Ramiz Abdyli
Prof. Dr. Ramiz Abdyli, (lindur më 10 nëntor 1944)[1] në Llojan të Kumanovës, është historian shqiptar, ish rektor i Universitetit të Tetovës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U Lind më 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen dhe Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë në Shkup (1968). U magjistrua më 1977 me temën “Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa tezën e doktoraturës me titull “Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore” e mbrojti më 1982 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Punoi si mësues në fshatrat e Shkupit, mësimdhënës në Gjimnazin e Kumanovës dhe gazetar në “Flaka e Vëllazërimit”. Gjatë punës në gjimnaz u angazhua që mësimi të zhvillohej në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978 deri më 1994 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Më 1994 u punësua në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi (1994). Një mandat prodekan i Fakultetit Filozofik. Rektor i Universitetit të Tetovës në fillim të vitit 2003 (3 muaj). Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Kryeredaktor i revistës historiko-politike “Kosova” në gjuhën shqipe dhe anleze, botim i Institutit të Historisë në Prishtinë dhe Instituti të Historisë në Tiranë (1993-2000). I përzgjedhur në mesin e 5000 personaliteteve të shquara të kohës për vitin 1998 nga Instituti Biografik Amerikan i Karolinës Veriore. Ka marrë pjesë me kumtesa dhe referate në dhjetëra simpoziume e sesione shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe në Kroaci. Ka publikuar dhjetëra studime e trajtesa shkencore në revista historike në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Kroaci. Është autor i disa zërave të Fjalorit Enciklopedik të Shqipërisë dhe Fjalorit Enciklopedik të Kosovës. Ka publikuar artikuj të shumtë nga fusha e Historisë së Kohës së Re në shtypin e Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Ka publikuar në shtypin shqiptar edhe artikuj nga metodika e historisë.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hasan Jakup Ferri – një jetë për atdhe, Shkup, 2019;
- Trojet Lindore shqiptare në kryengritjen e përgjithshme (1912)”, Shkup, 2012;
- Fjalor i historisë (ngjarje, personalitete dhe shprehje historike)”, Shkup, 2009;
- Përzgjedhje studimesh historike 1, Shkup, 2009;
- Përzgjedhje studimesh historike 2, Shkup, 2009;
- Përzgjedhje studimesh historike 3, Shkup, 2009;
- Malësia e Shkodrës në flakë për liri, dokumente britanike, Shkup, 2009;
- Dokumente italiane për kryengritjen e përgjithshme shqiptare”, Shkup, 2009;
- Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912 (bashkautor), Prishtinë, 2006;
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet angleze 1878-1881, Vëllimi I, Prishtinë, 2004;
- Lidhja shqiptare e Prizrenit në burimet angleze 1878-1881, Vëllimi II, Prishtinë, 2004;
- Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, Libri 1, Prishtinë, 2004;
- Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri 2, Prishtinë, 2004;
- Albanskoto osloboditelno dviženie 1908-1910, Tom I, Shkup, 2002;
- Albanskoto osloboditelno dviženie 1911-1912, Tom II, Shkup, 2003;
- Shtypi bullgar mbi kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912, Shkup, 1998;
- Dokumente bullgare për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të vitit 1912”, Shkup, 1998;
- Kërkime historike, bashkautor, Masar Kodra, Reshat Nexhipi, Halim Purellku dhe Baki Halimi, 1996;
- The expropriation of the Albanian population and attempts for colonisation of Albanian territories (1918-1941) in The Kosova issue - a historic and current problem, Tiranë,1996;
- Shqiptarët e Maqedonisë sipas të dhënave të defterëve të shek. XV-XVI;
- Zef Lush Marku militant i lëvizjes punëtore në Kosovë dhe në Maqedoni (1885-1920), Prishtinë, 1988;
- Zef Lush Marku, Prishtinë , 1988;
- Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë: (1918-1941), Prishtinë, 1986;
- Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945, Preshevë, 1977;
- Bajram Shabani: monografi, Kumanovë, 1976.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shqiptarizma në Maqedoni (1941-1948)
- NË PRAG TË DORËHEQJES
- Kah po shkon anija turbulente e Universitetit të Tetovës,cilat janë alternativat e mundshme praktike të tejkalimit të gjendjes aktuale
- Macedonian Albanian parties take different positions on Tetovo "university". - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Ramiz Abdyli - CV[lidhje e vdekur]