Katedralja e Shën Shtjefnit, Shkodër
| Katedralja e Shën Shtjefnit Katedralja e Shën Stefanit | |
|---|---|
Katedralja Katolike e Shën Shtjefnit nga Sheshi | |
| Religion | |
| Affiliation | Katolike |
| District | Arqidioqeza e Shkodrës-Pult |
| Ecclesiastical or organizational status | Katedrale |
| Viti i shenjtëruar | 1867 |
| Statusi | Aktive |
| Location | |
| Vendndodhja | Shkodër, Shqipëri |
| Koordinatat gjeografike | 42°3′55″N 19°31′12″E / 42.06528°N 19.52000°E |
| Architecture | |
| Groundbreaking | 1858 |
| Përfunduar | 1867 |
| Specifications | |
| Gjatësia | 74 metres (243 ft) |
| Gjerësia | 50 metres (164 ft) |
| Lartësia (max) | 23.5 metres (77 ft) |
Kisha Katolike e Shën Shtjefnit (tsk. Kisha Katolike e Shën Stefanit), e njohur në popull si Kisha e Madhe, është katedralja e qytetit të Shkodrës në Shqipërinë veriperëndimore dhe selia e Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.
Katedralja i kushtohet Shën Shtjefnit, pajtor i qytetit sipas besimit katolik.[1]
Gjatë rrethimit të Shkodrës (1912–1913) katedralja u dëmtua nga bombardimet malazeze, veçanërisht nga ana juglindore, duke shkaktuar zjarr në kambanore. Katedralja u mbyll në vitin 1967 duke u shndërruar në pallat sporti nga Revolucioni Kulturor dhe objekti shërbeu si i tillë deri më 1990 kur feja nisi të kremtohej lirisht.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ipeshkvinjtë dhe famullitarët e Shkodrës banonin në fshatrat Shirq dhe Barbullush deri më 1737 kur për herë të parë u çel shtëpia famullitare në lagjen Tophanë të qytetit nga famullitari Pal Kamsi.[1] Pas ediktit të Gjylhanesë për njohjen e të drejtave të shtetasve osmanë pavarësisht etnisë dhe religjionit, Austro-Hungaria në hullinë e Protektoratit të Fesë, mbështeti kërkesën e besimtarëve për ndërtimin e një kishe katedrale në Shkodër.[2]
Më 1851 sulltani Abdylmexhit I nxori fermanin që autorizonte ndërtimin e kishës katedrale duke iu përgjigjur kërkesës. Kisha u themelua në oborrin e Palokë Krandjes te ara e Marin Gjonejt, i cili e fali truallin ku do të ndërtohej kisha.[3] Për arsye mbledhje fondesh ndërtimi filloi pas shtatë vitesh më 7 prill 1858, në prani të guvernatorit Abdi pashë Çekrezi.[1] Punimet i drejtoi një arkitekt austriak të cilit nuk i dihet ende emri dhe katedralja u hap në vitin 1865.[1] Çdo familje katolike u zotua të angazhonte të bijtë me nga 6 muaj falas për fazën ndërtimore si dhe me nxitjen e Imzot Pashk Guerinit ndihmuan po ashtu monetarisht. Ndër kontributorët qenë sulltani vetë, Papa Piu IX dhe perandori austro-hungarez Franc Jozefi.

Për kambanën kontribuan tregtarët Gjon Nushi, Filip Parruca, Mark e Pjetër Pema.[3]
Kupola, e ndërtuar fillimisht prej druri, ishte pranë shembjes 35 vite pas ndërtimit, ndaj në vitin 1897 u zëvendësua me materiale të tjera që kanë qëndruar deri më sot. Në vitin 1909, piktori shqiptar Kolë Idromeno zbukuroi qemerin me panele dekorative. Pikturat e tij në qemer mund të shihen ende sot, veçanërisht ajo e Zojës së Shkodrës e cila shoqërohet nga dy engjëj të veshur me kostume popullore shkodrane. Në sfond paraqitet qyteti i Shkodrës, i rrethuar nga kalaja e Rozafës.[3]
Një tërmet në vitin 1905 dhe bombardimi i datës 12 mars 1913 gjatë Rrethimit të Shkodrës dëmtuan kullën e kambanës dhe orën, e cila ishte dhuruar nga vëllezërit Kakarriqi. Në vitin 1925, familja Kakarriqi bleu një orë tjetër, e cila funksionoi deri në vitin 1967.
Ndalimi i fesë dhe ndryshimi i destinacionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si pasojë e Revolucionit Kulturor kisha u shndërrua në pallat sporti, ku përveç ngjarjeve sportive u mbajtën edhe takime si Kongresi i Grave Komuniste të Shqipërisë u mbajt në këtë katedrale në vitin 1973. Kullat u shkatërruan në vitin 1967 dhe hyrja kryesore u mbyll me dërrasa.[4]

Në vitin 1990, katedralja u rihap dhe më 11 nëntor 1990, në të u mbajt mesha e parë në vend që nga viti 1967.[5] Një meshë simbolike u mbajt në katedrale më 21 mars 1991.[6] Në vitin 1993 u vizitua nga Papa Gjon Pali II.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 "Profili historik i dioqezës". kishakatolikeshkoder.com.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Engelbert Deusch (2009). Das k.(u.)k. Kultusprotektorat im albanischen Siedlungsgebiet in seinem kulturellen, politischen und wirtschaftlichen Umfeld (në gjermanisht). Vëll. II/38. Wien: Böhlau. ISBN 978-3-205-78150-9.
- 1 2 3 Sheldija, Gjush (1957–58). "Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane" (PDF). shkoder.net. fq. 35. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja) - ↑ Thompson, Wayne C. (2007). Nordic, Central, and Southeastern Europe (në anglisht). Stryker-Post Publications. ISBN 978-1-887985-86-4.
- ↑ Crampton, R. J. (1994). Eastern Europe in the Twentieth Century (në anglisht). Routledge. fq. 404. ISBN 0-415-05346-3.
- ↑ Shoemaker, Merle Wesley (1998). Russia, Eurasian States, and Eastern Europe, 1998, Volume 1977 (në anglisht) (bot. 29). Stryker-Post Publications. ISBN 1-887985-15-8.
- ↑ Sheldija, Gjush (1957–58). "Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane" (PDF). shkoder.net. fq. 35. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)