Jeruzalemi
Jeruzalemi
| |
---|---|
Pamje e qytetit të vjetër me Kupolën e Shkëmbit (Mesxhidi Aksa) | |
Nicknames: ″E Shenjta″, ″Qyteti i Paqesë″ ose ″Qyteti i Shenjtë″ | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 890,428 |
Emri i banorëve | Jeruzalemase/Jeruzalemas |
{{{postal_code_type}}} | 91000-91999 |
Faqja zyrtare | www.jerusalem.muni.il |
Jeruzalem ose Kudus (hebraisht ירושלים Jeruschalajim, arabisht القدس al-Quds, greqisht e lashtë Ierosólyma Ἱεροσόλυμα, latinisht Hierosolyma, turqisht Kudüs) është një qytet i lashtë në Lindjen e Mesme midis Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur në një lartësi prej 650-840 m mbi nivelin e detit. Gjendet në lindje të Tel Avivit, në jug të Ramallahut, në perëndim të Jerikosë dhe veri të Betlehemit. Jeruzalemi është kryeqyteti i Palestinës, megjithëse ky emërtim dhe aneksimi i pjesës lindore te qytetit nga Izraeli janë çështje te grindjeve ndërkombëtare.
Lagjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vazhdim janë lagjet e Jeruzalemit të listuara:
|
|
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.
Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Jehudizmit dhe Krishterimit.
Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jeruzalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.
Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[1] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.
Feja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Jeruzalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.
Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.
Edukata[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jeruealemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jeruealemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Jeruzalemi. |
- Faqja zyrtare e Komunës së Jerusalemit (në hebraisht, arabisht dhe anglisht)
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Censusi i popullsisë" (PDF) (në hebraisht). Ministria e Brendshme e Izraelit. 2013. Marrë më 2015-04-05.