Jump to content

Ahmet Njazi bej Resnja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ahmet Njazi Bej Resnja
Fotoporteti
Emri Ahmet
Mbiemri Njazi (Resnja)
Lindur më 1873
Lindur në Resnjë, Perandoria Osmane
Vdiq më 13 Prill 1913
Vdiq në Vlorë, Shqipëri
Kombësia shqiptare
Profesioni bej, revolucionar

Ahmet Njazi bej Resnja ose Ahmet Nijazi Resneliu ishte beu i Resnjës, (tani në Republikën e Maqedonisë) në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të 20-të. Një shqiptar etnik, ai ishte anëtar i revolucionit të Turqve të Rinj. Ahmet Njazi Beu është i njohur edhe për Sarajin e tij, një pallat në modë frënge, që ai ndërtoi në Resnjë.

Nijazi Beu, një kapiten i lartë (Kolağası), e bastisi depon ushtarake në Resnjë dhe me dyqind burra, duke përfshirë edhe kryetarin e qytezës, u arratis në malet përreth, nga ku lëshoi një shpallje që bënte thirrje për restaurimin e Kushtetutës së vitit 1876. Përafërsisht në të njëjtën kohë, major Ismail Enver Beu, anëtar i Komitetit të Bashkimit dhe Përparimin (CUP), u tërhoq në malet pranë Resnjës. Oficerë të tjerë ndoqën shembullin e të dy burrave dhe dolën në mal për të formuar çetat të tyre. Për shkak se veprimet e tyre ndezën një revolucion popullor, Nijaziu dhe Enveri, një shqiptar dhe tjetri turk (edhe pse nëna e Enver Beut ishte shqiptare), më vonë fituan njohjen popullore si "heronj të lirisë" (Hürriyet kahramanları). Nga dy oficerët, Njazi u përqendrua në mobilizimin e komunitetit shqiptar për kauzën revolucionare.

Ai ishte Mücahit-i Muhterem (luftëtar i nderuar), i cili në cilësinë e tij të dyfishtë si hero i revolucionit kushtetues dhe anëtar të nderuar i parlamentit, ashtu dhe një figurë kyçe në të gjithë Maqedoninë. Një oficer i devotshëm, ai shpejt u zhgënjye me tendencat shekullariste dhe Turqiste të CUP-it, dhe u vra nga katër vetë në Vlorë në vitin 1913.