Hajdar Jashari
Hajdar Jashari | |
---|---|
Vdiq | |
Shtetësia | shqiptar |
H. Hajdar Ef. Jashari lindi në vitin 1909 në fshatin Orizare të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Rezhanovë e pastaj mësimet i vazhdoi në medresenë e Kumanovës, ku mori edhe "ixhazetin" nga dijetari i shquar Nuhi ef. Jusufi.
Më vonë, për shkak të aktivitetit të tij të madh, emërohet edhe mësimdhënës në medresenë e Kumanovës, ku mori titullin myderriz. Në vitin 1946 dënohet me 12 vjet burgim nga ana e sllavo-komunistëve, për shkak të pikëpamjeve të tij patriotike e demokratike.
Pas nëntë vjetësh burgimi të rëndë, ai lirohet për të vazhduar misionin e tij si fetar, atdhetar e liridashës. Për qëndrimet e tij të palëkundura gjithnjë qe halë në sy për pushtetin maqedonas të asaj kohe. Më vonë punoi si imam në fshatin Llojan e pastaj në fshatin e lindjes Orizare, ku kontribuoi në edukimin e brezit të ri me kulturë islame dhe traditën shqiptare. Vdiq në vitin 1991 duke lënë prapa shëmbëlltyrë që e bën të mos harrohet.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura të zbrazëta
- Artikuj me hKarta
- Biografi shqiptarësh
- Imamë shqiptarë
- Njerëz nga Kumanova
- Personalitete shqiptare Islame
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
- Lindje 1909
- Vdekje 1991
- Njerëz nga Karadaku