Goshinca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Goshincë
Гошинце
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej420
{{{postal_code_type}}}
f. Goshincë

Goshincë, (maqedonisht: Гошинце/Gošince ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Goshincë shtrihet në shpatin e Karadakut të Kumanovës, në zonën kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës, me një lartësi mbidetare rreth 900 m.

Goshinca gjendet 27 km larg qytetit të Kumanovës, llogaritet ndër fshatrat më të mëdha malore, është fshat i vjetër i cili në dokumentet arkivore është i regjistruar në shek. XIV (1381).

Toponime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ARA LARG - sipas largësisë së vendit ARA MRETIT - arë e ndonjë pashallari në kohën e sundimit Osman.
ARA MADHE - ara me sipërfaqe të mëdha.
ARA ZAHËS - pronë e Zahirit.
ARA FURRES - vend ku në të kaluarën janë pjekur tullat dhe tjegullat.
ARA DRANAFILIT - ara ku është rritur shumë trëndafili.
ARA BERAMIT - emërtim sipas antroponimit Bajram.
ARAT IDRIZVE - pronë e familjes Idrizi.
BATLLAKI MUSAJVE - vend moçalik i familjes Musaj.
GURI SHIPES - shkëmbinj ku kanë pasur folenë shpendët (petritat).
GURI ADEMIT - gur që ka marrë emrin sipas Ademit.
GURI KEÇ - gjendet në skaj të fshatit, ka formë të keqe.
GURI MISINIT - është gur me një madhësi të madhe, nuk dihet se kush ishte Misini.
GURI PERZHALIT MULLINIT - gur i madh në bjeshkë, gjendej afër mullirit të djegur.
GURI BARDH - kodër më gurë si të bardhë.
GURT E KERÇËS - bëhet fjalë për një varg gurësh.
GURI ZI - shkëmb në mal që ka ngjyrë të zezë.
GURI GAT - shkëmb i gjatë, në formë të kepit.
GURZINA - vend guror.
GURRA - burim që gjendet afër lagjes Llukarë.
GROPA MAXHUPVE - vend ku në të kaluarën romët kanë prerë dhe pjekur tulla. Në të folmen e kësaj treve llagapi maxhup (cergar) përdoret edhe sot me kuptim emërtimin e romëve.
KODRA BIRAVE - vend guror me vrima të mëdha.
KOQINAT - vend dhishë (cjap që ka një bri të thyer).
KODRA REKVE - vend në bjeshkë, pronë e lagjes Rekaj.
KOPILAÇA - mal i shpeshtë. Topoleksemë e përhapur në gjuhë të Ballkanit, në gjuhët sllave del me rrjedhoja të shumta, si Kopil (emër mashkulli), Kopilice (katund), Kopiloviçe (Kosovë).
KU KA COF KONORA - vend në bjeshkë ku ka ngordhë një dhi, që mbante këmbanë n`qafë. Në të folmen e kësaj treve përdoret leksema cof, coftinë = ngordh, ngordhësirë.
KRONI KATUNIT - krua që janë furnizuar me ujë të pijshëm shumica fshatarëve.
KRONI MURTEZIT - krua i familjes Murtezi.
KRONI BABXHISHIT - burim që e kishte rregulluar një babagjysh i lagjes së Hasanajve.
KRONI SHAHES - burim që e ka ndërtuar një grua me emrin Shehide.
LAMNAJT - vend ku goshincasit kanë bërë shirjen e drithërave.
LIVADHI RRASH - sipas konfiguracionit të tokës që kishte livadhi.
LIVADHI KARAMANIT - livadh që gjendet në mes të malit Kopilaçë, që është emërtuar sipas apelativit karaman.
LIVADHI DEMLOSHES - emërtim sipas emrit Adem dhe apelativit loshe , ku përdoret edhe si mbiemër familjar shqiptar Loshi/Lloshi.
LIVADHI TAFILIT - gjendet në pjesën e epërme të fshatit, ishte pronë e Tafilit.
LISI N‘KODER - kodër ku gjendej ky dru i madh.
LUGI SHKOZAVE - mal i pasur me dru shkoze.
LUGI MOLLËS - lugajë e pasur me molla.
LUGI THANËS - lugajë e pasur me dru thane (shkurre, me dru të fortë e me gjethe të ashpra, që bën kokrra të kuqe e me shije të athët.)
LUGI GROPAVE - lugajë me vende të ulëta të tokës.
LUGI SHELXHES - lugajë ku janë rritur shelgjet.
LUGI PERNARIT - vend malor ku vërehet lloji i drurit i quajtur Përnar (lloj dushku me trung dy-tre metra të lartë dhe me gjethe të vogla me gjemba anëse e gjithmonë të gjelbra.)
LUGI THERRËS - lëndinë e mbushur me shkurre e ferra të ndryshme.
LUGI XHAN - është vend malor dhe ka pamje të luginës së gjërë.
LUGI FAJRIT - vend i pasur me fier.
LLAZOV - rrah, rrugë e hapur në mal, shteg, kapërcyell.
majA-është kodra më e lartë në Llukarë.
MULLINI BEKTESHIT - mulli i familjes Bekteshi.
MULLINI KATUNIT - mulli i përbashkët për të gjithë fshatarët.
PRROI LLUGAVE - përrua i thatë me shkurre të ndryshme.
PEMËT-vend që gjendet në afërsi të lagjes së Hazizve dhe i pasur me trupa të pemëve.
PLEMJA SELAMIT - kasolle ku mbante Selami ushqimin e kafshëve.
PUSI SHQERRAVE - vend ku blegtorët i lanin qengjat para qethjes.
PUSAT - vend malor me disa burime të vogla.
QAFA LUGIT SHELXHES - vend në mal që kishte pamje si të qafës, i pasur me dru shelgjeve.
REKA MADHE - vend ku takohen përroi i Goshincës dhe përroi i Brezës.
ROGA CUNGIT ZI - djerrinë ku ka pasur një dru të madh të djegur.
ROGA HASANIT - lëndinë me bar në mes të pyllit, ishte pronë e Hasanit.
ROGA GAT - sipas gjatësisë që kishte kjo lëndinë mes dy faqeve të malit.
ROGA MADHE - lëndinë me një sipërfaqe të madhe.
ROGA NERMEME - lëndinë me bar mes dy anëve të malit.
ROGA DEMIRIT - lëndinë me bar e një faqe mali, pronë e Demirit.
RRASAT E XHEMËS - vend ku Xhemaili kishte nxjerrë rrasa guri për ta mbuluar shtëpinë.
RRAFSHAT E DURRËS - vend i rrafshët në bjeshkë, pronë e familjes Durra.
RRAFSHA - tokë punuese që është e rrafsh.
RRAHISHTE - mal i pasur me drunj të ahut. Nga rrah + ishte > rrahishte
RREZJA LUGJEVE - vend që e kapin rrezet e diellit dhe gjendet pranë disa përrenjve.
RRETHI SHKALLËS - vend guror në formë të shkallëve.
RRUMULLAKET - vend në kodër në formë të rrumbullakët
STANET E SELMANVE - vend ku i ka mbajtur bagëtitë familja Selmani.
STANET E MURTEZVE - vend i lagjes së Murtezve.
STANET E HAZIZVE - tëbanat e lagjes së Hazizve.
STANICA - vend në bjeshkë, postbllok ku në kohën e mbretërisë jugosllave ishin të stacionuar xhandarmëria serbe.
STANI ADEMIT - vend i ku mbante Ademi bagëtitë.
STANET E DINVE - vend i familjes së Dinajve.
STEPANC - vend i gjërë fushor pa drunj, me bimësi të varfër barishtore dhe klimë të thatë.

Përdoret edhe si antroponim mesjetar shqiptar Stepan/i, i cili në gjysmën e parë të shek. XV shfaqet në anën e Novëbërdës si Stepan Bili dhe në Karaçicë të Drenicës –Stepani i biri i Arbanasit.
SHPELLA KAURIT - shpellë ku në kohën e sundimit Osman është fshehur një krishterë (sllav).
SHPATI LLUKARIT - vend malor në rrëzë të Llukarës.
TËRLLA AJETIT - vend ku i mbante Ajeti bagëtinë .
TE BRIJA - vend në afërsi të fshatit.
TE XHOLLT - vend në afërsi të fshatit, ku i kanë kripur bagëtitë.
TE LAJ SENIT - burim.
TE LAJ POSHT - burim që ka qenë poshtë lagjes së Rekajve.
TE BARAKAT - në këtë vend më parë banonin rojtarët e malit Kopilaçë, kurse sot në këtë vend gjendet karakolla e ARM-së.
TUPANI - lëndinë në maje të kodrës, në kufi me fshatin Stançiç.
THERRAT - vend afër lagjes së Selmanve, më herët kishte qenë lëndinë me ferra të ndryshme, tani eshtë bërë tokë punuese.
VRELLA - burim ku furnizohen me ujë të pijshëm një pjesë e fshatit.
VRELLA NUHIS - livadh i familjes Nuhiu, që në afërsi ka burimin.
VRELLA QAHILIT - burim që e ka hapur Qahili.

VIJA HAJRES - burim që është emërtuar sipas emrit Hajredin[1]

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Goshinca ka qenë i vetmi fshat i cili në vitin 1948 ka pasur 631 banorë, kurse me regjistrimin e vitit 1994 ka 650 banorë e që sipas regjistrimit të vitit 2002 popullsia kishte rën në 420 banorë. Si shkak i rënjes së popullsisë merrez migrimi i popullsisë nëpër qytetet Kumanovë, Shkup dhe një pjesë e popullsisë është vendosur në Turqi.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati merret me shumë me bujqësi dhe blegtori.



  1. ^ "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]