Komuna e Zajazit
Komuna e Zajazit |
---|
Komuna e Zajazit është komunë që shtrihet në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Zajaz
Komuna e Zajazit me ndryshimin e ligjit për ndarje teritoriale është shfuqizuar prej vitit 2013 dhe ju është bashkangjitur Komunës së Kërçovës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zajazi është një krahinë në vete, e madhe dhe krenare që graviton një popullsi etnogjene, që shtrihet në veriperëndim të Kërcovës, jugperëndim të Gostovarit, dhe në lindje të Dibrës së Madhe.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Zajazit jetojnë 11.605 banore 100% shqiptare.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullata e komunës së Zajazit më së shumti merret me shum ne gurbet. Ne Zajaz ka një klub futballi dhe emrin e ka FK Zajazi lu ne ligen e tret stadioni ka një madhsi te 5.100 shikus.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zajazi për kah trimëritë është dukur që nga mesi i shek. 18, për të cilën dëshmon kënga - epika popullore, gojëdhanat, po ashtu edhe shtypi turk dhe ai serb. Zajazin më së miri e ka njohur Vilajeti i Manastirit, dhe Kosova në vecanti. Një veteran i Bajram Currit, nga Lumthati i Dardanisë, mbasi kuptoi se jam nga Zajazi, m'u afrua, megjithëse ishim të rrethuar nga komunist dhe spiuna të UDBës. Ai me zë të lart më tha:"Gëzohem që njohë një trim nga ata trimat , miqtë e mij nga Zajazi, të cilët vinin o bacë, shpesh në Kosovë. Ata ishin Vëllezërit Lazam dhe Kalosh Dani që udhëhiqnin Lëvizjet Kacake në Kërcovë". Ishte viti 1964, ku e takova në një darsëm në Bllacë të Dullës së Prizrenit, besoj se emri i tij do të ishte Baca Ramë, në mos jem gabim. Ai më porositi që të shkruaj për këta fatosa kur t'i vijë koha. Ai shtoi: "Për trimëni njohim Veleshtën e Strugës, Drenicën e Kosovës dhe Zajazin e Kërcovës". Dritë past, ai veteran që më frymëzoj që të them më shumë se dy fjalë për këta kreshnikë të krahinave tona të lavdishme.
Zajazi njehë në periudhën turke, Mehmed Begun e Kollarës, Hasan Brahaj, Nezir Koxhën, ky i fundit, një veteran i pashoq i dy periudhave: turke e serbe. Osman Gjini, Murat Dulla dhe Sefer Hysë Zajazi, që ky i fundit është një ndër imazhet më të dalluara në Kërcovë, që luftoi turqit dhe komitat maqedonas më 1903 në Betejën e Karbunicës, ku mbeti edhe dëshmor. Ali Drogomishti - Ali Beqir Ala si prijës i Kërcovës, që kishte zënë armët për të mbrojtur nderin e atdheut. Ky luftëtar është veteran i vitit 1912, kur po shpaloste flamurin 500 vjecar të fatosit tonë të të gjithë kohëve - Skënderbeut. Sulltana Legjendare, heroina e Kërcovës, e cila i la namë historisë kombëtare në Qafën e martizuar (1913), për të cilët kam përgaditur disa faqe të tëra, ku do të përmbëlidhen në një vëllim të vecantë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kaluan ato kohëra të errta; filloi lufta e dytë. Këtë rradhë populli shqiptar i kësaj ane do të duhej të ishte më i pjekur, dhe ai me të madhe tregoi një pjekuri të jashtë - zakonshme. Për fat të keq, po bëhej një propogandë e tmerrshme: luftë antifashiste, antinaziste,ku mandej do të siguroheshin të drejtat etnike - legjitime të popujve të pushtuar: "pritë gomar të bij barë". Kështu lindën parulla, ideologji pa logjkë për të ardhmen mjeruese të popullit tonë. Atë botë, përsëri vegjëlia rroku armët, drejtoi masën, i tregoi rrugën popullit, historinë qindravjeçare të sunduesve sllavë, dhe mos besimi ndaj tyre, se ata ndërrojnë politikë e fjalë si tu dojë interesi i tyre. Prap Zajazi lindi njerëz të peshuar, jo me arsim dhe edukatë por me një përvojë të gjatë e të hidhur. Ngjarjet e shëmtuara të vitit 1913 nuk kishin të harruar; tre bunarët në Zajaz, ende s'ishin tharë nga gjaku i vëllezërve, baballarëve, gjyshërve. Të internuarit gjatë lëvizjeve kacake në Zajaz e gjetkë, ende s'ishin kthyer në vatrat e tyre. Me padyshim ata kishin vdekur në vetminë e tyre nën qiellin hapsinor në Orizar dhe vende të tjera të mallkuara bullgare të Maqedonisë lindore pa u mbuluar ndër varre. Si të mundte që ky popull aq i vujatur të harronte ato kohëra të vrazhda, ato shtrëngata që varruan popullin tok kreshnik. Si mund të hiqeshin nga mendja ato burra që me një guximtari të pashoqe të asgjësojnë komunat serbe, duke shpresuar se një ditë do të hynë nën administratën shqiptare. Ata burra viganë u zhdukën në Osllomej, në Rashtan, në Midincë, në Zajaz etj. Si mund të harrohen ngjarjet e Qafës, Sopit, Breqanit, këta dy të fundit të zhdukur fare nga harta gjeografike. Si mund të shkilet mbi gjakun dhe trupin e Sulltanës legjendare, dhe, sot t'i shtrijmë dorën e pajtimit, serbëve, maqedonasve sllavë, për të luftuar gjermanët apo italianët. Ishte e pamundur!
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Kërcovë si veprimtar të "nacionalshlirimtares" për Maqedoni kishin dërguar një far togerri Ymer Domni, në popull njihej si Ymer Luma. Ymer Luma ka qenë një burrë i shkathët, gojmbarë, dhe kishte veti të mira për të zgjidhë disa probleme, ngatrresa që egzistonin ndërshqiptarë të këtij vendi, që kishin mbet si trashëgim i mbrapshtë dhe mjerues.
Në Zajaz, Ymer Luma mbledhë parinë e vendit, dhe me të madhe u shpjegon qëllimet e tija, rrolin e "luftës nacionalshlirimtare", dhe, bashkëpunimi me radhët partizane maqedonas. Aty për aty i hasi sharra në gozhdë. Mefahil Shehu, një prijës, që më vonë në krye të Ballit të Kombit; shkurt ia preu: "Na si popull i kombit të shtrenjt shqiptar duam të bashkojmë hutat me Shqiptarët e Shqipërisë Politike kundër maqedonëve, armiqëve tonë shekullor, ndërsa gjermanët si kanë ardhur ashtu edhe do të shkojnë. Gjermanët as në luftën e parë dhe as tani s'kanë për t'na vrarë. Por, ata që na kanë vrarë dhe do na vrasin janë maqedonët, dhe këtë radhë, sic duket se edhe ju të Shqipërisë së Vjetër do të jeni në krahë të tyre. Na po luftojmë për t'ia bashkuar këta pjesë Shqipërisë, dhe ju na bëni kryq për të mbetur ndër këto "shkje" përgjithmonë. Na duam Shqipërinë etnike, kurse ju, jeni kundër kauzës kombëtare". Ymer Luma mbeti me gishtë në gojë, i cili mbas mbarimit të luftës deklaron: "Na u thaftë goja që mësuam mbrapshtë këtë popull krenar me aq prirje luftarake e kreshnike, ku pa ndihmën tonë qoftë fizike dhe politike, ata luftuan partizanët maqedon edhe për gjashtë muaj të tjera, mbasi gjermanët ishin larguar nga Kërcova, për derisa hyri dhe u erdhi në ndihmë Brigada e 18-të Shqiptaro-Partizane, arradhës partizane maqedone. Cetat vullnetare të Ballit Kombëtar të Kërcovës, që nuk deshin të luftonin kundër gjakut shqiptar, me një injorancë kundërvetvetes, mjerisht lëshuan armët për dhe, pos komandantëve. Kështuqë, 400 vullnetarë, djemë të rijë u pushkatuan në "Telat e Gostivarit", u mbytën në Xhaminë e Zajazit, dhe ata që shpëtuan, i dërguan në "Frontin e Sremit", atje mbetën pa nam e nishan.
Shqiptarët e Maqedonisë (Yllirridës) formuan cetat e tyre me vullnetarë, aty mbas shkatrrimit të Jugosllavisë kraliste. Ndër ata që i dhanë puls luftës së ardhshme, që do tu prijë me dinjitet vullnetarëve shqiptarë të Ballit Kombëtar të Kërcovës; në skenë u dukë kryekreshniku i Zajazit, Mefahil Shehu.
Mefahil Shehu lindi në Teqe Mëhallë të Zajazit, më 1897, i cili ishte i pari në Kërcovë që përqafoi flamurin kombëtar, dhe me atë flamur ndjekë komunistat maqedono-shqiptarë, këmba këmbës, për deri sa ra po nën atë flamur në fillim të vitit 1945. Ai si gjithmonë këshillonte turmën që mos ndjekin parulla partizanie sepse, do të dëmtojnë lëvizjen e tyre, ballin e Ballit Kombëtar. Sllavët kurrë se kanë mbajtur fjalën, prandaj hiquni profkave sllavo-komuniste, u thonte trimi. Propoganda proruse, propogandat e çdo llojit, bënte cmos që vullnetarët e Ballit Kombëtar, atdhetarët e zellshëm të tërhiqen nga ballina e luftës kombëtare, sic ishte inkuadruar Xhemë Hasa dhe Mefahil Shehu. Propoganda fallse, propoganda mjeruese se gjoja dëbojmë gjkermanët dhe pastaj teritoret të përcaktohen simbas kriterit etnik, për të cilën gjë nuk ishte nënshkruar asnjë dokument ndërkombëtar.Mefahili thonte me plotëbindje: Fjalët e Shkjaut nuk i han Shqiptari i mencur. Xhema dhe Mefahili, nuk pajtohen aspak me këto parulla, prandaj edhe nuk gabohen dhe ishin të bindur se me këto parulla partizanie maqedono-serbe komuniste, gatuhej maja për vdekje dhe u përgaditnin varret shqipëtarëve sic ua kishin bërë tërë kohën, gjatë sundimit të tyre. Zoti Stjepan Gjurekoviq, një shkrimtar e historian kroat, autor i romanit "Bijt' e Shqipeve", thotë se propoganda komuniste jugosllave kishte për qëllim që të tjerët (Shqiptarët) të vdesin për serbët, sic u vranë e lanë kockat partizanët e Enver Hoxhës në frontin e Sremit kundër gjermanëve, duke i nxjerrë shqiptarët në vijën e parë të zjarrit. Mefahili dhe Xhema i paramendonin këto marifete jugosllave, serbe, dhe humnerën për luftëtarët shqiptarë, prandaj ata kurrë s'u bashkangjitën pallavrave të tyre. Mefahili luftoi partizanët e Svetozar Vukmanoviq Tempos, që udhëhiqte arradhët maqedone në Kërcovë, Maqedoni. Për derisa Mefahili ishte i gjallë, Tempoja nuk bëhej i gjallë, por fshihej si mini fushor. Ai u printe vullnetarëve betejë pas beteje, duke pasur krahë të djathtë dhe instruktor ushtarak Xhemën; kurrë su largua nga ballina e luftës. Ai u priu vullnetarëve Ballëllor në majën e Malit Bukoq, ku shkatrroi deri në një brigadat partizane maqedone; dërrmoi cetat maqedone të Galishnikut; puqi pushkë në Berikovë, Tuhinë, Kastriot, Garanë; eleminoi cetat armike të Kopackës; ngadhnjeu në Betejën e Kalasë së Kërcovës, dhe vendosi djemtë - burrat e vendit në kazernmat ushtarake.
Atje poshtë nën kala baheshin luftime të ashpëra. Cetat armike janë të shtërnguar që të tërhiqen në jug të qytetit. Nga zhurmat e pushkëve dhe mitralezave buciste qyteti sikur po binin daullet-lodrat e mëdha të Kërcovës, e jo se po bëhej një luftë e hatashme, një luftë për vdekje a liri! Ata ishin trimat e Halim Mangupit. Atje kah mesi i qytetit, në xhaminë e madhe, ku minareja po dukej nga çdo kënd të qytetit, sikur të ishte oxhaku i ndonjë fabrike moderne; një ndër trimat me zë të Zajazit., dora e djathtë e kryekomanarit, Mefahil Shehut; pararoja e luftës nacionaliste, Begzat Vuli, u ngjitet shkallëve të xhamisë, dhe u bërtetë luftëtarëve me zërin e tij si vetëtima, që përqohej kënd më kënd: "Përpara vllazën! Me dorë, me dorë! Përqafoni fitoren, Kërcova është e juaja, kjo është Shypneja që kemi ëndërruar!"
Po flas vetëm për trimëritë e Kërcovës dhe të Gostivarit. Sikur të kishin luftuar e të ishin të organizuar jo më shumë se këto dy vende, pjesët tjera të Shqipërisë etnike, mendoj se çdo qytet shqiptar, qoftë i Shqipërisë Politike dhe asaj etnike, me siguri që luftën do ta kishim fituar, dhe sot do të ishim të bashkuar. E keqja po e ndjek popullin tonë brenda këtyre 90 vjetëve. Serbët komunistë gjetën menden qysh në ditët e hershme për t'i dhënë dritë një kombi që në lutat ballkanike e copëtuan dhe e refuzuan si komb e si popull (fjala është për shtetin dhe kombin maqedon), për t'iu kundërvënë interesave shqiptare. Nga ana tjetër, komunistat shqiptar duke besuar komunizmin ndërkombëtar, se gjetën dot mendjen për të punuar nën rogoz, për të bashkuar kombin e tyre, të cilën e humbën po n'ato lufta ballkanike, dhe tashmë pritën minutën e fundit se çfarë sihariqi do tu jepte "internacionalisti i madh i Ballkanit" shoku Tito. Për ndryshe, kishin shpallur luftë vëllavrasje, e cila shkonte në dobi të tjetërkujt.
Sot kudo po ndihet ndër trojet tona për luftën e humbur, për trojet e humbura. Por populli shqiptar i Maqedonisë nuk humbi dot besimin tek martirët që u flijuan gjatë luftës së dytë. "Pra, Xhemë Has Gostivari dhe Mefahil Zajazi, bashkuan gurrat e pastërta të lumenjve të ndërgjegjes kombëtare, të cilat u derdhën në lumin e madh të revolucionit popullor shqiptar". "Kurrë e kurrës mos u besoni përrallave të shkjeve, sepse ata gjithmonë në besë na i kanë ngul thikën mbas shpine, prandaj cdo premtim (nxotje) ata bëjnë, kinse për barazinë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare (për t'ia arrirë qëllimeve të tyre të kësaj lufte të kobshme) janë fjalë boshe - fjalë shkjau" - Mefahil Zajazi.
Ndnjenjat kombëtare tek Shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë shuar, ndër turmat popullore gjithmonë ka qenë e gjallë - dëshmojnë faktet historike, këngët - epika! janë burimi, gurra e dokumentuar që gjallëron në gjakun e tyre arbëror. Pra, baballarët e tyre kanë vepruar ashtu si dijtën, dhe si veprimtar kanë qenë gjithmonë në vazhdën e asaj veprimtarie. Tashmë në Maqedoni jemi një milion! Fatkeqsisht armiqtë tanë, qofshin të huaj apo të tanë, kanë qenë të pashpirt që edhe sot e kësaj dite bëjnë të njejtat trumbetime kundra bashkimit tonë, njësimit tonë kombëtar, që e kanë mbytur dhe po e mbytin zërin e shqiptarit.
Fryma e luftës shlirimtare të cetave vullnetare të komandant M. Sheut dhe Xh. Hasit, që humbën davanë për 60 vjet, sot ato kreshnkë në fjalë frymëzojnë ndnjenjën kombëtare të populli tonë, që të jenë më të vendosur për ardhmërinë e fateve të tyre.