Athanas Gegaj
Athanas Gegaj (Triesh, 3 janar 1904 - Los Angeles, 28 janar 1988) ose Atanaz qe frat françeskan e historian shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luka, siç qe dhe emri i pagëzimit, i biri i Prenkës dhe Mrisë leu në Buxhë të Trieshit në Malësi të Madhe, që tash është në Mal të Zi, më 3 janar.
Kushtet e para i kreu më dt. 7 gusht 1923. Studioi në kolegjin Illyricum t'etënve françeskan në Shkodër ku kreu maturën 1927-'28. U nis më 1931 me studime në të Louvain në Belgjikë, ku u laureua në histori-filozofi. Porsa u kthye në Shqipëri u shugurua frat. Jep mësim në kolegjën françeskane deri me të hymë të italianëve, për shkak të kundërshtimit ndaj regjimit fashist e internuan në Itali dhe nuk e kthyen më. Më 1941 braktis petkun e françeskanëve dhe del civil[1].
Mbas Luftës Botnore Gegaj shërbeu si sekretar i Ahmet Zogut në legatën e tij në mërgim. Më 1962 shkon drejt ShBA-së ku u bë redaktor i të përjavshmes "Dielli që dilte në Boston deri më 1971. Vdiq me 28 janar të 1988 në Santa Monica, Los Angeles, California.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër veprat kryesore që mbahen mend janë monografia "L'Albanie et l'invasion turque au XVe siècle" (Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV, Louvain - 1937), dhe artikuj të ndryshëm në shtypin françeskan të "Hyllit të Dritës".
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptar[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] e (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike). Shkodër 1965.