Vllahia (Rumani)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Vllahia (Rumanisht: Tara Romaneasca, Anglisht: Wallachia, BCS: Vlaška, Rusisht: Влашская Земля, Latinisht: Valachia) rajon gjeografik dhe historik i Rumanisë. Ajo ndodhet në veri të Danubit dhe në jug të Karpateve Jugore. Ndahet në dy pjesë, Muntenia (Vllahia e Madhe) dhe Oltenija (Vllahia e Vogël).
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vllahia në fillim të shekullit XIV u krijua si një principatë, në krye me Basarab I, i cili ngriti krye kundër Mbretit të Hungarisë Karl Roberti I. Për herë të parë Vllahia përmendet në vitin 1246 në një kartë të cilën Mbreti i Hungarisë Bella IV i dërgon Dukës Seneslav. Vllahia nga viti 1417 deri në vitin 1859 kishte pranuar suverenitetin e Perandorisë Osmane, me periudha të shkurtra të pushtimit rus në mes të viteve 1768 dhe 1854. Në vitin 1859 Vllahia u bashkua me Moldavinë, duke formuar Principatën e përbashkët. Nga viti 1866 kjo principatë u quajt Rumania, gjersa nga viti 1881 zyrtarisht u quajt Mbretëria e Rumanisë. Me Marrëveshjen e Trianonit në vitin 1920, Transilvania u nda nga Hungaria dhe u bashkua me Mbretërinë e Rumanisë, duke formuar shtetin modern rumun. Por Vllahia në Rumani nuk ka lidhje me Vllahinë në Kosovë.