Murati V

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Murati V
مراد خامس
Sulltan
Sulltani i 33-të i Perandorisë Osmane
Mbretërimi30 maj 1876 – 31 gusht 1876
ParaardhësAbdyl Azizi
PasardhësAbdyl Hamiti II
BashkëshortetMevhibe Kadën
Reftarëdil Kadën
Shajan Kadën
Mejliservet Kadën
Resan Hanëm
FëmijëShehzade Mehmed Selaheddin
Hatixhe Sultan
Fehime Sultan
Fatma Sultan
Alije Sultan
Emri i plotë
Murad bin Abdul Mexhid
I atiAbdylmexhiti I
E ëmaShejkefza Kadën
U lind21 shtator 1840
Stambolli, Perandoria Osmane[1]
Vdiq29 gusht 1904
Stambolli, Perandoria Osmane
Varrimi30 gusht 1904
Xhamia e Re, Stamboll
Tugra

Murad V (21 shtator 1840 - 29 gusht 1904) ishte sulltani i 33-të i Perandorisë Osmane prej 30 majit deri më 31 gusht 1876. Ai ishte djali i Abdylmexhiti I dhe Shejkefza Sultan, vajza e Mehmet bej Zaurum dhe gruasë së tij Xhemile Hanëm.[2]

Sundimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Murad u bë sulltan kur xhaxhai i tij Abdul Azizi u shkarkua. ai ishte shumë i ndikuar nga kultura franceze dhe ishte liberal.[3][4][5][6] Ai mbretëroi për 93 ditë para se të shkarkohet me arsyetimin se ai ishte i sëmurë mendërisht.[6] Si rezultat, ai nuk ishte në gjendje të jepte Kushtetutën që mbështetësit e tij kishin kërkuar. Paqëndrueshmëria pasuese politike e shkaktuar nga largimi i tij e shtyu perandorinë më pranë luftës katastrofike me Rusinë, pastaj e sunduar nga Aleksandri II.

Pas heqjes nga froni, sulltani me mbretërimin më të shkurtër në perandorinë osmane, e kaloi jetën në pallatin apo sarajin Çiragan, kurse e bija, Hatixhe qëndronte pranë xhaxhait, sulltan Abdylhamitit II.

Pa e kuptuar, sulltan Murati ishte bërë palë me tradhtarët më të mëdhenj të asaj kohe, veçanërisht me Aleksandr Israil Parvusin.

E bija ishte martuar me një pasha që në fillim nuk e donte, për shkak se në zemrën e saj ishte mbjellë dashuria për Kemaletin Pashain, të birin e Osman Gazi Pashait. Por meqenëse Kemaletin Pasha u martua me Naime Sultan, Hatixhe e pranoi Vasfi efendi si bashkëshortin e vet.

Ai vdiq në Stamboll, dhe u varros në Xhaminë e Re, Stamboll më 30 gusht 1904. Vëllau i tij, Abdyl Hamiti II, morri fronin më 31 gusht 1876.[7]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Britannica, Istanbul Arkivuar 18 dhjetor 2007 tek Wayback Machine: Until the Turkish Post Office officially changed the name in 1930, however, the city continued to bear the millenary name of Constantinople.
  2. ^ İbrahim Pazan (2007). Padişah anneleri. Babıali Kültür Yayıncılığı. ISBN 978-9944-118-31-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Howard, Douglas Arthur (2001). The History of Turkey. Greenwood Publishing Group. fq. 66. ISBN 0313307083. Marrë më 6 maj 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Smith, Jean Reeder; Smith, Lacey Baldwin (1980). Essentials of World History. Barron's Educational Series. ISBN 0812006372. Marrë më 6 maj 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Yapp, Malcolm (9 janar 2014). The Making of the Modern Near East 1792-1923. Routledge. fq. 118. ISBN 1317871073. Marrë më 6 maj 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Palmer, Alan. The Decline and Fall of the Ottoman Empire, 1992. Page 141–143.
  7. ^ Brookes, Douglas Scott. The concubine, the princess, and the teacher: Voices from the Ottoman Harem. University of Texas Press, 2010. p13-14