Komuna e Likovës
Komuna e Likovës | |
|---|---|
Komunë Rurale | |
| Shteti | |
| Rajoni | |
| Vendodhja e Komunës | Likovë |
| Qeverisja | |
| • Kryetar Komune | Erkan Arifi (BDI) |
| Sipërfaqja | |
• Total | 267,82 km2 (10,341 sq mi) |
| Popullsia | |
• Total | 22.308 |
| • Dendësia | 101,03/km2 (26,170/sq mi) |
| Zona kohore | UTC+1 (CET) |
| Prefiksi lokal | 037 |
| car plates | KU |
| ISO 3166-2 | MK-48 |
| Faqja zyrtare | Official Website |
Komuna e Likovës gjendet në veri të Republikës e Maqedonisë së Veriut e cila shtrihet në sipërfaqe prej 270 km2, me 27.085 banorë, me 22 vendbanime prej të cilëve 11 fshatra fushore, 11 fshatra malore, kurse popullata kryesisht është shqiptare.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Likovës ka një pozitë të përshtatshme gjeografike si për zhvillim me sukses të bujqësisë dhe blegtorisë ashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë. Vendbanimet e komunës së Likovës shtrihen në një vi rrëzë malore të gjatë rreth 30 km ose në një vi kufitare 35 km nga të cilat 5 km janë vi kufitare me Preshevën dhe të tjerat me Kosovën. Nga të gjitha fshatrat e komunës vetëm fshati Opajë është fshat fushorë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Kombet | |
|---|---|
| Shqiptarë | 97.42% |
| Serbë | 1.37% |
| Maqedonas | 0.63% |
| Boshnjakë | 0.02% |
| Të tjerë | 0.56% |
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Likovës jetojnë 27 058 banorë nga të cilët 97.42% janë shqiptarë.
Popullata shqiptare e komunës së Likovës është e vendosur në 23 fshatra nga të cilët: Allashec, Bellanoc, Dumanoc, Gllazhnjë, Izvor, Hërkoc, Runicë, Strazhë, janë fshatra të cilët kanë numër të vogël banorësh që përbëjnë rreth 5% të popullatës së komunës dhe pothuaj se janë të shuara. Popullata më së shumti është përqendruar në fshatrat: Hotël, Likovë, Llojan, Mateç, Nikushtak, Opajë, Orizare, Ropalcë, Vishticë, Sllupçan dhe Vaksincë. Fshati Sllupçan është fshati më i banuar në këtë komunë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullata e komunës së Likovës më së shumti merret me bujqësi dhe blegtori. Gjendja ekonomike e qytetarëve të komunës së Likovës u rëndua pas konfliktit të vitit 2001 ku si rezultat i përleshjeve të armatosura mes pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe pjestarëve të policisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë u rrënuan shumë shtëpi, xhamia, objekte afariste dhe u shkatërrua në masë të madhe edhe ajo pak infrastukturë që ishte. Pas përfundimit të konfliktit të armatosur u dhanë shumë premtime se do të investohet në këtë komunë por një gjë e tillë nuk ndodhi. Rëndimi gjithnjë e më i madh i gjendjes ekonomike rezultoi që pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë, në muajt shkurt-mars të viti 2010 të paraqitet fenomeni i shpërnguljes masive të qytetarëve të komunës së Likovës për në vendet e Evropës Perëndimore.Më së shumti emigruan në Belgjikë ku sipas deklaratës së ambasadorit të Belgjikës në Shkup, Mark Mishellson, "Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia vetëm gjatë muajit shkurt ka arritur në 349 persona dhe kjo është 50 përqind më shumë se tërë vitin e kaluar".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Likova edhe më herët njihej si komunë në ish sistemin Jugosllav por për shkaqe politike, meqë popullata ishte shumicë shqiptare iu kanë larguar privilegjet e komunës duke e vendosur nën udhëheqjen e komunës së Kumanovës.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Qytete | 0 |
| Fshatra | 23 |
| Bashkësi Lokale | 18 |
| Dita e komunës | 2 maji |
Komuna e Likovës që nga themelimi i saj është udhëhequr nga kater mandatues politikë. Momentalisht kryetar i Komunës së Likovës është përfaqësues nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim (shkurt: BDI) [[Erkan Arifi) i cili si kryetar i komunës u zgjodh në zgjedhjet lokale të vitit 2017 duke mundur kundërkandidatë nga Demokracia e Re dhe Partia Demokratike Shqiptare dhe përsëri u rizgjodh për kryetar komune në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2021 që në rrethin e parë me mbi 50.1% të votave, duke fituar me shumë vota se kandidatët e Lidhjes BESA dhe të Aleances për Shqiptarët.
Personalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Likovës i përfshin këto vendbanime:
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]www.komunaelikoves.com http://www.facebook.com/profile.php?id=100000508771278