Pazari i Shkodrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Pazari i Shkodrës i quajtur Pazari i madh, pazari i vjetër ka qenë qendra ekonomike e qytetit dhe krahinës të Shkodrës dhe një ndër nyjet tregtare më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Pas hyrjes së regjimit komunist, më 1944 u bë vendbanimi i emigrantëve ortodoksët greqishtfolës nga Greqia pas luftës civile, dhe më 1968 u sheshua dhe u bë park-lulishte.

Vendndodhja[redakto | përpunoni burim]

Pazari ka qenë i ndërtuar në rrëzë të kodrës së kalasë së Shkodrës, rreth 1 km në jug të qendrës së tanishme të qytetit, mbi një rrafshinë që shtrihet deri në breg të lumit Bunë[1]. Sipas gojëdhënave, pazari duhet të ketë zbritur nga Qafa në fushë shumë kohë para rënies së qytetit në dorën e osmanëve. Këtë e vërteton edhe Barleti në veprën «Rrethimi i Shkodrës».

Historia[redakto | përpunoni burim]

Qyteti i Shkodrës kisht qysh herët tregun e vet. Përmendet në Statutet e Shkodrës të fillimit të shek. XIV me emrin favolete, vend tubimi, merkatë, pra vend tregtimi. I lidhur organikisht me skelën lumore dhe me zhvillimin e garantuar nga administrimi i Bushatllinjve, e bëri pazarin një nga më të njohurit e tregjeve ballkanike. Luajti rol të rëndësishëm zejtaro-tregtar deri në vitet '70 të shek. XIX, ku arriti deri në 2500 njësi prodhimi e tregtimi.

Pas viteve '60 të shek. XIX Pazari i Shkodrës dha shenjat e para të rënies ekonomike, politike e kulturore për shkak të ngritjes së manifakturave kapitaliste që konkurronin esnafet në sasi prodhimi, hapja e kanalit të Suezit më 1869, ndërtimi i hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1874, aneksimi i Ulqinit dhe Tivarit nga Mali i Zi më 1880, përmbytja nga ujrat, dekadenca e përgjithshme si e administratës osmane ashtu dhe mosrinovimi[2], avulloret në Danub, rritja e Adrianopojës, Selanikut dhe tërmeti i 1905[3]. Me pushtimin disaditor malazez, natën para se të largoheshin në maj të 1913 i vunë zjarrin Pazarit duke djegur sokaqet më të mira, të drithërave dhe elbnave, të cilat u shkatërruan plotësisht, me gjithë dëmet e tjera, u dogjën 250 dyqane[1].

Zvogëlime[redakto | përpunoni burim]

Historikisht njihen tre zvogëlime të zonës që zinte dikur pazari:

  1. Mortaja e viteve 1814-1819
  2. Ndërrimi i rrjedhës së lumit Drin, si rrjedhojë fryrja e Bunës në drejtim të fushës dhe përmbytja e pjesës më piktoreske të Pazarit.
  3. Më 1940 me ndërtimin e rrugës Molo-rrugë e Bahçallëkut, u kufizua krahu buzë ujit[4].

Burime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Bushati H., Shkodra dhe motet v. I, Shkodër: Idromeno, 1999.
  2. ^ Tafilica Z., Pazari i Vjetër i Shkodrës, Art & Trashëgimi, 2012, fq. 74.
  3. ^ Ippen Th., Skutari und die nordalbanische Küstenebene, Sarajevo 1907, fq. 27-32. Përkthyer nga gjermanishtja prej R. Elsie.
  4. ^ Dizdari R., Monumentet, Nr. 5-6, Tiranë: Instituti i Monumenteve të Kulturës, 1973, fq. 203-210.