Historia e Afganistanit
Perandoria e ngritur nga Ahmad Shah Durrani në vitin 1747 merret si fillimi i shtetit Afganë. Kjo perandori ishte jetë shkurt, u shkatërrua për interesa të prijësve vendas. Pas një kohe të shkurtë Afganistani bie nën ndikimin e Britanisë së Madhe.
Më 1801 në marrëveshjen e paqes Anglo-Perse u vendosë edhe emërtimi "Afganistan", që më parë ky vend njihej si termin tokat Afgane.
Pas rezistencave të shumta të popullit Afganë, Afganistani ndahet nga Britania e Madhe në vitin 1893 duke humbur disa pjesë të territorit në Indi (sot Pakistani). Që nga kjo kohë ende nuk ka ndonjë kufi zyrtarë në me të Afganistanit dhe Pakistanit.
Lufta e tretë Anglo-Afgane shkaktoi që më majë të 1919-së pranimin e sovranitetit të Afganistanit nga Britanikët.
Që nga 1933 ishte një monarki stabile e cila më 1973 duhej të lëshonte vendin për një republikë të cilën komunistët më 1978 e kontrollojë. marshimi i trupave sovjetike në Afganistan në vitin 1979, sjellë një luftë dhjetëvjeçare të cilën e fitojnë muxhaedinët Afganë. Pas tërheqjes së trupave sovjetike më 1989 dhe dorëheqjes së kryetarit komunistë Najbullah më 1992, grupet muxhaedine fillojnë luftën për pushtet në mes tyre e cila vazhdon deri në vitin 1995. Nga kjo luftë shkatërruese dalin si fitimtarë grupi i muxhaedinëve të quajtur Taliban. Talibanët vendosin në 90% të vendit sundimin e tyre të një forme të prapambetur mesjetare e cila ju sjellë kokëçarje vendeve perëndimore. Pas sulmit të 11 shtatorit të 2001-së në ShBA, pason marshimi i trupave amerikane në Afganistan i cili ishte i pranuar nga OKB-ja si akt i vetëmbrojtjes. Trupat amerikane për rrëzimin e pushtetit të Talibanëve krijojnë aleancën veriore. Si rezultat i marshimit të trupave amerikane në Afganistan, vendoset qeveria e përkohshme afgane në krye me prijësin e fisit Hamid Karsai i cili më 2001 pranohet nga prijësit e fiseve afgane në kuvendi e fiseve "Loja Xhirga" si kryetarë i Afganistani.
Konfliktet në mes prijësve të aleancës veriore deri më vitin 2002 ishin më të mëdha se sa lufta kundër regjimit të Talibanëve. Kështu gjatë kësaj kohe përndjekja e anëtarëve të kombësive tjera dhe të atyre që flasin gjuhë tjera ishte përditshmëria e luftës së aleancës veriore, përderisa në anën tjetër trupat amerikane shkatërronin regjimin e Talibanëve në këtë vend (shumica e aleancës veriore përbëhej nga vetë grupet e Talibanëve).
Më 9 tetor 2004 mbahen zgjedhjet e para për kryetarë të Afganistanit të cilat i fiton Hamid Karsai.