Ejaleti i Egjiptit
Ejaleti i Egjiptit | |||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1517–1867 | |||||||||||||||||||
Gjendja | Provincë Osmane (1517–1805) Vasal autonom i Perandorisë Osmane (1805–1867) | ||||||||||||||||||
Kryeqyteti | Kajro | ||||||||||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Arabisht,[a] Turqishtja osmane mesin e zyrtarëve | ||||||||||||||||||
Besimi | Islami Synit (zyrtare) | ||||||||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||||||||
Lloji i qeverisjes | Ejaleti | ||||||||||||||||||
Vezir i Madh | |||||||||||||||||||
• 1857–1858 | Zulfikar Pasha (i pari) | ||||||||||||||||||
• 1866–1867 | Muhamed Sherif Pasha (i fundit) | ||||||||||||||||||
Epoka historike | Periudha e hershme moderne | ||||||||||||||||||
22 Janar 1517 | |||||||||||||||||||
1798–1801 | |||||||||||||||||||
1801–1805 | |||||||||||||||||||
1820–1822 | |||||||||||||||||||
1831–1833 | |||||||||||||||||||
8 Juni 1867 | |||||||||||||||||||
Popullsia | |||||||||||||||||||
• 1700 | 2,335,000[b] | ||||||||||||||||||
• 1867 | 6,076,000 | ||||||||||||||||||
Ekonomia | |||||||||||||||||||
Monedha | |||||||||||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||
Ejaleti i Egjiptit (turqishtja osmane: ایالت مصر Eyālet-i Mıṣr) operoi si një ndarje administrative e Perandorisë Osmane nga viti 1517 deri më 1867. Ai filloi si rezultat i pushtimit të Egjiptit Mamluk nga osmanët më 1517, pas Luftës Osmane-Mamluk (1516-1517) dhe përthithjes së Sirisë në Perandori më 1516. Osmanët e administruan Egjiptin si një ejalet të perandorisë së tyre nga viti 1517 deri më 1867, me një ndërprerje gjatë pushtimit francez nga viti 1798 deri më 1801.
Egjipti ishte gjithmonë një provincë e vështirë për t'u kontrolluar nga sulltanët osmanë, pjesërisht për shkak të fuqisë dhe ndikimit të vazhdueshëm të mamlukëve, kastë ushtarake egjiptiane që kishte sunduar vendin për shekuj. Pasi forcat anglo-turke dëbuan francezët në vitin 1801, Muhamed Ali Pasha, një komandant ushtarak shqiptar i ushtrisë osmane në Egjipt, mori pushtetin në vitin 1805 dhe de facto themeloi Hidivllëkun e Egjiptit.
Egjipti nën dinastinë e Muhamed Aliut mbeti nominalisht një provincë osmane. Në realitet, ejaleti ishte praktikisht i pavarur dhe në fakt shkoi në luftë dy herë me perandorinë - në 1831–33 dhe 1839–41. Kostandinopoja i dha Egjiptit statusin e një shteti vasal autonom ose Hidivllëk më 1867. Isma'il Pasha (Hidiv nga viti 1863 deri më 1879) dhe Teufik Pasha (Hidiv nga viti 1879 deri më 1892) qeverisnin Egjiptin si një shtet pothuajse i pavarur nën sundimin e osman deri pushtimin britanik më 1882. Megjithatë, Hidivllëku i Egjiptit (1867–1914) mbeti një provincë de jure osmane deri më 5 nëntor 1914,[2] kur u shpall nga Perandoria Britanike një protektorat britanik në reagim ndaj turqve të rinj të Perandorisë Osmane që iu bashkuan Luftës së Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore (tetor-nëntor 1914).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Holes, Clive (2004). Modern Arabic: Structures, Functions, and Varieties. Georgetown Classics in Arabic Language and Linguistics (në anglisht) (bot. 2nd). Washington, D.C.: Georgetown University Press. fq. 43. ISBN 978-1-58901-022-2. OCLC 54677538. Marrë më 9 korrik 2010.
- ^ Full text of the Treaty of Lausanne (1923): Article 17 of the treaty refers to Egypt and Sudan.
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Pages using infobox country or infobox former country with the symbol caption or type parameters
- Shtete dhe territore të themeluara më 1517
- Shtete dhe territore të shpërbëra më 1867
- Egjipti Osman
- Ejalete të Perandorisë Osmane në Afrikë
- Shtetet vasale të Perandorisë Osmane