Rrëshajët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zbritja e Shpirtit të Shenjtë në formë flakëzash mbi besimtarët dhe apostujt e Jezusit - El Greco

Rrëshajët ose rrushajët ( greq. πεντεκοστή - pentekostē - "e pesëdhjeta (ditë)). Është festa ditën e 50 pas Pashkëve dhe 10 ditë pas festës së Ngjitjes së Jezusit në qiell. Është festë e lëvizshme ne mvarësi të Pashkëve. Festa e Rrëshajëve rrjedh nga festa hebraike Shavut. Si festë e krishterë përmendet për herë të parë në vitin 130. Rrëshajët është festa e dërgimit të Shpirtit të Shenjtë apostujveKrishtit dhe është fillimi i krijimit (themelimit) zyrtar të kishësKrishtit. Kjo përshkruhet në Besëlidhjen e Re, Vepr. 2:1 :(Dhe kur dita e Rrëshajëve erdhi plotësisht, ata të gjithë me marrëveshje ishin mbledhur në një vend. Dhe papritur erdhi një zë nga qielli si një erë vërsulëse e fuqishme, dhe mbushi të gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe tek ata u shfaqën gjuhëza të çara si ato të flakës, dhe u ul mbi secilin prej tyre. Dhe ata u mbushën të gjithë nga Shpirti i Shenjtë dhe nisën të predikojnë në gjuhë të tjera, siç i urdhëronte Shpirti).

Me "mrekulli të Rrëshajëve" tregohet aftësia e mrekullueshme e apostujve për të folur dhe kuptuar të gjitha gjuhët. Me këtë ngjarje u hoq nga pikëpamja e krishterë "gjuhëçoroditja babilonike", me të cilën Perëndia ndëshkoi njerëzit për kryelartësinë e tyre në ndërtimin e kullës së Babelit. Teologjikisht mrekullia e Rrëshajëve është misioni i kishës, t´ju drejtohet në gjuhën e tyre të gjithë njerëzve, pamvarësisht nga kombësia dhe raca.

Kishat Pentekostale të krishtera, të cilat quhen kështu (Rrëshajore) sepse theksojnë Shpirtin e Shenjtë në çdo njeri, dhe i kremtojnë Rrëshajët si përvjetor i të mbushurit me Shpirtin e Shenjtë të dishepujve, siç përshkruhet në Besëlidhjen e Re tek Vepr. 2:17. Kremtimi i Rrëshajëve bëhet edhe nga kisha të tjera. Në Kishën katolike romake dhe në ato të Lindjes, festa e së Dielës së Rrëshajëve kremtohet me madhështi (renditja më e lartë liturgjike e të gjitha festave).

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]