Jump to content

Ejaleti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e vitit 1730
Harta e vitit 1849
Dy harta evropiane të Perandorisë Osmane. Harta e parë përshkruan provincat si "Bejlerbejllëqet", ndërsa e dyta i përshkruan ato si "Pashallëqet"

Ejaletet (Turqishtja osmane: ایالت‎ Eyâlet) ishin njësi administrativePerandorisë Osmane.

Veziri i madh ishte përgjegjës për emërimin e të gjithë oficerëve të lartë të ejaletit, si në kryeqytet ashtu edhe në provinca. Midis viteve 1861 dhe 1866, këto ejalete u shfuqizuan dhe territori u nda për qëllime administrative në vilajete.

Ejaletet u ndanë në rrethe të quajtura liva ose sanxhaqe, secila prej tyre ishte nën përgjegjësin e një pashai, me titullin Mira-lira, ose Sanxhak-beu. Këto krahina zakonisht quheshin pashallëk nga evropianët.[1] Pashai u investua me kompetenca të qeverisjes absolute brenda provincës së tij, duke qenë shefi i të dy departamenteve ushtarake dhe financiare, si dhe i policisë dhe drejtësisë penale.[1]