Mehmet Fatihu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mehmed II)
Jump to navigation Jump to search
Sulltan Fatih Mehmet Han
Gentile Bellini 003.jpg
Mehmeti II, sulltan i Perandorisë Osmane
Sulltan
gusht 14443 maj 1481
Paraardhësi: Murad I
Pasardhësi: Bajezid II
Të dhënat personale
Lindi më: 30 mars 1432
Lindi në: Edrene, Perandoria Osmane
Vdiq më: 3 maj 1481
Vdiq në: Gebze, Perandoria Osmane
Kombësia: Osman
Profesioni: Sulltan (Perandor), poet
Feja: Mysliman

Mehmeti II (osmanisht: محمد ثانى‎, Meḥmed-i sānī, turqisht: II. Mehmed; 30 mars 1432 – 3 maj 1481), i njohur si Mehmet Fatihu (tur. Fatih Sultan Mehmed "Mehmet Ngadhnjyesi"), ishte një poet dhe sulltan i Perandorisë Osmane, i cili sundoi për herë të parë perandorinë për një kohë të shkurtër nga gushti i v. 1444 deri në shtator të v. 1446, dhe më vonë nga shkurti i v. 1451 deri në maj të v. 1481. Sulltan Mehmed Fatihu kishte edhe myzhden profetike qe e ndiqte nga pas per çeshtjen e çlirimit te Kostandinopojes, duke e nxitur ate ne çlirimin e saj perfundimtar. Në moshën 21-vjeçare, ai pushtoi Kostandinopojën (Stambollin e sotëm) dhe solli fundin e Perandorisë Romake të Lindjes.

Mehmeti ishte shkaku kryesor per konvertimin e shqiptareve (arberoreve) ne fene Islame. Ai gjate viteve te para te tij ne fron u perball me kryengritjet e popullsive autoktone te krishtera ne Ballkan, ndersa ajo cka mori me shume vemendje nga Europa e krishtere ishte kryengritja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. Mehmeti vazhdoi pushtimet e tij në Anadolli dhe në Evropën juglindore, duke arritur deri në Bosnje. Rrethoi dhe Krujën më 1466 por dështoi ta pushtonte me forcën e armëve prandaj iku duke plaçkitur e robëruar shqiptarët. Sulltan Mehmeti II e rrethoi disa here keshtjellen e Skenderbeut, por gati qe te gjitha ishin te pasukseshme. Forcat osmane që rrethonin Krujën u thyen nga shqiptarët më 1467, që nxiti Mehmetin të fillonte një fushatë të re drejt Shqipërisë e cila prapë dështoi. Nuk ka as edhe nje fakt te vetem per gjenocid apo masaker te bere nga Sulltan Fatihu. Ne kohen e atehershme, Patriarku i Pejes dha leje per shpernguljen e 30000 familjeve ortodokse serbe, per shkak te mossigurise nga fiset e islamizuara (shqiptare) autoktone. Sipas historianeve perendimor, për shkak të dështimeve, në Shqipëri u hakmor dhe masakroi 8000 shqiptarë të pambrojtur. Vlen te permendet se fiset e islamizuara arberore, filluan te shperngulen per ne Kosove, duke u rikthyer ne trojet e tyre historike.

Mehmeti II konsiderohet hero në Turqinë e sotme.

Marrëdhënia e Mehmetit me familjen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehmeti u rrit nga i ati me frymën e perkushtimit ndaj shtetit, por ndryshe nga i ati, dashuria e tij per familjen ishte teper e vogel. Mendohet se Bajaziti, pasardhesi i Sulltan Mehmetit, u lind nga Mehmeti kur ai ishte akoma 15 vjeç, qe per ditet e sotme eshte nje moshe shume e vogel. E ëma e Bajazitit quhej Gülbahar Hatun. Kur Mehmeti u ngjit ne fron, thuajse as qe e dinte qe kishte nje djale. Bajaziti u rrit duke i thene babait te vet "Sulltan". Mehmeti nuk e kishte marre ne dore me qe prej dites kur ai lindi. Derisa erdhi dita e nisjes per ne betejen e Kostandinopojes, ai nuk e kishte prekur. Bajaziti ishte vertet fati i mire i Mehmetit, sepse u kthye nga Kostandinopoja me fitore te lavdishme. Por Mehmeti vazhdoi te sillej ftohte me Gülbahar.

Sundimi i hershëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurorëzimi i Mehmetit të Dytë në Edrene, v. 1451.

Mehmeti i II ka lindur më 27 rexheb 835 sipas kalendarit hixhri (30 mars 1432), në Edrene, kryeqytetin e atëhershëm të Shtetit Osman. Babai i tij ishte sulltan Murati II (1404–51) dhe nëna e tij Hyma Valide Hatun, e lindur në Devrekan, Kastamonu.

Kur Mehmeti i II kishte 11 vjet, ai u dërgua në Amasi, për të qeverisur dhe për të fituar përvojë, sipas zakonit të sundimtarëve osmanë para tij. Sulltan Murati i II, gjithashtu dërgoi një numër mësimdhënësish që ta edukojnë atë.[1] Ky edukim islam pati një ndikim të madh në formimin e mendësisë së Mehmetit dhe në forcimin e besimit të tij islam. Ai u ndikua në praktikën e tij të epistemologjisë islame nga praktikues të shkencës, veçanërisht nga mentori i tij, Molla Gyrani. Ndikimi i Akshemseddinit në jetën e Mehmetit filloi që në moshë të re, veçanërisht në urdhërin për të përmbushur detyrën e tij islame, gjëgjësisht për të përmbysur Perandorinë Bizantine duke pushtuar Konstandinopojën.[2]

Pasi Murati i II bëri paqe me karamanidët në Anadolli në gusht të v. 1444, ai hoqi dorë nga froni, që të lëshoj vendin djalit të tij 12 vjeçar, Mehmetit të II. Nën sundimin e parë të Mehmetit të II, ai mundi kryqtarët e udhëhequr nga Janosh Huniadi, pasi inkursionet hungareze thyen kushtet e armëpushim sipas Paqes së Segedinit. Kardinali Julian Cesarini, përfaqësuesi i papës, kishte bindur mbretin e Hungarisë se shkelja e armëpushimit me myslimanët nuk ishte një akt tradhëtie.[3] Në këtë kohë Mehmeti i II kërkoi nga babai i tij Muradi i II të rimerrte fronin, por Murati i II nuk pranoi. I zemëruar me babanë e tij, i cili kishte filluar një jetë soditëse në Andaollinë jugperëndimore, Mehmeti i II shkroi, "Nëse ti je sulltani, eja dhe udhëhiqi ushtritë tuaja. Nëse unë jam sulltani, të urdhëroj të vish e të udhëheqësh ushtritë e mia." Pas leximit të kësaj letre, Murati i II udhëhoqi ushtrinë osmane dhe fitoi në Betejën e Varnës në v. 1444. Rikthimi i Muratit të II u mbështet nga Çandarllë Halil Pasha, vezir i madh i kohës, i cili nuk pëlqente sundimin e Mehmetit të II, sepse lalai (mësimdhënësi) më me ndikim i Mehmetit të II, Akshemseddini kishte një rivalitet me Halil Pashën.

Pushtimi i Konstandinopojës (1453)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hisari i Rumelisë, një kala e ndërtuar nga sulltan Mehmeti i II në v. 1451–52, para rënies së Konstandinopojës.[4]

Kur Mehmed i II u ngjit përsëri në fron në vitin 1451, ai u përkushtua forcimit të forcave detare osmane dhe filloi përgatitjet për marrjen e Konstandinopojës. Në ngushticën e ngushtë të Bosforit, Hisari i Anadollisë (tr. Anadoluhisarı) ishte ndërtuar nga gjyshi i tij i madh Bajaziti i I në anën aziatike; Mehmeti ngriti një kala edhe më të fortë të quajtur Hisari i Rumelisë (tr. Rumelihisarı) në anën evropiane, dhe kështu fitoi kontrollin e plotë të ngushticës. Pas përfundimit të kalasë së tij, Mehmeti filloi të merrte një taksë lundrimi nga anijet që kalonin brenda rrezes së topave të tyre. Një anije venedikase duke injoruar sinjalet për t'u ndalur u fundos me një goditje të vetme dhe të gjithë marinarëve të mbijetuar u prenë kokat,[5] përveç kapitenit, i cili u ndëshkoua me ngulje në lell dhe u vendos si një trofe gjahu njerëzor, si një paralajmërim për marinarët e mëtejshëm që do të kalojnë ngushticën.[6]

Ebu Ejyb el-Ensari, shoqëruesi dhe flamurtari i Muhammedit, vdiq gjatë rrethimit të parë të Konstandinopojës (v. 674–78). Gjërsa ushtria e Mehmetit të II iu afrua Konstandinopojës, shehu i Mehmetit Akshemseddini zbuloi varrin e Ebu Ejyb el-Ensarit.[7] Pas pushtimit, Mehmeti ndërtoi Xhaminë e Ejyp Sulltanit në atë vend, për të theksuar rëndësinë e këtij pushtimi për botën myslimane dhe të theksonte rolin e tij si gazi.[7]

Në v. 1453 Mehmeti filloi rrethimin e Konstandinopojës me një ushtri prej 80,000 deri në 200,000 trupa, një varg artilerishë i përbërë nga mbi shtatëdhjetë copë,[8] dhe një flotë prej 320 anijesh, pjesa më e madhe e tyre ishin anije tregtare dhe transportuese mallrash. Qyteti ishte i rrethuar nga deti dhe toka; flota në hyrje të Bosforit shtrihej nga njëri breg në tjetrin në formën e një gjysmëhëne, për të ndërprerë dhe sprapsë ndonjë ndihmë të ardhun nga deti për Konstandinopojën.[5] Në fillim të prillit, filloi rrethimi i Konstandinopojës. Në fillim, muret e qytetit i mbajtën jashtë osmanët, edhe pse ushtria e Mehmetit përdorte topin e sapo krijuar nga Orbani, një top gjigant i ngjashëm me shahinë. Porti i Bririt të Artë u bllokua nga zinxhirë dhe u mbrojt nga 28 anije luftarake.

Më 22 prill, Mehmeti transportoi luftanijet e lehta mbi tokë, rreth kolonisë gjenoveze të Galatasë deri në bregun verior të Bririt të Artë; tetëdhjetë galera u transportuan nga Bosfori pas shtrimit të një rruge me dru, pak më e gjatë se një milje. Kështu, bizantinët i shtrinë trupat e tyre mbi një pjesë më të gjatë të mureve. Mehmeti kishte pergatitur disa topa te medhenj, nder me te medhenjte qe ka pasur historia, ku secili top rendonte me dhjetera tone, ndersa gjylet e tyre peshonin te pakten 300 kilograme. Keta topa Mehmeti i quajti "Urban" per nder te shpikesit dhe arkitektit te tyre, usta Urbanit,e bija e te cilit u dashurua me Hasanin, miku me i ngushte i Sulltan Mehmet Fatihut. Hasani ra deshmor ne Kostandinopoje, po ate dite qe u pushtua Kostandinopoja, me 29 maj 1453. Thuhet se Era(siç quhej gruaja qe dashuronte Hasani kishte ngelur shtatzene me te, cka e ben tragjike vdekjen e tij.Rreth një muaj më vonë, Konstandinopoja ra, pas një rrethimi pesëdhjetë e shtatë ditësh, gjëgjësisht më 29 maj 1453. Thuhet se ne diten e 40-te te rrethimit te Kostandinopojes, Mehmeti e humbi toruan dhe nuk doli nga çadra per dy dite me radhe. Ushtaret e vet mendonin se mos i bente keq vetes. Pikerisht ne ate kohe luan rol te rendesishem figura e Sheh Akshemssedinit, i cili ishte i vetmi qe e permbante Mehmetin. Ai i tha keto fjale:"Kujto Ebu Ejub el Ensarin, qe edhe pse me nje ushtri me te vogel, nuk e humbi si ju shpresen, derisa vdiq". Ai e coi Mehmetin te varri i EL ENSARIT, flamurtarit te profet Muhamedit. Mehmeti mori vrull nga kjo dhe qe prej asaj dite e pushtoi Kostandinopojen brenda 17 diteve.[5] Pas këtij pushtimi, Mehmeti e kaloi kryeqytetin osman nga AdrianopojaKostandinopojë.

Hyrja triumfatore e Sulltan Mehmetit II në Konstandinopojë, pikturë nga Fausto Zonaro (1854–1929).

Kur Sulltan Mehmeti i II shkeli në rrënojat e Boukoleonit, i njohur për osmanët dhe persët si Pallati i Çezarit, me shumë gjasa i ndërtuar mbi një mijë vjet më parë nga Teodosi i II, ai shqiptoi vargjet e famshme të Saadit:[9][10][11][12]

Merimangë lëvrin si derëtar,
në pallatin e Çezarit.
Bufi luan muzikë,
të rojet e kështjellës të Afrâsxhjâbit.

Pas pushtimit të Konstandinopojës, Mehmeti mori titullin "Çezar" të Perandorisë Romake (osmanisht: قیصر روم Kajser-i Rûm), bazuar në atë se Kostandinopoja kishte qenë selia dhe kryeqyteti i Perandorisë Romake që nga v. 330 dhe kushdo që zotëronte kryeqytetin perandorak ishte sundimtari i perandorisë.[13] Studiuesi i asaj kohe Gjergji i Trebizondit mbështeti pretendimin e tij.[14][15] Pretendimi i tij u pranua nga Kisha Ortodokse Lindore, por jo nga Kisha Katolike dhe shumica e Evropës perëndimore. Gjergj Sholari, një antagonist i vendosur i Perëndimit për shkak të Plaçkitjes së Kostandinopojës, të kryer nga katolikët perëndimorë të udhëhequr nga latinët dhe kundërshtimeve teologjike mes dy kishave, u kurorëzua Patriark Ekumenik i Konstandinopojës–Romës së Re në v. 1454, me të gjitha elementet ceremoniale, statusin e etnarkut (ose miletbashit) dhe të drejtat e pronës, që e bënë atë pronarin e dytë më të madh në Perandorinë Osmane, nga vetë sulltani dhe për këtë Gjergji i II e njohu Mehmetin II si pasues të fronit.[16][17][18] Mehmeti gjithashtu kishte një linjë gjaku me familjen perandorake bizantine: paraardhësi i tij, sulltani Orhan i I, ishte martuar me një princeshë bizantine, dhe Mehmeti pretendoi prejardhjen nga Gjon Çelebi Komneni.[19] Ai nuk ishte sundimtari i vetëm që pretendonte një titull të tillë; Frederiku i III, perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake në Evropën perëndimore, theksonte prejardhjen e tij nga Karli i Madh, i cili kishte marrë titullin e Perandorit Romak kur u kurorëzua nga Papa Leo i III në v. 800.

Perandori bizantin Konstandini i XI vdiq pa lënë një trashëgimtar, dhe nësë Kostandinopoja nuk do kishte rënë në, me shumë gjasë atë do ta kishin zëvendësuar bijtë e vëllait të tij të vdekur. Ata fëmijë u morën në shërbimin e pallatit të Mehmetit pas rënies së Konstandinopojës. Djali më i madh, i riemëruar Has Murad, u bë i pëlqyeshëm për Mehmetin dhe shërbeu si Bejlerbej i Ballkanit. Djali më i ri, i quajtur Mesih Pasha, u bë admirali i flotës osmane dhe Sanxhakbej i Galipolit. Ai më në fund shërbeu dy herë si Vezir i Madh nën sundimin e djalit të Mehmetit, Bajazitit të II.[20]

Pas rënies së Konstandinopojës, Mehmeti do të vazhdonte të pushtonte Despotatin e Moresë në Peloponez në v. 1460 dhe Perandorinë e Trebizondit në Anadollinë verilindore në v. 1461. Dy mbetjet e fundit të sundimit bizantin u absorbuan kështu nga Perandoria Osmane. Pushtimi i Konstandinopojës i dha lavdi dhe prestigj të madh në vend. Ka disa dëshmi historike se, 10 vjet pas pushtimit të Konstandinopojës, Mehmeti i II vizitoi vendin e Trojës dhe u mburr se ai u hakmarrë për trojanë duke pushtuar grekët (bizantinët).[21][22][23]

Reagimi i perëndimit pas marrjes së Kostandinopojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas perëndimorëve, Kostandinopoja ishte muri që i ndante nga osmanët, kështu që shumica iu trembën një pushtimi të mundshëm dhe rrufe nga Mehmeti. Për këtë që ndodhi, ata akuzuan bizantinët, të cilët nuk i morën seriozisht osmanët. Frika u shtua kur Mehmeti arriti të nënshtronte të gjithë Ballkanin. Për perëndimorët ky ishte një makth i vërtetë. Marrja e Hungarisë nga sulltan Sulejmani i bëri europianët t'i humbnin shpresat. Por me dobësimin e perandorisë Osmane, kjo frikë u kthye në fuqi.


Pushtimi i serbisë (1454–1459) [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Serbia kishte lidhje me Kostandinopojen, sepse edhe vete ishte ortodokse. Mehmeti kreu beteja me Serbine menjehere pasi mori Kostandinopojen.

Pushtimi i Moresë (1458–1460) [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

3. Qëndresa e Moresë

Betejat fitimtare të Skënderbeut u bënë burim frymëzimi edhe për shqiptarët e Moresë (Peleponezit). Pas pushtimit të Janinës (1430), ushtria osmane filloi të depërtonte edhe në viset më jugore të Ballkanit, si në More, ku shumica e popullsisë ishte shqiptare. Që në sulmet e para osmane mbi këtë rajon të Ballkanit, shqiptarët u dalluan si forca më aktive antiosmane. Për të shtypur qëndresën e fuqishme të tyre u angazhuan edhe vetë sulltanët, si Murati II, më 1444, dhe Mehmeti II, më 1458.

Luftimet kryesore për pushtimin e Moresë nga osmanet u bënë gjatë viteve ‘60. Në krye të ushtrive osmane, sulltan Mehmeti II, që erdhi përsëri në prill të vitit 1460, pushtoi rajone të tëra të Moresë. Qendresës së fuqishme shqiptare që hasën kudo në More, pushtuesit iu pergjigjën me akte terrori masiv.

Pasi morën kështjellën e Kastricës, ushtritë osmane masakruan 300 mbrojtësit shqiptarë të saj, duke i therrur, kurse komndanti e tyre Primo Kokën, e sharruan më dysh. Këto skena të tmerrshme u përsëritën në mënyrë edhe më makabre në kështjellën e Gardhiqit. Pas rënies së saj në duart e ushtrisë së sulltan Mehmetit II, mbrojtësit dhe 6 mijë banorët e strehuar aty, përfshirë gra dhe fëmijë të lidhur këmbë e duar, u therën në sheshin e kështjellës, e cila u rrafshua.

Gjatë fushatës së vitit 1460 ushtritë osmane pushtuan edhe shumë kështjella të tjera, si Kalavritën, Korintin etj., ku mbrojtësit dhe të strehuarit u masakruan. Më këtë fushatë Moreja u pushtua nga osmanët. Vetem një numër kështjellash si Koroni, Modoni, Argoni, Nauplani etj., mbetën nën zotërimin e Venedikut, mbrojtja e të cilave iu besua luftëtarëve Shqiptare. Për pushtimin e këtyre kështjellave vashduan ekspedita osmane deri në fund të Shek. XV.

Dëshmi e qëndresës së vendosur të shqiptarëve të Moresë dhe e qëndrimit të papajtueshëm me pushtuesit osmanë, ishte edhe emigrimi masiv i tyre në Italinë e jugut e në Sicili. Por edhe nëpër vendbanimet e reja u ruajtën ndër shekuj kujtimin për ngjarjet e lavdishme të shek. XV dhe për Heroin Kombëtar, dëshmi kjo e lidhjeve të thella shpirtërore që kishin pasur më luftën e shqiptarëve të udhëhequra nga Skënderbeu. Pas qëndresës se Morese, ajo ra ne 1460.

Pushtimet në bregun e Detit të Zi (1460–1461) [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nënshtrim i Vllahisë (1459–1462)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vllehët e Evropës Perëndimore kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të mbrojtur kulturor me retorikën e tyre antire Greke. Dhe bashkë me ta, vllehët mund të kenë humbur shansin e tyre të fundit të mbijetesës - shansin e fundit të mbijetesës si vllehët - sepse popujt autoktonë që janë sot vllah, mbijetuan duke u asimiluar pjesërisht dhe thjesht duke e bërë atë përsëri. Shtë logjike të pritet që ky grup etnik të zhduket brenda një ose dy brezave, përveç nëse është zhvilluar ndonjë lloj nxitje për të inkurajuar vllehët të qëndrojnë si vllehët (si fondet dhe gazetat që zgjerojnë monedhën dhe dobinë për të mësuar gjuhën në shkolla). Situata e tyre na kujton se edhe pse njerëzimi mund të zvogëlohet me humbjen e një grupi etnik ose gjuhësor, anëtarët e veçantë të grupit ndonjëherë mund të fitojnë. Mehmeti e pushtoi Vllahine per tre vite(1459-1462).

Pushtimi i Bosnjes (1463)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bosnja dhe Hercegovina është njëri nga vendet historike në Evropë, me histori pothuajse të pandërprerë si një njësi gjeopolitike që nga Mesjeta e deri më sot. Ndërmjet viteve 1180 dhe 1463 ajo ishte një mbretëri e pavarur; nga viti 1580 deri në vitin 1878 ishte një "Ejalet" në kuadër të Perandorisë Osmane); nga viti 1878 deri në vitin 1918 ishte brenda Perandorisë Austro-Hungareze; dhe nga viti 1945 e deri në vitin 1992 ishte një Republikë Federale në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ne fund te mesjetes dhe ne vazhdimesi te modernizimit, Bosnja ishte pjese e perandorise osmane qe prej vitit 1463.

Lufta osmano-venedikase (1463–1479)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luftërat Otomane-Venedikane Luftërat midis Perandorisë Osmane dhe Republikës Veneciane midis shekujve 15 dhe 18 .

Rrethimi i Selanikut (1422-1430) ( en ) ( 1423-1430 Lufta Otomano-Venedikase ) 1463-1479 Lufta Otomane-Venecia → shiko Traktatin Otoman-Venedik (1479) 1499-1503 Lufta Otomane-Veneciane → shiko Betejën e Detit Sapienza (1499) dhe Betejën e Detit Modon (1500) 1537-1540 Lufta Otomano-Veneciane 1570-1573 Lufta Otomane-Venecia → shiko Warnebahtı Lufta Detare ( 1571 ) Beteja e Kretës, 1645-1669 1683-1699 Luftërat e Aleancës Osmane-Shenjtë → Shih Traktatin e Karlofçës ( 1699 ) Beteja e vitit 1715-1718 Otoman-Austri-Venecia → shiko Traktatin e Pasarofçës ( 1718 )

Pushtimi i Karamanit (1464–1473)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta me Molladavi (1475–1476)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pushtimi i Shqipërisë (1466–1478)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pranverën e v. 1466, Mehmeti II marshoi me një ushtri të madhe kundër shqiptarëve dhe udhëheqësit të tyre, Skënderbeut, i cili i bëri ballë për një kohë të gjatë osmanëve, dhe në mënyrë të përsëritur kishte kërkuar ndihma nga Italia.[24] Pasi dy muaj luftimesh të ashpra Mehmedi u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria.[25]Gjithashtu sulltani hoqi rrethimin e Durrësit ku vodhi e plaçkiti në territoret përreth qytetit.[26][27] Gjithashtu mori me vete 3,000 shqiptarë rob.[28]

Në Shqipëri ndërtoi kështjellën e Elbasanit (il-basan, "fortesa")[29] siç thuhet brenda 25 ditëve. Kjo fortesë e vendosur në një pikë strategjike, në ultësirat pranë fundit të rrugës së vjetër Egnatia, ndau Shqipërinë në dysh, duke izoluar bazën e Skënderbeut në malësitë veriore nga zotërimet venedikase në jug.[30] Megjithatë, pas tërheqjes së sulltanit vetë Skënderbeu e kaloi dimrin në Itali, duke kërkuar ndihma. Me kthimin e tij në fillim të v. 1467, forcat e tij u ulën nga malësitë dhe mundën Ballaban Pashën dhe e hoqën rrethimin e kalasë së Krujës; ata gjithashtu sulmuan Elbasanin, por nuk arritën ta pushtonin atë.[31][32] Mehmeti II u përgjigj duke marshuar përsëri kundër Shqipërisë. Ai forcoi sulmet ndaj kështjellave shqiptare, njëkohësisht duke dërguar trupa për të bastisur zotërimet venedikase e për t'i mbajtur ata të izoluara.[31] Osmanët dështuan sërish për të marrë Krujën dhe nuk arritën ta nënshtronin vendin. Megjithatë, dimri solli një shpërthim të murtajës, e cila do të përsëritej çdo vit dhe do të zvogëlonte forcën e rezistencës lokale.[33] Vetë Skënderbeu vdiq nga malaria në fortesën venedikase të Lezhës, duke i dhënë fund aftësisë së Venedikut për të përdorur krerët shqiptarë për interesat e veta.[30] Shqiptarët u lanë vetë të vazhdonin rezistencën, e cila u dobësua gradualisht gjatë dekadës së ardhshme.

Pasi Skënderbeu vdiq, Mehmeti II personalisht udhëhoqi rrethimin e Shkodrës në v. 1478–1979, për të cilin kronisti i hershëm osman Ashëkpashazade (1400–81) shkruan: "Të gjitha pushtimet e Sulltan Mehmetit u përmbushën me marrjen e Shkodrës".[34] Venedikasit dhe shkodranët i rezistuan sulmeve dhe vazhduan të mbanin kështjellën derisa Republika e Venedikut i dorëzoi Shkodrën Perandorisë Osmane në Traktatin e Konstandinopojës, si kusht për t'i dhënë fund luftës.

Pushtimi i Krimesë (1475)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KONKESTIMI I KRIMESË

Principata e Candaroğulları u ndërpre në 1460. Me pushtimin e Trabzonit në 1461 dhe Krimesë në 1475, Deti i Zi u bë një liqen turk. Në këtë mënyrë, epërsia gjenoeze në shesh mbaroi dhe kontrolli i İpekyolu kaloi në Shtetin Osman.


Ekspedita në Itali (1480)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lexoni më tej[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fusnotat
  1. ^ الشقائق النعمانية في علماء الدولة العثمانية، صفحة 52 نقلاً عن تاريخ الدولة العثمانية، صفحة 43
  2. ^ الفتوح الإسلامية عبر العصور، د. عبد العزيز العمري، صفحة 358-359
  3. ^ تاريخ الدولة العليّة العثمانية، تأليف: الأستاذ محمد فريد بك المحامي، تحقيق: الدكتور إحسان حقي، دار النفائس، الطبعة العاشرة: 1427 هـ - 2006 م، صفحة: 157 ISBN 9953-18-084-9
  4. ^ "Bosphorus (i.e. Bosporus), View from Kuleli, Constantinople, Turkey". World Digital Library. 1890–1900. Marrë më 2013-12-12. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c Silburn, P. A. B. (1912).
  6. ^ "Byzantium: A Tale of Three Cities - BBC Four". BBC. Marrë më 2017-04-09. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b The Sultan of Vezirs: The Life and Times of the Ottoman Grand Vezir Mahmud, Théoharis Stavrides, page 23, 2001
  8. ^ Arnold (2001) p. 111
  9. ^ The Routledge Companion to Medieval Warfare, Jim Bradbury, page 68
  10. ^ The Sultan of Vezirs:, Théoharis Stavrides, page 22
  11. ^ East and West in the Crusader States: Krijna Nelly Ciggaar, Adelbert Davids, Herman G. B. Teule, page 51
  12. ^ The Lord of the Panther-Skin, Shota Rustaveli, page xiii
  13. ^ "Milliyet İnternet - Pazar". Milliyet.com.tr. 19 dhjetor 2004. Marrë më 2017-04-09. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "washingtonpost.com: Constantinople: City of the World's Desire, 1453-1924". www.washingtonpost.com. Marrë më 2017-04-09. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Crowley, Roger (6 gusht 2009). Constantinople: The Last Great Siege, 1453 (në anglisht). Faber & Faber. ISBN 9780571250790.
  16. ^ "Gennadios II Scholarios | patriarch of Constantinople". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 2017-04-09.
  17. ^ "Was the Ottoman Empire the legitimate successor of the Roman Empire? - Quora". www.quora.com (në anglisht). Marrë më 2017-04-09.
  18. ^ "List of Ecumenical Patriarchs - The Ecumenical Patriarchate". www.patriarchate.org (në anglisht). Marrë më 2017-04-09.
  19. ^ Norwich, John Julius (1995). Byzantium:The Decline and Fall. New York: Alfred A. Knopf. ff. 81–82. ISBN 0-679-41650-1. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Lowry, Heath W. (2003). The Nature of the Early Ottoman State. Albany, NY: SUNY Press. p. 115-116.
  21. ^ Michael Wood (1985). In Search of the Trojan War. University of California Press. ff. 38–. ISBN 978-0-520-21599-3. Marrë më 1 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Kader Konuk (21 shtator 2010). East West Mimesis: Auerbach in Turkey. Stanford University Press. ff. 78–. ISBN 978-0-8047-7575-5. Marrë më 3 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ John Freely (1 tetor 2009). The Grand Turk: Sultan Mehmet II - Conqueror of Constantinople and Master of an Empire. Overlook. ff. 95–. ISBN 978-1-59020-449-8. Marrë më 3 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Finkel 2006, p. 63
  25. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 452
  26. ^ Babinger 1978, p. 252
  27. ^ Setton 1978, p. 279
  28. ^ Babinger 1978, p. 253
  29. ^ Robert Elsie: Historical dictionary of Albania. Books.google.gr. 19 mars 2010. ISBN 9780810873803. Marrë më 2013-08-10. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ a b Finkel 2006, p. 64
  31. ^ a b Setton, Hazard & Norman (1969), p. 327
  32. ^ Setton 1978, p. 278
  33. ^ Setton 1978, p. 283
  34. ^ Pulaha, Selami. Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV. Burime osmane. Tirana: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1968, p. 72

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]