Jump to content

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shqiptarët në Maqedoni)
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Moisi Arianit Golemi Mehmed Pashë Qyprilliu Gjergj Gjika Mehmet Pashë Deralla Gjerasim Qiriazi
Mustafa Qemal Atatürk Ahmed Izet Pasha Ibrahim Temo Haxhi Vehbi Agolli Parashqevi Qiriazi
Josif Bageri Dervish Hima Ahmet Njazi Bej Resnja Xhemë Hasa Mefail Shehu
Nënë Tereza Blerim Xhemaili Nuri Seferi Shaban Tërstena Shkodran Mustafi
Popullsia e përgjithshme
509,083 (2002) <500,000 (2016)
Gjuhët
Shqip
Gegë · Tosk
Fetë
Islami · Katolicizmi · Ortodoks

Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%).[1]

Fletëvotimi nga referendumi për shpalljen e Autonomisë territoriale dhe politike të shqiptarëve në Iliridë (Maqedoni e Veriut) në vitin 1992

Shqiptarët janë popull autokton në Maqedoninë e Veriut. Në këtë të dhëne statistikore të vitit 1912 theksohet se në Maqedoninë e Veriut jetojnë 136.752 shqiptarë. Një të dhëne të tillë e demanton një demograf bullgar M. Selishcef duke thënë se në Maqedoninë e Veriut ka 194.195 shqiptarë (57.443 shqiptarë me pak). Në vitin 1912/1913 të dhënat nga perandoria turke, japin numrin e popullsise shqiptare në territorin e Maqedonisë së Veriut si: Tetovë, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kërcovë, Ohër, Prilep, Resnjë dhe Manastir jetojne 230.357 shqiptarë. Në vitin 1900 ka pasur 52.000 torbesh në vitin 1921 nuk jepen të dhëna për numrin kësaj popullate sepse i kanë shënuar si Maqedon edhe pse janë me prejardhje shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 1948 në Maqedoni jetojnë 197.524 shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1953 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 162.524 shqiptarë (koha e Rankoviqit , shpërngulja e shqiptarve në Turqi). Në bazë të regjistrimit të vitit 1994 jetojnë 441.104 shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 2001/2002 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 509.038 shqiptarë.

Komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ish Komunat Shqiptare (1996 - 2004)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ish Komunat Shqiptare (2004 - 2013)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një familje shqiptare, e besimit katolik, nga Shkupi.

Kulturalisht, shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore, gjuha, etj. janë vetëm disa nga veçoritë që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe atyre në Kosovë e Shqipëri.

Shqiptarët e maqedonisë së Veriut flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, por në pjesët jugore të vendit shqiptarët flasin dialektin toskë. Në Maqedoninë e Veriut është i mundësuar arsimimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.

Islami është feja më e përhapur tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me rreth 99%. Përveç myslimanëve ka edhe shqiptarë të krishterë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që janë katolikë apo ortodoks.

Figura te shquara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partitë politike shqiptar në Maqedonin e Veriut:
PPD - Partia për prosperitet demokratik
PDSH - Partia demokratike shqiptare
BDI - Bashkimi demokratik për intengrim
RDK - Partia Rilindja demokratike kombëtare
LRPDSH - Lëvizja për reforma PDSH
Besa - Lëvizja Besa
Uniteti - Partia Uniteti
DR - Demokracia e Re

  • Brunnbauer, Ulf (2004). "Fertility, families and ethnic conflict: Macedonians and Albanians in the Republic of Macedonia, 1944-2002". Nationalities Papers (në anglisht). 32 (3): 565–598. doi:10.1080/0090599042000246406.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]