Jump to content

Luftanija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anija luftarake)
Luftanije të ankoruara në Valleta, Maltë.

Luftanija (ose anija luftarake) është anije që është e ndërtuar dhe e destinuar kryesisht për luftë. Përveç se janë të armatosura, luftanijet janë të dizajnuara për t'i bërë ballë dëmeve dhe janë zakonisht më të shpejta dhe më të lëvizshme sesa anijet tregtare. Ndryshe nga një anije tregtare, e cila mbart ngarkesë, një luftanije në mënyrë tipike vetëm mbart armë, municione dhe furnizime për ekuipazhin e saj. Luftanijet zakonisht i përkasin një force detare (marine), ndonëse ata janë operuar gjithashtu nga individë, kooperativa dhe korporata.

Në gjendje lufte, dallimi midis luftanijeve dhe anijeve tregtare është shpesh i paqartë. Në gjendje lufte, anijet tregtare janë të armatosura dhe shpesh përdoren si luftanije të rendit të dytë, të tilla si Anijet QLuftës së Parë Botërore dhe kryqëzorët e armatosur tregtarë të Luftës së Dytë Botërore. Deri në shekullin 17 ishte e zakonshme që anijet tregtare të ishin të detyruara të shërbenin në forcat detare dhe një dukuri e zakonshme e kohës ishte se më shumë se gjysmë e një flotë ushtarake përbëhej nga anijet tregtare. Derisa kërcënimi i piratëve ra në shekullin 19, ishte praktikë normale që të armatosen anije e mëdha tregtare, siç ishin galerat. Anije luftarake shpesh janë përdorur si bartës të trupave apo anije furnizimi, si të tillë janë përdorur nga marina franceze në shekullin 18 ose nga marina japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore .

Evolucioni i luftanijeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Model i një trireme romake.
Beteja e Lepanit, një ndër betejat më të njohura detare.
HMS Dreadnought, luftanije britanike me turbina me avull.
Nëndetëse e klasit Virginia.
Dy aeroplanmbajtëse: një amerikane USS Enterprise dhe një franceze FS Charles de Gaulle.
Shkatërruesi indian INS Ranjit.

Në kohën e Mesopotamisë, Persisë së lashtë, Greqisë së lashtë dhe të Perandorisë Romake, anije luftarake ishin gjithmonë galerat (të tilla si biremat dhe triremat), një anije e gjatë dhe e ngushtë, që lëviz me anë të fuqisë njerzore, respektivisht me anë të rremave të shumtë të vendosur përgjatë trupit të anijes të lëvizura nga rremaxhinjtë. Ata janë të dizajnuara të godisin dhe të fundosin anijet armike. Mirëpo me zhvillimin e katapultës në shekullin 4 p. e. s. dhe me përmirësimin e teknologjisë së saj, u mundësua formimi i flotave të para të përbëra me luftanije të pajisura me artileri. Kto flota të parët i krijuan grekët e lashtë. Gjatë antikitetit të vonë, mënyra e goditjes së anijes armike mbeti jashtë përdorimit dhe taktikat e galerave kundër anijeve të tjera gjatë mesjetës deri në fund të shekullit 16 janë fokusuar në zbarkimin në anijen armike.

Artileria në luftanije u rizhvillua në shekullin 14, por topat nuk u bënë mjete të zakonshme në det, derisa armët ishin të afta për tu rimbushur me shpejtësi të mjaftueshme për tu ripërdorur në të njëjtën betejë. Madhësia e një anije që të mbaj një numër të madh të topave e bëri të pamundur lëvizjen e anijes me anë të rremave, dhe kështu luftanijet u mbështetën kryesisht në vela. Lundrimi i man-of-war (nga ang. "njeriu-i-luftës", man-of-war ishin anije të armatosura me shumë topa dhe lëviznin me anë të velave) është shfaqur në shekullin 16.

Nga mesi i shekullit 17, topat e vendosur në anët e luftanijeve pësonte vetëm rritje dhe taktikat evoluuan ashtu që anijet vendoseshin në linja "paralele" dhe duronin breshërinë e anijes armike, kjo dukuri u quajt Linja e Betejës (ose e Luftës). Man-of-war në këtë kohë ka evoluar në barkë e linjës. Në shekullin 18, fregata dhe anija rojtare (ang. sloop-of-war), që ishin shumë të vogla për të qëndruar në linjën e betejës, evoluuan që të shoqërojnë anijet tregtare, të zbulojnë anijet armike dhe të bllokojnë brigjet e armikut.

Çeliku, avulli dhe artileria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë shekullit 19 një revolucion zëri vend në mjetet shtytëse, armatimin dhe ndërtimin e luftanijeve. Motorët me avull u shfaqën, në fillim si forca ndihmëse, në çerekun e dytë të shekullit 19 .

Lufta e Krimesë dha një stimul të madh në zhvillimin e armëve. Futja e predhave shpërthyese shpejt ka çuar në përdorimin e hekurit, dhe më vonë, çelikut për të ndërtuar armaturën e anëve dhe kuvertës së luftanijeve të mëdha. Koracatat e para, ajo franceze Gloire dhe ajo britanike Warrior, bënë që luftanijet prej druri të dalin jashtë përdorimit. Metali shpejt zëvendësoi në tërësi drurin si materialin kryesor për ndërtimin e luftanijeve.

Nga vitet 1850, anijet e linjës me vela u zëvendësuan nga anijet e luftës me motorë me avull, ndërsa fregatat me vela u zëvendësuan nga kryqëzorët me motorë me avull. Armatimi i luftanijeve u ndryshu me shpikjen e barbetave dhe turrave rrotulluese , të cilat i lejonin armët që të godasin në mënyrë të pavarur nga drejtimi i anijes dhe mundësuan që një numër më i vogël i armëve më të mëdha të mbahet në anije.

Risi gjatë fundit të shekullit 19 ishte zhvillimi i silurit dhe zhvillimi i siluruesve. Anijet e vogla dhe të shpejta me silur dukeshin se ishin duke ofruar një alternativë për ndërtimin e flotave të shtrenjta të anijeve të luftës.

Lufta e Dytë Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania dhe Britania e Madhe ishin dy fuqitë dominuese në Oqeanin Atlantik. Gjermania, sipas Traktatit të Versajës, e kishte flotën e saj të kufizuara në vetëm disa anije të vogla sipërfaqësore. Por përdorimi i mençur i terminologjisë të paqartë, të tillë si "Panzerschiffe" mashtroi komandat britanike dhe franceze. Ata ishin të befasuar në mënyrë të vrazhdë kur anijet si Admiral Graf Spee, Scharnhorst dhe Gneisenau vazhdimisht sulmonin linjat e furnizimit të Aleatëve. Ndonëse kërcënimi më i madh, ishte futja e "armëve vdekjeprurëse" të marinës gjermane,anija Bizmarck dhe anija Tirpitz. Bismarck-u u fundos në një seri betejash detare të egra dhe të shkurtërta në Atlantikun verior, ndërsa Tirpitz-i tregonte dobësim dhe tronditje përpara se të rrëzohet nga Forcat Ajrore Mbretërore (të Britanisë së Madhe). Marina Mbretërore Britanike vendosi dominimin në teatrin evropian më 1943.

Lufta e Dytë Botërore solli ndryshime masive në projektimin dhe rolin e disa llojeve të anijeve Për herë të parë, aeroplanmbajtëset u bënë zgjedhje e qartë për të shërbyer si anije kryesore brenda një force detare. Lufta e Dytë Botërore ishte lufta e vetme në histori ku kishte beteja mes grupeve të aeroplanmbajtësve. Lufta e Dytë Botërore e pa përdorimin e parë të radarit në luftime. Ajo solli betejën e parë detare në të cilën anijet e të dyja palëve nuk patën luftime direkte, në vend të luftimit direkt atp dërguan aeroplanë për të bërë sulmet, e kjo ishte Beteja e Detit të Koraleve.

Zhvillimi i nëndetësve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëndetëset e para praktike janë zhvilluar në fund të shekullit 19, por vetëm pas zhvillimit të silurit nëndetëset u bënë me të vërtetë më të rrezikshme (dhe në këtë mënyrë më të dobishme). Deri në fund të Luftës së Parë Botërore nëndetëset kishin provuar potencialin e tyre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore flota nëndetare e anijeve U (nga gjer. Unterseeboot - "Anije nëndetare") e marinës gjermane gati ka arritur që të bëj Britaninë të nënshtrohet dhe i shkaktuar humbje të mëdha anijeve bregdetare të SHBA-ve. Suksesi i nëndetëseve çoi në zhvillimin e eskortave shoqëruese kundër-nëndetës të reja gjatë dy luftërave botërore, siç ishin luftanijet e kategorisë shkatërrues. Për çudi, shumë nga këto lloje të reja kanë marrë emrat e anijeve të vogla nga koha e velit, të tilla si anije korvetë, rojtar dhe fregatë.

Zhvillimi i aeroplanmbajtësve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ndryshim i madh në luftën detare ka ndodhur me futjen në përdorim të aeroplanmbajtësve. Së pari në Betejën e Tarantos dhe pastaj në Betejën e Pearl Harbor, aeroplanmbajtëset demonstruan aftësitë e tyrë që të godisin në mënyrë vendimtare anijet e armikut jashtë shikueshmërisë dhe shënjestrës së anijeve sipërfaqësore. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, transportuesit ishin bërë luftanije dominuese.

Luftanijet bashkëkohore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luftanijet bashkëkohore janë përgjithësisht të ndara në shtatë kategori kryesore: aeroplanmbajtës, kryqëzorë, shkatërrues, fregata, korveta, nëndetëse dhe anije amfibe sulmuese. Anija e luftës përbën një kategori të tetë, por nuk është në shërbim aktual në asnjë marinë në botë. Vetëm anija e luftës amerikan e klasës Iowa vazhdonë të ekzistoj si luftanije potencialë. Shkatërruesi në përgjithësi konsiderohet si luftanija sipërfaqësore më dominante e flotave moderne. Megjithatë, rolet dhe paraqitjet dikur të dallueshme të kryqëzorëve, shkatërruesve , fregatave dhe korvetave janë sot të paqarta. Shumica anijet sot janë të armatosur me një përzierje të armëve kundër objektivave sipërfaqësore, kundër nëndetëseve dhe kundër aeroplanëve. Një tjetër dallim kyç ndërmjet anieve të vjetra dhe moderne është që të gjitha anijet luftarake moderne janë "të buta", pa koracë të blinduar, të trashë dhe të fryrë siç i kishin anijet e Luftës së Dytë Botërore, që shërbente si mjet mbrojtës kundra silurëve.

Shumica e marinave përfshijnë shumë lloje të anijeve mbështetëse dhe ndihmëse, të tilla si anijet minaheqëse dhe anijet e patrullimit.

Ndarja e luftanijeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot nuk ekziston një sistem i vetëm i klasifikimit të luftanijeve, por secilila marinë ka sistemin e vet të klasifikimit.

Luftanijet mund të ndahen në:

  • Anije luftuese - të cilat kryejnë luftime direkte me armikun
  • Anije ndihmëse - të cilat shërbejnë për sigurimin materialo-teknik të flotës dhe si mbështetës të saj
  • Anije speciale - lloje të ndryshëm të anijeve

Lista e shteteve dominuese sipas tonazhit të luftanijeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendet janë të renditura sipas tonazhit të luftanijeve sepse tonazhi konsiderohet përgjithësisht më i rëndësishëm sesa numri i luftanijeve.

Nr. Shteti Tonazhi i luftanijeve Numri i luftanijeve
1 Flamuri Shtetet e Bashkuara 3,382,959 271
2 Flamuri Kina 973,719 371
3 Flamuri Rusia 927,120 202
4 Flamuri Japonia 405,800 93
5 Flamuri Mbretëria e Bashkuar 367,850 66