Jump to content

Rrethi i Malësisë së Madhe

Coordinates: 42°13′N 19°21′E / 42.21°N 19.35°E / 42.21; 19.35
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°13′N 19°21′E / 42.21°N 19.35°E / 42.21; 19.35

link={{{të çon}}}

Rrethi i Malësisë së Madhe është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun e Shkodrës. Rrethi i Malësisë së Madhe ka 37,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 897 km² dhe kryeqendër Koplikun. Perkatesia fetare ne Malesine e madhe perbehet nga 68% Musliman, 31% Katolik, 1% Ortotoks

Malësia e Madhe është krahinë e trojeve shqiptare e cila shtrihet në lindje të Podgoricës dhe përbri Liqenit të Shkodrës e deri në Kosovë. Shkëmbinjtë gëlqerorë që mbizotërojnë këtu dhe reshjet e vogla i kanë përcaktuar kësaj krahine një fizionomi të thatë dhe të zhveshur. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare dhe derdhet në Moraçë. Në pjesën e epërme ka një rrjedhë të shpejtë e të vrullshme, ndërsa lugina është e thellë dhe e ngushtë. Me të dalë në fushën e Cemit ai zgjeron shtrati e vet dhe fiton tiparet e lumit fushor me rrjedhje më të ngadalshme, me luginë të cekët dhe me shumë gjarpërime. Krahina e Malësisë së Madhe është e mbrojtur prej erërave të ftohta të veriut nga kompleksi malor që përshkon. Malësia e Madhe ndaj Liqenit të Shkodrës është e hapur dhe influenca e kësaj mase ujore ndikon në klimë më të butë, me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë e me reshje. Krahina e Malësisë së Madhe me një pozitë periferike dhe të izoluar, me sipërfaqe të kufizuarat tokave punuese, e thatë për shkak të pranisë së madhe të shkëmbinjve gëlqerorë etj. Ka ndikuar që të jetë krahinë e prapambetur agrare. Popullsia merret me blegtori, me kultivimin e hardhisë, kurse në viset e ulëta të të fushës merret me lavërtari. Në komunën e Podgoricës jetojnë afro 14000 shqiptarë ose 8,5% të popullsisë së kësaj komune. Qendra e rëndësishme është Tuzi me 4000 banor , dikur ishte qendër komunale. Tuzi prap me kërkesen e popullatë u krijua komuna. Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Trieshi. Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zona bjeshkore, zona malore dhe zona fushore. Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit. Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit. Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës.

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrethi i Malësisë së Madhe përbëhet nga një bashki dhe pesë komuna që janë: