Sanxhaku
Sanxhaku ose Sanxhak është njësi administrative e perandorisë Osmane si dhe perandorive e shteteve të tjera islamike. Sanxhaku është një nivel më i lartë se nahia dhe një më poshtë se vilajeti.
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Sanxhaku i Novi Pazarit përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë, përkatësisht boshnjakë e shqiptarë.
Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, është i një rëndësie të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Prandaj, pozita gjeografike është objektiv i pa shmangshëm i analizës së të gjitha trajtimeve komplekse të hapësirës gjeografike dhe ngjarjeve politike.
Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ky rajon ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik, i ndarë politikisht në mes të dy shteteve të pavarura - Serbisë dhe Mali të Zi. Sanxhaku paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë. Përndryshe është regjion i konflikteve, përkatësisht në të ndeshen interesat e ndryshme. Për serbët, nëpër të kalon “Transferzalja e gjelbër”, për të tjerët linja ruse-serbe e interesit kah Mali i Zi dhe Deti Adriatik.[1]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Sanxhaku i Shqipërisë (1385–1466)
- Sanxhaku i Elbasanit (1466–1913)
- Sanxhaku i Manastirit - gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte pjesë administrative.
- Sanxhaku i Dibrës (shek.14 — 1912)
- Sanxhaku i Delvinës (shek.16 — 1912)
- Sanxhaku i Ohrit (1395—1864)
- Sanxhaku i Janinës (1430—1913)
- Sanxhaku i Nishit - (shek.15 — 1878) - njësi administrative-territoriale e Perandorisë Osmane me qendër në Nish.
- Sanxhaku i Pazarit të Ri - (shek.15 — 1913)
- Sanxhaku i Pejës - (1455—1912) - ishte pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës.
- Sanxhaku i Prishtinës
- Sanxhaku i Prizrenit (shek.15 — 1912)
- Sanxhaku i Prevezës (1863–1912)
- Sanxhaku i Shkupit - (1392–1913) - ishte pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës.
- Sanxhaku i Shkodrës (1479–1913)
- Sanxhaku i Vlorës (1466 — 1913)