Ahmet Njazi bej Resnja
Ahmet Njazi bej Resnja ose Ahmet Nijazi Resneliu ishte beu i Resnjës, (tani në Republikën e Maqedonisë) në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të 20-të. Një shqiptar etnik, ai ishte anëtar i revolucionit të Turqve të Rinj. Ahmet Njazi Beu është i njohur edhe për Sarajin e tij, një pallat në modë frënge, që ai ndërtoi në Resnjë.
Nijazi Beu, një kapiten i lartë (Kolağası), e bastisi depon ushtarake në Resnjë dhe me dyqind burra, duke përfshirë edhe kryetarin e qytezës, u arratis në malet përreth, nga ku lëshoi një shpallje që bënte thirrje për restaurimin e Kushtetutës së vitit 1876. Përafërsisht në të njëjtën kohë, major Ismail Enver Beu, anëtar i Komitetit të Bashkimit dhe Përparimin (CUP), u tërhoq në malet pranë Resnjës. Oficerë të tjerë ndoqën shembullin e të dy burrave dhe dolën në mal për të formuar çetat të tyre. Për shkak se veprimet e tyre ndezën një revolucion popullor, Nijaziu dhe Enveri, një shqiptar dhe tjetri turk (edhe pse nëna e Enver Beut ishte shqiptare), më vonë fituan njohjen popullore si "heronj të lirisë" (Hürriyet kahramanları). Nga dy oficerët, Njazi u përqendrua në mobilizimin e komunitetit shqiptar për kauzën revolucionare.
Ai ishte Mücahit-i Muhterem (luftëtar i nderuar), i cili në cilësinë e tij të dyfishtë si hero i revolucionit kushtetues dhe anëtar të nderuar i parlamentit, ashtu dhe një figurë kyçe në të gjithë Maqedoninë. Një oficer i devotshëm, ai shpejt u zhgënjye me tendencat shekullariste dhe Turqiste të CUP-it, dhe u vra nga katër vetë në Vlorë në vitin 1913.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Ahmet Njazi bej Resnja.
-
Njazi Beu me ushtarët revolucionare.
-
Pallati (apo Saraji)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |