Jump to content

Bellanoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bellanoc
Белановце
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej12
{{{postal_code_type}}}
f. Bellanoc

Bellanoca është fshat në komunën e Likovës.

ARA EMINIT - ishte pronë e Eminit.
ARA ZEQIRIT - sipas pronarit të arës.
BAÇI LATIFIT - trajta baç është përdorur me rënien e tingulli h në mes të fjalës ; vend në bjeshkë i mbjellur me pemë të ndryshme.
ÇARRISHTE - mal i pasur me drunj çarri.
DARDHISHT - mal që ka pasur dardha të egra.
GURI MADH - vend në bjeshkë që është emërtuar sipas madhësisë së gurit.
GURI VOGEL - sipas madhësisë së gurit.
HIJE - mal i dendur me drunj, që nuk i bien rrezet e diellit.
HIJE T‘SHKALLVE - vend guror, kodrinë në formë të shkallëve.
KODRA RUMULLAKT - është emërtuar sipas formës që kishte oronimi.
KODER T`GAT - është kodër e gjatë e zhveshur nga drurët.
LETHISHT - mal i pasur me shkurre lethish.
LUGA - lugajë e pasur me shkurre.
LIVADHI MIXHES SAIT - livadh që është emërtuar sipas krye -familjarit Sahiti.
majA DAFINAVE - mal i pasur me drunj dafinash (dru i vendeve mesdhetare, me gjethe të gjelbëra e me erë të këndshme).
MALI SHABANIT - sipas pronarit të familjes Shabani.
MULLINI OZMANAJVE - mulli i lagjes Ozmanaj.
MULLINI ARIFIT - mulli i familjes Arifi.
NAISHTA - mal i pasur me dru ahu.
N‘BREG MRIZAVE - vend me hije në bjeshkë, ku kalojnë vapën bagëtia gjatë ditës.
N‘BAR T‘MIR - vend në bjeshkë i pasur me barishte.
N‘BREG ARAS PUKIT - sipas emrit personal Puk.
N‘LUG T‘RASH - lugajë e gjërë me rrjedhje uji.
N‘KATUN - kompleks arash e livadhesh, që gjenden në afërsi të fshatit.
NERMET REKAVE - vend i pasur me kullosë.
PERMI LIVADHE - vend kodrinor që gjendet në pjesën e epërme të livadheve.
PROCKA - vend në bjeshkë me rrjedhje uji.
PULSHIKA - vend kullosash.
RESHME - mal i pasur me drunj.
RRASH - ara që kanë marrë emrin sipas konfiguracionit të tokës.
SEKULLARI - mal
STANI QAHILVE - vend në bjeshkë ku mbante bagëtitë familja Qahili.
STOM - mal i pasur me drunj. Rrjedh nga fjala Stom/i - rryp toke që ngrihet për së gjati në një vend të rrafshët ; breg dheu, bregore.
SHPATI ÇAFES - mal. Toponim i përbërë nga emri Shpat,i- faqe e pjerrët e një mali a kodre dhe emrit Qafë,a-vendi më i ulët në kurrizin e një mali a kodre.
SHPATI PALLZINAVE - shpat me drunj të trashë që përdoren për çati të shtëpive.
SHKOZINA - mal që ka dru shkoze.
SHULLANI - kompleks arash. Nga fjala shqipe Shullë,ri- vend që e zë dielli e që nuk e rreh era, huazim nga lat. solanium - diell. Për lashtësinë dhe historikun e këtij toponimi një vështrim më të gjerë ka bërë prof. Latif Mulaku, në studimin “ Mbi disa toponime mesjetare shqipe të Kosovës “, botuar në Onomastika e Kosovës 1979, f. 170.
TËRLLA - nga maqe. Trllo - vathë bagëtish; vend i gardhuar në një shesh të hapët ku rrinë bagëtia.
TE ROGA - zabel. Nga fjala bazë e shqipes Rogë, a - vend në bjeshkë me bar e pa lisa ; rudinë e vogël. Me rrënjën e fjalës rog(ë), që është një fjalë mjaft e vjetër shqipe, janë formuar shumë toponime në tërthoret shqiptare, si emri i fshatit Rogaçevë në Tetovë, Rogaticë etj.
TE GURRA - burim me rrjedhje uji, gjendet në bjeshkë.
TE GURT E BUJVE - janë shkëmbinj të mëdhenj, ku supozohet se kanë qëndruar buajt (kafshët).
TE GURI XHENEMIT - vend në bjeshkë ku gjendet ky gur.
TE GURI LIMIT - gur që ka marrë emrin e Halimit.
TE GURGACT - vend shkëbor i pasur me gurë, që gjatë fërkimit japin një lloj zjarri.
TE KORIJA HALILIT - mal i pasur me drunj e shkurre, ishte pronë e familjes Halili.
TE KONAKI SHABANIT - bujtinë (kasolle) e familjes Shabani.
TE KODRA HANIT - vend ku supozohet se ka pasur ndonjë objekt banimi.
TE KLLOÇKA KULLËS - vend me burime uji.
TE KLLOÇKA - vend i pasur me burime uji.
TE KRONI MIR - burim që ka ujin e ftohtë.
TE KRONI LATIFIT - krua që gjendet në malin e Latifit.
TE KRIÇI - vend në bjeshkë ku janë vendosur disa gurë në formë të kryqit, të cilët paraqesin lartësinë mbidetare.
TE DAHEN UDHT - vend ku takohen rruga e fshatit Shtrazë dhe ajo e fshatit Bellanoc.
TE FURAT E TAFËS - mal ku Mustafa kishte pasur një furrë të qymyrit të drurit.
TE LIVADHET E VETRA - lëndinë ku më parë kishin qenë livadhe.
TE LUGI STANIT - lugajë ku mbanin bagëtitë gjatë verës.
TE MALI GJEKT - mal që më herët ishte djegur dhe ka lulëzuar përsëri.
TE MULLINI DERVISHVE - mulli që kishte qenë pronë e ndonjë dervishi.
TE RRASA - kompleks arash, nga fjala Rrasë,a- pllakë e rrafshë guri; faqe e një shkëmbi të petëzuar.
TE SHPATI KEÇ - faqe mali me një greminë të madhe.
TE TEPET E EPRA - kodrinë me dushk të thatë. Nga fjala Tepë,a - kodër e vogël, breg, sukë.
TE TEPET E POSHTRA - vend guror në bjeshkë, kodrinë.
TE UJT E KUÇ - krua ku buron uji me ngjyrë si të kuqe. (Sipas të dhënave thuhet se në këtë vend janë takuar dy grupe krushqish, ku ka ardhur deri te përleshja mes tyre).

XHENEMI - mal[1]

Nga regjistrimi i fundit (1994) del se në këtë fshat jetojnë 12 banorë, kurse në vitin 1948 kishte 407 banorë.

Pjesa më e madhe e popullsisë së këtij fshati është shpërngulur dhe vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup dhe Turqi.

Ky emër fshati mbështetet tek antroponimi vetjak Bellan, që në mesjetë shqiptarët kishin për bazë rrënjorin Bel-Bell. Për këtë dëshmojnë patronimet e sotme të shqiptarëve, si p.sh. Bellaja (Gjakovë), Belan (Kaçanik), Belaj (Deçan), Bellaçevc (Prishtinë), etj.

Në Gjyrgjevik të Klinës dhe në Medvegjë e përdorin edhe sot antroponimin Bellan si të zakonshëm. Në veprën e Vasileviqit, Juzhna Stara Serbija ky autor me të drejtë thekson se emri i këtij fshati ka prejardhje arnaute (shqiptare).

Bellanoci gjendet në pjesën veriore të Karadakut të Kumanovës, rreth rrugës së vjetër malore në relacionin Kumanovë-Gjilan, ku në të kaluarën ka pasur një frekuencë të madhe mes banorëve të këtyre dy rajoneve.

  1. ^ "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]