Jump to content

Bajaziti I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bajaziti i I)
Bajaziti I
بايزيد اول
Sulltan
Sulltani i 4-të i Perandorisë Osmane
Mbretërimi16 qershor 1389 ‒ 20 korrik 1402
ParaardhësMurati I
Pasardhësinterrregnum (1402-1413)
Mehmeti I
BashkëshortMalhun Hatun
Rabije Bala Hatum
DinastiaShtëpia e Osmanët
I atiMurati I
E ëmaGülçiçek Hatun
U lind1360
Bejllëku osman
Vdiq8 mars 1403
Akşehir, atëherë nën okupimin e Perandorisë Timurid
VarrimiBursa
Tughra

Bajaziti I (Turqishtja osmane: بايزيد اول‎, Turqisht: I. Bayezid, 1306 - 8 mars 1403) ishte sulltani i 4-të i Perandorisë Osmane i cili sundoi nga viti 1389 deri më 1402. Ai ishte djali i Murati I dhe Gülçiçek Hatun, e cila ishte me preardhje greke. Ai ndërtoi një nga ushtritë më të mëdha në botën e njohur në atë kohë dhe rrethoi pa sukses Kostandinopojën. Ai miratoi titullin Sulltan-i Rûm, Rûm duke qenë një emër i vjetër islamik për Perandorinë Romake. Ai mposhti me vendosmëri kryqtarët në Nikopolis (në Bullgarinë e sotshme) më 1396, dhe u mund vetë dhe u kap nga TimuriBetejën e Ankarasë më 1402 dhe vdiq në robëri në mars 1403, duke shkaktuar interregnumin osman.

Roli i parë i madh i Bajazitit ishte si guvernator i Kytahja, një qytet që u pushtua nga Germijanidët. Ai ishte një ushtar i vrullshëm, duke fituar pseudonimin "Rrufeja" në një betejë kundër Karamanidëve.

Bajaziti u ngjit në fron pas vdekjes së babait të tij Murati I, i cili u vra nga kalorësi serb Millosh Kopiliq gjatë (15 qershor), ose menjëherë pas (16 qershor) Betejës së Kosovës më 1389, beteja në të cilën Serbia u bë një vasal i Sulltanatit Osman. Menjëherë pasi mori fronin, ai e mbyti vëllain e tij më të vogël për të shmangur një komplot. Në vitin 1390, Bajaziti mori për grua Princeshën Olivera Despina, vajza e Princit Llazar të Serbisë, e cila gjithashtu humbi jetën në Kosovë. Bajaziti njohu Stefan Llazareviqin, djalin e Llazarit, si udhëheqësin e ri serb - më vonë despot - me një autonomi të konsiderueshme.

Serbia e Epërme i rezistoi osmanëve derisa Gjenerali Pasha Jigit Beu kapi Shkupin më 1391, duke e shndërruar qytetin në një bazë të rëndësishme operacionesh.

Sipas orientalistit britanik, Lord Kinross, Bajaziti dallohej nga nxitimi, impulsiviteti, paparashikueshmëria dhe maturia.[1] Ai kujdesej pak për punët e shtetit, të cilat ua besonte guvernatorëve të tij. Siç shkruan Kinross, midis fushatave Bajaziti shpesh merrej me kënaqësi: pangopësi, dehje dhe shthurje. Oborri i sulltanit ishte i famshëm për luksin e tij dhe ishte i krahasueshëm me oborrin Bizantin gjatë periudhës së lulëzimit të saj.[2]

Në të njëjtën kohë, sulltani ishte një komandant i talentuar.[3] Në të gjitha 13 vitet e mbretërimit të tij, Bajezid pësoi vetëm një humbje, e cila përfundimisht doli të ishte fatale për të.[4] Pavarësisht nga dëshira e tij për kënaqësitë tokësore, Bajaziti ishte një njeri fetar dhe kalonte orë të tëra në xhaminë e tij personale në Bursa. Ai gjithashtu mbajti teologët islamikë në rrethin e tij.[5]

  1. ^ Kinross, B.P; "Ottoman Centuries: The Rise and Fall of the Turkish Empire". 1999. p. 70-71; ISBN 5-232-00732-7
  2. ^ Kinross, B.P; "Ottoman Centuries: The Rise and Fall of the Turkish Empire". 1999. p. 73 ISBN 5-232-00732-7
  3. ^ Kinross, B.P; "Ottoman Centuries: The Rise and Fall of the Turkish Empire". 1999. p. 70-71; ISBN 5-232-00732-7
  4. ^ Kinross, B.P; "Ottoman Centuries: The Rise and Fall of the Turkish Empire". 1999. p. 82-85; ISBN 5-232-00732-7
  5. ^ Kinross, B.P; "Ottoman Centuries: The Rise and Fall of the Turkish Empire". 1999. p. 73; ISBN 5-232-00732-7