Shtjefëni
Stefani apo Shtjefni gegërisht (lindi rreth vitit 1, vdiq në Jeruzalem 33/34) ca ishte sipas Besëlidhjes së Re një dhjak i bashkësisë së Jeruzalemit. Është martiri i parë, proktomartiri i krishterimit dhe nderohet si nga kisha katolike ashtu edhe nga kisha ortodokse, dhe pikërisht për këtë kremtohet menjëherë pas lindjes së Jezusit. Qe proktomartir sepse ishte krishteri i pare që dha jetën e tij për të dëshmuar fenë e tij dhe për përhapjen e Ungjillit. Martiri i tij përshkruhet në Veprat e apostujve ku paraqitet qartazi si thirrja e tij në shërbim të dishepujve si edhe martirizimi i tij,i bërë me vrasje me gurë, në praninë e Palit të Tarsosit (Saulit) perpara kthimit të këtij.
Qe arrestuar në periudhën pas Rrëshajave dhe e vranë me gur. Në të realizohet në mënyrë shembullore figura e martirit si imitues i Krishtit; ai sodit lavdinë e të Ringjallurit, shpall hyjninë, i beson shpirtin e tij, fal vrasësit e tij. Sauli dëshmitar i vrasjes së tij me gurë do të marrë trashëgiminë shpirtërore duke u bërë Apostull i njerëzve. (Mesh. Rom).
Pajtor: Diakonëve, Furrtarëve, Dhimbje koke.
Etimologjia: Shtjefën = kurorë, i kurorëzuar, nga greqishtja.
Emblema: Palmë, Gurë.
Që nga viti 560 eshtrat e tij besohet të jenë vendosur në kriptën e Shën Lorencit jashtë mureve të Romës, pranë tij është varrosur edhe kryedhjaku roman Laurenci.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martirit të madh dhe të përnderuar shën Shtjefnit, i është injoruar prejardhja, supozohet se ishte grek, në atë kohë Jeruzalemi ishte një udhëkryq i shumë popullsive, me gjuhë, tradita dhe besime të ndryshme; emri Shtjefën në greqisht do të thotë “i kurorëzuar”.
Është menduar edhe se ishte një hebre i edukuar në kulturën helenistike; sigurisht qe njëri prej judenjve të parë që u bë i krishterë dhe që filloi të ndiqte Apostujt dhe falë kulturës së tij, urtisë dhe fesë së vërtetë, u bë edhe i pari i diakonëve të Jeruzalemit.
Vepra dëshmore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprat e Apostujve, (V.ap) në kapitujt 6 e 7 tregojnë ditët e tij të fundit ; disa kohë pas Rrëshajave, numri i nxënësve shkoi gjithnjë e në rritje dhe lindën edhe mosmarrëveshje mes hebrenjve me gjuhë greke dhe atyre me gjuhë hebraike, sepse sipas të parëve, në kujdesin e përditshëm, vejushat e tyre liheshin pas dore.
Atëherë dymbëdhjetë Apostujt, mblodhën nxënësit duke i thënë se nuk ishte e drejtë që ata të shpërndanin kohën e tyre në “shërbimin e mensave”, duke lënë pas dore kështu predikimin e Fjalës së Hyjit dhe lutjen, për më tepër kjo detyrë duhej t’i besohej një grupi të tyre prej shtatë vetash, kështu që Apostujt të mund t’i kushtoheshin më shumë lutjes dhe shërbesës.
Propozimi u pranua dhe u zgjodhën, Shtjefni, njeri plot fe e Shpirt Shenjt, pastaj Filipi, Prohori, Nikanori, Timoni, Parmeni dhe Nikolla, proselit prej Antiokisë ; të gjithë Apostujt shtrinë duart; Kisha ka parë në këtë veprim themelimin e shërbesës diakonale.
Në nisjen e kësaj detyre, Shtjefni plot me hire dhe forcë, kryente mrekulli të mëdha mes njerëzve, duke mos u kufizuar në punën administrative por aktive edhe në predikim, mbi të gjitha mes hebrenjve të diasporës, që kalonin nëpër qytetin e shenjtë të Jeruzalemit dhe që ai i kthente në fenë e Jezusit të kryqëzuar dhe të ringjallur.
Në kapitullin e 6, hebrenjtë helenistë duke parë numrin e madh të të kthyerve, nxitën popullin dhe akuzuan Shtjefnin se “kishte folur fjalë fyese kundër Moisiut e kundër Hyjit”.
Të moshuarit dhe skribët e kapën duke e zvarritur para Këshillit dhe me dëshmitarë të rrejshëm u akuzua: “Ky njeri vazhdimisht flet kundër Vendit të shenjtë dhe kundër Ligjit. Vërtet e dëgjuam duke thënë: "Jezusi Nazarenas do ta rrënojë këtë vend dhe do t’i shndërrojë traditat që na i ka lënë Moisiu".
Pyetjes së Kryepriftit “A është ashtu?”, diakoni Shtjefën mbajti një fjalim të gjatë, më të gjatin të “Veprave të Apostujve”, në të cilin ripërshkoi Shkrimin Shenjt ku dëshmohet se Zoti kishte përgatitur përmes Patriarkëve dhe profetëve, ardhjen e të Drejtit, por Hebrenjtë ishin përgjigjur gjithmonë me ngurtësi zemre.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë priftërinjve të Këshillit përfundoi:
- [...]“O njerëz kokëfortë, me zemër e me veshë paganë! Gjithmonë i kundërshtoni Shpirtit Shenjt! Siç ishin etërit tuaj, të tillë jeni edhe ju! Cilin prej profetëve nuk e salvuan etërit tuaj? Etërit i vranë ata që paralajmëruan ardhjen e të Drejtit e të Drejtin ju tani e tradhtuat dhe e vratë; pikërisht ju, që prej duarve të engjëjve e morët Ligjin, por nuk e zbatuat!”.(Veprat e apostujve,[[1]])
Ndërsa urrejtja dhe zemërimi i të pranishmëve rritej kundra tij, Shtjefni i frymëzuar nga Shpirti Shenjt, ngriti sytë drejt qiellit e tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit”.
Kulmi qe kur, duke lëshuar britmë të madhe dhe duke mbyllur veshët, të pranishmit u vërsulën kundra tij dhe e qitën jashtë mureve të qytetit e filluan ta vrisnin me gurë, petkat e tyre u vendosën para këmbëve të një djaloshi që quhej Saul (Apostulli i ardhshëm i Njerëzve, Shën Pali), i cili merrte pjesë në ekzekutim.
Në të vërtetë nuk qe një ekzekutim, meqenëse Këshilli nuk kishte të drejtën të jepte dënime me vdekje, por nuk qe në gjendje as të jepte një gjykim meqenëse Shtjefni u nxor jashtë nga tërbimi i njerëzve, pra u bë fjalë për një linçim të pa kontrolluar. Ndërsa diakoni i ri i sapo martirizuar binte i gjakosur nën gjuajtjet torturuese të shfrenuara, lutej dhe thoshte: “O Zot Jezus, merre shpirtin tim!”, “O Zot, mos ua merr këtë për mëkat!”
Dita e përkujtimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dita e festës së Sh. Shtjefnit është festë e urdhëruar kishëtare dhe kremtohet më 26 dhjetor, për këtë ajo quhet shpesh si dita e dytë e Krishtlindjes.
Shenjt mbrojtës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katedralja e qytetit te Shkodrës mban emrin e proktomartirit Shen Shtjefni.
Sh. Shtjefni është shenjt mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve në Itali.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Enciklopedia katolike: Sh. Shtjefni.