Jump to content

Olivera Despina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cari Lazar dhe familja e tij

Mileva Olivera Lazarević, Despina Hatun (lindur në 1372-1444) ishte vajza më e vogël e Lazarit të Serbisë dhe Princeshës Milica, si dhe gruaja e Sulltan Osmanit Bayezid I, me të cilin u martua pas Luftës në Kosovë në 1389, në shenjë pajtimi dhe paqeje midis dinastive osmane dhe dinastisë Lazarević. Pas martese ajo mori titullin Despina Hatun.

Olivera Despina Hatun lindi në 1372, vajza më e vogël e Princit Lazar dhe Princeshës Milica të Serbisë. Mamaja e saj ishte pasardhëse e Princit Stefan Nemanja, themelues I dinastisë Nemanjić si dhe kushuriri i katërt nga Perandoria Dušan e Serbisë. Olivera kishte rreth katër motra, Mara ( mamaja e despotit serb Đurađ Branković), Dragana, Teodora dhe Jelena (mamaja e Balša III, udhëheqësi I Zeta) si dhe dy vëllezërit, despoti serb Stefan dhe Vuk Lazarević. Pas betejës së Kosovës në 1389, Olivera u dërgua në haremin e Sultanit Bayezid I, ku qëndroi për 12 vitet e ardhshme dhe u bë një nga katër gratë e sulltanit (përveç konkubinave). Pavarësisht martesës së saj, ajo nuk u konvertua kurrë në myslimane. Ajo pati një influencë shumë të madhe tek sulltani, I cili ndihmoi popullin nga ajo vinte, vendin si dhe familjen për ti bërë balllë kohërave turbulente.

Në betejën e Ankarasë në 20 qershor 1402, Olivera dhe Bayezid u rrëmbyen prej Timurit. Ajo u lirua në 1403, pas vdekjes së bashkëshortit të saj në robëri.

Ajo e kaloi pjesën e mbetur të jetës në gjykatën e vëllait të saj Stefan në Beograd si dhe në atë të motrës së saj Jelena në Herceg Novi. Olivera u largua nga jeta pas vitit 1444.