Rragami (Shkodër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rragam
Fshat
Rragam
Pamje e Rragamit
Rragam is located in Shqipëria
Rragam
Rragam
Rragam (Shqipëria)

Koordinatat:42°03′36″V 19°36′00″L / 42.060°V 19.600°L / 42.060; 19.600Koordinatat: 42°03′36″V 19°36′00″L / 42.060°V 19.600°L / 42.060; 19.600

Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Shkodrës
Rrethi: Rrethi i Shkodrës
Komuna: Komuna Gur i Zi
Popullsia: 1100 banorë
Targat e automjeteve: SH
Përdorimi i stampës


Rragami është një fshat që ndodhet në veri-lindje të Shkodrës dhe është pjesë e komunës Gur i Zi, Rrethi i Shkodrës.


Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Një pjesë nga plazhi

Dallohet për natyrën e tij të mahnitshme, një fushë e rrethuar nga malet dhe liqeni. Në pjesën lindore te fshatit ndodhet liqeni artificial ku është edhe diga e cila mbrohet nga shteti. Në lagjen Kryethi kultivohet kultura e duhanit i cili dallohet për cilësinë e tij të veçantë, kjo edhe nga toka shumë pjellore e kësaj pjese të fshatit. Nëpër fshat kalon një përrua që e përshkon të gjithin që nga banorët e fshatit quhet Bistall. Rreth 5 minuta me makinë larg është Gajtani, vendbanim ilir, kurse nga ana tjetër 6.4 km largësi, është Shurdhahu - që arrihet me barkë - ku ndodhet qyteti mesjetar Sarda.

Turizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë stinës së verës sidomos të dielave në Rragam shkojnë shumë persona nga fshatrat përreth sepse atje është e mundur të bëhet plazh sepse një pjesë e bregut ka rërë shumë të përshtatshme për një gjë të tillë.

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Rragami ka edhe shkollën 9-vjeçare shtetërore "Tonç Gjon Toma" - i cili është vrarë nga regjimi komunist - dhe një kopsht privat "Engjëlli i Rojës" i administruar nga Famullia e Rragamit që frekuentohet edhe nga fëmijët e fshatrave Gajtan e Guri i Zi. Duke qenë se është rritur mirëqenia e popullsisë së fshatit vitet e fundit është rritur numri i nxënësve që bëjnë në qytet si shkollën 9-vjeçare po ashtu edhe shkollën e mesme e duke shpresuar për një të ardhme më të mirë e shumica e studentëve vazhdojnë edhe studimet e larta. Në qytete te ndryshme të vendit po ashtu edhe jashtë vendit.

Shumë të rinj janë larguar nga vendi për motive ekonomike e disa prej tyre kanë marre me vete edhe familjet e tyre në vendet ku punojnë e jetojnë. Vendet ku kanë emigruar me shumë janë: Itali, Greqi, SHBA.


Pamje nga Rragami[redakto | redakto tekstin burimor]