Jump to content

Mara Brankoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mara Brankoviq
Illustrim i vitit 1426
BashkëshortMurati II (m. 1435; vdiq më 1451)
ShtëpiaBrankoviq
I atiGjuragj Brankoviq
E ëmaIrene Kantakouzene
U lind1416
Vučitrn
Vdiq14 September 1487
Kostandinopojë, Perandoria Osmane

Mara Brankoviq (Serbisht: Мара Бранковић) ose Mara Despina Hatun (rreth vitit 1416 – 14 shtator 1487), e njohur edhe si Sulltanesha Marije, Mara Hatun, Despina Hatun, ose Amerissa, ishte e bija e mbretit serb Gjergj Brankoviqit dhe Irene Kantakuzene. Mara më vonë hyri në harem të Sulltan Muratit II të Perandorisë Osmane.[1]

Ajo u martua me sulltanin në vitin 1435. Ajo kurrë nuk u konvertua në Islam. Ajo u kthye në Serbi pasi burri i saj vdiq në vitin 1451. Kur prindërit e saj vdiqën dhe thjeshëri i saj Mehmeti II u bë sulltan, ajo u kthye në Perandorinë Osmane në vitin 1456 dhe shpesh i jepte këshilla.[2] Gjatë Luftës Osmane-Veneciane (1463-1479), ajo veproi si ndërmjetëse midis Mehmedit dhe Republikës së Venedikut. Në vitin 1471, Brankoviq shoqëroi personalisht një ambasador venedikas në Portë për negociata me Sulltanin.[3]

Në kulturën popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personazhi i Mara Hatun është trilluar dhe portretizuar nga Tuba Büyüküstün në dokumentarin origjinal historik Rise of Empires: Ottoman (2020).[4][5] Ajo tregohet si dikush i sjellë nga Serbia, i cili u martua me Muratin II për arsye politike, dhe që mbështeti Mehmet Pushtuesin dhe ndikoi tek ai.

Bregdeti mes Selanikut dhe gadishullit Kasandra është quajtur "Kalamarija" sipas emrit të saj – "Maria e Mirë".

  1. ^ Profile of Mara
  2. ^ D. M. Nicol, "The Byzantine Lady: Ten Portraits 1250–1500" (1994), p. 116
  3. ^ D. M. Nicol, "The Byzantine Lady: Ten Portraits 1250–1500" (1994), p. 116
  4. ^ "Netflix docudrama reveals great defense of Byzantium, the small conquest of Ottoman Empire" (në anglisht). Daily Sabah. 8 prill 2020.
  5. ^ "Rise of Empires: Ottoman ne zaman başlayacak? Rise of Empires: Ottoman oyuncuları" (në turqisht). Hürriyet. 12 dhjetor 2019.