Izvori (Likovë)
Izvor
Извор | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 4 |
Emri i banorëve | Izvoras |
{{{postal_code_type}}} | f. Izvor |
Izvor, (maqedonisht: Извор/Izvor) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Izvori është fshat malor dhe shtrihet në lartësi mbidetare rreth 880 metra.
Toponime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BIRA UKIT - është vrimë në kodër, ku kanë qëndruar ujqit.
ÇARRISHTE - mal ku rritet druri i qarrit.
ÇESHMA IZVORIT - burim që ka marrë emrin e fshatit.
GURI VELIS - kompleks arash, afër tyre gjendet guri me një madhësi të madhe, nuk
dihet se kush ishte Veliu.
GURI PIC - gur i madh që në krye ka formën e majës, pic = majë.
JEZERI POSHTËM - kodër.
JEZERI EPËRM - vend në bjeshkë me gurë, gurinë.
FERRISHTE - lëndinë me shkurre të ndryshme, që dalin vetvetiu nëpër vende të
papunuara.
KRONI AJDUÇVE - krua me rrjedhje të madhe uji.
KRONI FTOFT - burim që ka ujin shumë të ftohtë, meqë nuk i bien rrezet e diellit.
KRONI HAZIRIT - krua që e kishte hapur Haziri.
KRONI AVDULIT - mal ku gjendet ky krua, që është emërtuar sipas personit.
KRONI PATLISHANIT - krua që gjendet në vendin e quajtur Patlishan.
KRONI KELPT - krua që gjendet në pjesën e epërme të fshatit.
KOJRIA - mal i pasur me shkurre, murriza etj.
KODRA ARËS OSMANIT - arë në bjeshkë, pronë e Osmanit.
KODRA GAT - sipas gjatësisë që kishte kodra.
KODRA KOCIT - kodër e mbushur me shkëmbinj të fortë.
MASTUPANI - kodër ku supozohet se njerëzit e këtij fshati i kanë rënë tupanit (daulles).
PATLISHAN - fushë e rrafshët që në të kaluarën kishte qenë vendbanim, ku edhe sot ekzistojnë themelet.
Ky toponim ka për bazë një emër vetjak Pat dhe Lis/Lish.
Topikë me emër të këtillë kemi Patec (fshat malor në Kërçovë), Patalishtë (fshat në rrethinën e Gostivarit) dhe Patishka Rekë (në atë të Shkupit).
PIRROLI - është kodër me sipërfaqe të madhe. Sipas antroponimit vetjak Piro.
ROGA KALIT - lëndinë me bar në mes të pyllit.
ROGA MAGARIT - lëndinë kullosash.
RRASHI EPËRM - vend për nga konfiguracioni i tokës është i rrafshët, gjendet në pjesën e epërme të fshatit.
FUSHAT E LLATINVE - vend i rrafshët në bjeshkë, ishin pronë e shqiptarëve të konfesionit katolikë.
TE ARA URËS - ara që afër kishte qenë një urë.
TE ÇAFA BELLANOCËS - mal. Vendi më i ulët në kurrizin e një mali a kodre, ku zakonisht kalon rruga për të vajtur në anën tjetër.
TE GURI MOLLTË SHUMËS - janë ara ku në të kaluarën kishte pasur shumë trungje mollash.
TE GËRSHIA - kompleks arash ku kishte qenë një trung qershie.
TE LUGI ARAVE - ara ku përreth tyre gjendej një përrua.
TE LUGI KRAÇËS - vend i mbushur me ferra, shkurre.
TE LUGI THERRAVE - lugajë që ka ferra përreth .
TE LIVADHET E GATA - livadhe që gjenden poshtë fshatit.
TE LIVADHET E RUSHITVE - janë livadhe të familjes Rushiti.
TE DARDHA DURAKIT - lëndinë që ka pasur ndonjë trung dardhe, ishte pronë e familjes Duraku.
TE KORIJET E REJA - vend në bjeshkë i pasur me drunj që shumë shpejt rriten, fshatarët i quajnë dru femëror.
TE ROGA HAMZËS - lëndinë sipas kryefamiljarit Hamziu.
TE ROGA ARËS SALIUT - arë që gjendet në bjeshkë pronë e Saliut.
TE STANET - fushë ku në të kaluarën kishin qenë tëbanat.
TE SHPATI KEÇ - faqe e malit, vështirë për qarkullim.
TE SHPANI - mal i dendur.
TE KTHEJNË KIET - vend në bjeshkë udhëkryq për fshatrat Izvor, Bellanoc, Dumanoc dhe Runicë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banori izvoras/i/e/it/et.
Ky fshat në vitin 1948 ka pasur mbi 300 banorë, kurse sipas regjistrimit të vitit 1994 kishte vetëm 30 banorë e që në vitin 2002 të numëronte vetëm 4 banorë shqiptarë. Popullsia u largua për shkak të kushteve të vështira ekonomik-politike drejt vendbanimeve qendrore në Kumanovë, Shkup dhe më gjerë në Turqi.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia më parë dhe tani merret me blegtori dhe me shitjen e drunjve.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky toponim ka marrë për emërtim fjalën sllave Izvor - burim, meqë fshati është i pasur me burime uji (fshati ndodhet 15 km mbi fshatin Slupcan dhe lidh kufirin me Kosovën).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)