Ahengu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ahengu (shumës ahengje, tosk. ahengjëra) organizim me këngë popullore që këndohen dhe përcjellen me instrumente muzikore si sazja, klarineta, violina, kavalli; në raste dëfrimesh. Ahengu organizohet me perde (shkallë) muzikore specifike që janë gjithsej dymbëdhjetë. Sipas Vasil Toles me këtë emërtim njihej kryesisht në Gegëri, ndër shqiptarët e Maqedonisë njihet si zefk dhe xhymbysh, ndërsa në Toskëri dhe Çamëri xhumush. Në kolonitë shqiptare të Ukrainës me emërtimin gulaj.[1]

Prejardhjen fjala e ka nga persishtja ahénk[1] përmes turqishtes dhe në zanafillën e vet do të thotë "ton, harmoni, akord, dyzen; mekam, muzikë" të papërkueshme me kuptimin që ka marrë në gjuhën shqipe.[2]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Tole, Vasil (2001). Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare. Tiranë: Ilar. 
  2. ^ Dizdari, Tahir (2005). "Aheng-u" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. f. 8.