtimi i njësive sipas pagëzimeve të vjetra antike. Për hapësirën e përafërt të Moresë kthehet emri antik Peloponez.
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- W. von Lohneysen: Mistra. Griechenlands Schicksal im Mittelalter. München 1977.
- S. Runciman: Mistra. Byzantine capital of the Peloponnese. London 1980.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kriegsreisende.de - Morea (gjermanisht)